Kulturë
Florim Zeqa: Rënja e natalitetetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!
E premte, 15.12.2023, 08:54 PM
Rënja e natalitetetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Rënja
e natalitetit dhe emigrimi janë dy faktorët kryesor të zvogëlimit të
popullsisë. Rritja e numrit të bashkëjetesave mes çifteve ka ndikuar në
zvogëlimin e martesave, kurse rënja e numrit të martesave me automatizëm ndikon
në rënjen e natalitetit! Pra, nataliteti dhe emigrimi janë dy plagët e mëdha të
Kosovës në dekadën e tretë të shekullit 21.
Shkaqet janë të shumëta,
arsyet poashtu
Të
rinjët moslidhjen e martesave e arsyetojnë me kushtet socio-ekonomike,
gjegjësisht me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe mungesën e kushteve tjera
elementare për jetë.
Mungesa
e përspektivës zhvillimore dhe politikat sociale e të gjitha qeverive paraprake
deri tek kjo e tanishmja nuk ishin në nivelin e duhur!
Me
ndryshimet politike të vitit 2021, qytetarët kanë pritur ndryshim epokal në
aspektin social, përkatësisht në krijimin e kushteve optimale për çiftet që
krijojnë lidhje martesore.
Qytetarët
kanë pritur më shumë nga kjo qeveri mbase edhe për një arsye të vetme! Pasi
njëri nga premtimet e Qeverisë aktuale ishte krijimi i kushteve solide për jetë
dhe dhënja e banesave nga shteti për çiftet e reja që krijojnë lidhje
martesore.
Por,
për habi, ky premtim jetik u anashkalua nga kryeministri i vendit, i cili jo
vetëm që nuk bëri asgjë në përmirësimin e jetës së çifteve të reja, i
diskriminoj ato me mosngritje të pagave dhe mosdhënjen e subvencioneve të
premtuara (banesave)!
Stimulimi
i vetëm i Qeverisë Kurti për çiftet e reja dhe ato të vjetra, është dhënja e 10
eurove në muaj për fëmijë, ofertë kjo tejët sipërfaqësore dhe diskriminuese.
Premtimi
i kryeministrit Albin Kurti për dhënjen e 100 eurove shtesë në këtë fundvit për
fëmijët e regjistruar dhe pleqët e lajmëruar që ende frymojnë në shtetin e
varfër, është më pak se lëmoshë.
Me
100 euro, as nuk bëhen më të pasur dhe as më të varfër në këtë fundvit, pasi në
muajin Janar të vitit 2024 përseri do të kthehen në gjendjen e mëparshme të
ballafaqimit me ekzistencën dhe diskriminimin social.
Rritje permanente për
kategoritë e rrezikuara
Serioziteti
i qeverisë ndaj kategorive të rrezikuara matet me kujdesin permanent e jo një
herë në 12 muaj, për shkak të rritjes enorme të kostos së jetesës si pasojë e
ngritjes së pakontrolluar të çmimeve në treg si rezultat i importimit të
artikujve ushqimor!
Mungesa
e nivelimit të pagave në sektorin publik dhe privat ka bërë që të kemi
diskrepancë të madhe mes pagës minimale dhe asaj maksimale. E të mos flasim për
kategoritë e rrezikuara dhe ndihmat sociale, që askund dhe më asgjë nuk janë
janë në proporcion me pagat e nivelit mesatar, ngase me pagat e nivelit të
lartë mund të krahasohen vetëm një pjesë e mërgimtarëve që jetojnë në shtetet
evro-perëndimore, pasi jo të gjithë mërgimtarët në perendim mund të krahasohen
me paga të deputetëve, të ministrave dhe këshilltarëve të nivelit të lartë!
Kjo
është Kosova e paradokseve të mëdha dhe padrejtësive të shumëta, në të cilën
nuk dëshiron të jetojë askush! Nuk kanë fajë pse të rinjët nuk martohen, por
edhe ata që nuk martohen nuk duan të lindin fëmijë! Ngase shteti nuk ju ofron
asgjë!
Me
pasë mundësi edhe heronjët ikin prej varreve!
Për
situatën e krijuar fajtorë janë të gjithë politik-bërësit pa dallim pushtet dhe
opozitë, filluar prej të zgjedhurve të popullit (deputetëve), ministrave dhe
zv. ministrave të zgjedhur nga partitë në pushtet e deri tek drejtuesit e lartë
shtetërorë, të cilët tallen me qytetarët e nëpërkëmbur duke ju ofruar lëmoshë
(vitra) si shenjë “zemërgjerësie” në prag të fundvitit kalendarik!