Kulturë
Ndue Dedaj: Rektorja jonë
E enjte, 21.12.2023, 08:45 PM
R
E K T O R J A J O N Ë
(Në
vend të një kartolinë për Krishtlindje dhe Vit të Ri)
NGA
NDUE DEDAJ
Po
i nisim këto pak radhë fillimisht me një urim për gazetaren Monika Stafa që
realizoi në “Top Channel” dokumentarin “Përgjithmonë Dhora”, kushtuar Dhora
Llojës, Drejtoreshës së ILP - më pas Universiteti “Luigj Gurakuqi” - Shkodër. E
shënuam me D të madhe fjalën Drejtoreshë edhe pse ajo ishte e para dhe e vetmja
drejtuese e një institucioni të lartë arsimor në atë kohë, por dhe se mbeti
përgjithmonë e tillë për ne ish-studentët e saj në vite. Rrallë ndonjë
ish-rektor tjetër universiteti mban lidhje të përditshme si ajo me
ish-studentët në rrjetet sociale, ku poston në vijimësi mendime, thënie dhe
pasazhe shkrimore të dijetarëve të mëdhenj të njerëzimit, filozofëve,
sociologëve etj., duke mbetur dhe në këtë mënyrë një pedagoge e zellshme, e
përgjithmonshme. Ajo sikur iu thotë arsimtarëve të shumtë, që ua nënshkroi
diplomat, kolegë të dashur, misioni ynë nuk kryen asnjëherë. Nuk harron të
sjellë përmes fotove dhe vizitat familjare në Përmetin e saj buzë Vjosës...
Kujtoj
një 7 Mars kur i kemi shkuar në shtëpi për t’i uruar festën e mësuesit, por
sidomos përditshmërinë në auditore, ku profesoreshë Dhora ishte në radhë të
parë një edukatore për studentët. E drejtë, korrekte, largpamëse. Kujtoj
sidomos ardhjen e studentëve dhe pedagogëve nga Kosova më 1981 dhe pritjen e
përzemërt të rektores si zonjë shtëpie.
Përderisa
kjo “kartolinë” është më së shumti vetjake, le të them se kam pasur kënaqësinë
të ftohesha prej saj për të qenë gradualisht pjesë e katedrës së letërsisë,
paçka se nuk ndodhi prej meje. Kjo nuk ishte diçka e shkëputur, por në linjën e
punës së saj si drejtuese universiteti, siç do ta shohë lexuesi në vijim. Kur
shkonte me shërbime të ndryshme pune në rrethe, ajo asnjëherë nuk harronte të
interesohej për ish - studentët, ku punonin, si kishin ecur me karrierën
pedagogjike etj. Rasti e solli të vinte dhe në Rrëshen, aty nga mesi i viteve
‘80, me kërkesën që një mësues të ri historie ta tërhiqte për pedagog në
Shkodër (çka as kësaj here nuk ndodhi): takohemi rastësisht në sheshin e
qytetit, ajo më thotë nëse doja që të fliste për mua me drejtuesit kryesorë të
rrethit - i thashë se nuk ishte e nevojshme, por mirësinë e saj nuk mund ta
harroj.
Sigurisht
që nuk e mbanim mend, por në vitin 1967, kur ajo ishte krejt e re, si drejtuese
Aksioni, i kishte prirë trenit nga Rrogozhina drejt Fierit. Duke punuar
gjithmonë me të rinjtë, rektorja jonë mbeti dhe vetë e re. Krahas profesorëve
me përvojë, ajo merrte gjithnjë pedagogë të rinj, si të ndjerën Dava Përlala
nga Rubiku etj.
Në
dokumentarin e Monika Stafës folën bashkëstudentët tanë të fillim - viteve ‘80:
këngëtarja Myfarete Laze, gazetari dhe poeti Dashamir Dini, muzikanti Mark
Gjoka, studenti i mëvonshëm profesor Romeo Gurakuqi etj.
Për
Drejtoreshë Dhorën, kanë të gjithë për të thënë…