Kulturë
Mihal Gjergji: Zëra baladash
E diele, 10.12.2023, 11:59 AM
Mihal Gjergji
ZËRA
BALADASH
Shekull
nëpër shekull, rendi brinjë më brinjë
Një
nuse si drita, me dy djem jetimë
Ç’nënë
e paska pjellë, Viton që thotë kënga
Vjen
e më prish gjumin, më futet në ëndrra
Një
tjetër kam njohur, quhej Vito xhani
Njërin
sy te burri, tjetrin te jarani…
Trokas
në balada, paskan peshë të rëndë
Zgjohen
mijëra zëra, edhe bëhen këngë
Që
të pjellë Viton, duhet një Ajkunë
Një,
në njëmijë djepe, brof e bën furtune
Duhet
Hanko xhindi, për Ali Pashanë
S’ngjallen
kardhiqotët, të tregojnë ç’panë
Për
Çelo Picarin duhet Xhiko Zonja
Ndryshe
vdes legjenda, s’mbrin’ në ditët tona
Duhet
një golëme për Hodo Alinë
Njëqind
krushq të bardhë, përmbi kuaj vijnë
Njëqind
këngë ngrihen, tunden mal e brigje
Del
një zë nga dheu, po nuk merr përgjigje
Kthehem
prapë te djepi, i gdhendur nga lisi
U
dashka sojlliu, që të lindet fisi!
Jam
në dhe të huaj, mbledh zërat e natës
Mbeta
vetmitar, te port’ e baladës!
Paris, Tetor 2016.