E diele, 04.05.2025, 08:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Shplarje e trurit nga opinionistët

E marte, 12.12.2023, 08:51 PM


Shyqyri Fejzo

Shplarje e trurit nga opinionistët

Vetë jua sollëm kokën në „morsetë“

Na limoni trurin butë, i jepni udhë

Po na e bëni ashtu si dini vetë

Të lëmuar mos ketë, asnjë rrudhë

Me ujë të ndotur trurin ta shplani

Marrë nga gjirizet mëngjes e darkë

“E shifni  çfarë arome të mirë mbani”

Na e shisni  dhe shkumbën për ajkë

Kurrë nuk ju del ç’kini parashikuar

Si zotrinj, na drejtoheni me gisht

Fjalën  “më fal” e kini harruar

Si ai që i vinte vezës një bisht

Të gjorët ju ndjekim në çdo mëriz

Jepini or jepini, të keqen e gojës

S’kini faj ju se  ylyfeja mirë lëviz

Njerzia, dele qorre pas këmborës.

Mendime të vjetra në zakonet e reja

Për të parë e njohur larg kishin shkuar

Vajzën, njerzit cilët ishin, të shikonin

Daja, motra xhaxhi dhe djali i gëzuar

Të lidhnin miqësinë e re synonin

U sajndisën, hëngërn kënduan e pine

Kënga dhe vallja gjym si nga këto anë

Doli vajza duarplot të qerasë miqësinë

Uruan, buzëqeshën, vallëzuan u pane

Për një moment bisedat u ndalën

Nga miqtë pritej i fundit mendim

Pa e merr daja gotën dhe fjalën

Uro, shiko dalë ngadalë pa nxitim

“Ne, loçkat e syve mirë i kullotëm

Duam të dëgjojmë pak po deshët

Të flasin të rinjtë që njohin botën

Vec gojës e syve të kënaqim veshët

Për bojë e bukuri s’kemi çfarë themi.

Në kërkesat tona jemi pak qibarë

Do ishte kënaqësi të dimë ku vemi

Në lagjen sipër sa ka nusja fis e fare?

“Në lagjen e sipërme a kam farë e fis?”

Pa sosur fjalën miku, vajza u kurdis:

“Kam të afërm dhe miq sa të doni

Hapeni facebookun dhe do shikoni”

“Keq na vjen që po ndodh kështu

Lagjen e sipërme tuaj nuk arrijmë

Kjo anë nuk na mat dot me ju

Ndaj nuk e bëjmë dot miqësinë

Për lagjen e sipërme kam pas merak

Nuk e themi me pasion, inat e tëngë

Nuk bëhet miqësia ne i vumë kapak

Fecbuku e nxori kapuç me mëngë.”

“Me këta miq unë bëra cudi.

Për lagjen e sipërme të dinë”

“Atë nuk kuptove dot ti

Deshën të dinë për zgjuarsinë

Miku pyeti cfarë ke në kokë

Ti i tregove mendjen mbi flokë

Zgjuarsia jote sa malet rroftë

Fecbukun mbaje, tani të qoftë.”

Patkoi

Ata ishin burrë dhe grua

Bashkë kalonin një përrua

Burri keqas ç’u pengua

Me një hekur si patkua

Grua, asgjë nuk më gjeti

Rashë, e nuk u bë kjameti

Shiko, na gjeti kësmeti

Patkua kali në dorë na mbeti

“Merre pakëz, më ngadalë

Ç’e duam patkuan or “lalë”

Ne s’kemi gomar as kale

Nuk kuptoj, gëzimin e dale”

“Mos u mërzit e dashur grua

Bëhu trime sa më ke mua

Ne që sot gjetëm një patkua

Do gjejmë dhe kalë, si thua?

Dhe pastaj të dy kaluar

Përmbi kalë duke kënduar

Në Pazar krek për të shkuar

Të qeshur dhe të gëzuar

Sa mirë mendon or i uruar

Nuk do jemi si të mallkuar

Te nëna hipur kam për të shkuar

Kët ditë sot s’kam për ta harruar

Pusho se ta ndeza syve

Kjo nuk ka për të ndodhur

Na iku mendja të dyve

Kali atë ditë vjen i lodhur.

“Nëqoftëse!”

Po të mos ishte fjala “nëqoftëse”

Do të ishin qelitë e burgjet plot

Prapa botës do të mbeteshim ne

Të mira dhe nder s’ bënim dot

Fjalën brerëse sot, të gjithë e dine

E vlefshme shumë, sa nuk thuhet

Politikanët, për median drejtësinë

“Nëqoftëse”,kanë xhan kur u duhet

“Nëqoftëse” ne do të humbasim

Vendit shpejt do ti bjerë flama

Në rrugë do dalim, do bërtasim

“Nëqoftëse “ s’ ikën Edi Rama

Do ishte më e madhja hata

“Vegla” janë, djalli ta hajë

“Nëqoftëse” dihet që ajo i  ka

Tezja sigurisht, do thirrej dajë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx