Kulturë
Jahja Drançolli: Shkolla e Ulët e Pejës e themeluar në vitin 1867 nga Perandoria Austro-Hungareze, daton 20 vjet para hapjes së Mësonjëtorës së Korçës!
E merkure, 27.12.2023, 08:50 PM
Shkolla e Ulët e Pejës e themeluar në vitin 1867 nga Perandoria Austro-Hungareze, daton 20 vjet para hapjes së Mësonjëtorës së Korçës!
Nga
Jahja Drançolli
Peja,
Lulja e Dukagjinit, është qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmojnë
monumentet e shumta, si gjurmët parahistorike në grykën e Rugovës, rrënojat e
qytetit dhe fortifikatës së antikitetit dardan, monumentet paleokristiane dhe
myslimane (në qytet dhe rrethe), kullat e shumta, shtëpitë tipike urbane dhe
rurale, muzetë dhe imazhet e Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë
përrallore, shquhen edhe për mbrojtjen e tyre nga sulmet e armikut.
Krahas
disa shkollave osmane-turke, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur qyteti
kishte rreth 20 mijë banorë, në vitin 1867 u themelua shkolla katolike e qytetit,
ku nxënësit mësuan edhe shqip. Shkolla në fjalë, e cila lidhet me emrin e Franz
Joseph I, perandorit austro-hungarez, kishte funksionuar të paktën deri në
kohën e krijimit të Mbretërisë SKS (1918), kur gjithçka që çonte në një
identitet joserb do të përmbyset!
Burimi:
Ballina e Prospektit/Programit të Shkollës Katolike të Pejës (IPEK, Agjencia
Shtetërore e Arkivave të Kosovës, kopje nga Vjena)!