E hene, 05.05.2025, 01:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Poezi humoristike

E enjte, 07.12.2023, 08:48 PM


Shyqyri Fejzo:

Lalagjoni dixhital”

“Lalagjoni bio” kur nis të ecë s’ndalet

Të mençurit ja bëjnë lehtë llogarinë

Të lajthiturit që mendja i mori malet

Flet më shumë se 10 të mençur që rrinë

Në çdo rast në ekrane ai ka dalë

Çfarë s’ na tha një finok “lalagjon”

“Me revolucion botën do bëj dhallë

Kam “qytetarin diçital” informacion”

Njëherë e gjeti saktë imja e mira hallë

“Mos u merrni kaq shumë gjithnjë me të

Lereni të bëjë  punën e vet, budallë

Mos mendojë ai si ju, po të njëjtën gjë”

“Pranoj se unë jam bio, por nuk ndal

Nesër do kini një ushtri idjotë në shtëpi

Të gjithë të ardhur nga qytetari dixhital

Shiko, u a them dëgjoni, se unë e di”

Të gjithë nganjëherë ja futim kot

Mbahemi për dukuri e name etike

Por të jesh në sytë e budallit idjot

Është kënaqësi e vërtetë estetike.

Njeriu i punëve të kota

Lipja donte të mbahej mend

Vendosi të bëjë një krua

Zgjodhi për të dhe një vend

Në shelgjishtë në përrua

U tha njerëzve; “ja dhe kroi”

Dhe tani më mbani mend”

Kroi as dy javë nuk rroi

Se vendin mbyti përroi

Krenar afër lumi shkonte

Gjithë valë e plot zhurmë

Plot rrozga e gurë lëshonte

Dingëz me ujë e shkumë

Valë e lumit deri në fyt

E kalon ai thua më thua

Lipja del e nuk u mbyt

Dhe vërtet nuk u harrua

Se u mbyt në përrua.

Varianti  i ri i  këngës

“Bir Selman i nënës..!

Shqiptarrët e mbetur

U bënë këngëtarë

Se punë duhej gjetur

Këngën kanë marrë

Sot për këngë e poezi

Mos i shkojmë anës

Kujtojmë variantin e ri

Bir Selman i nënës…!

Shitëm naftën dhe minierat

Lumejtë, pyjet, i bëmë zap

Botës do i blejmë plehrat

Fabrika,uzina i bëmë skrap

Mbushur kudo me kopukë

Në vendin tonë të mjerë

Në 11 pleq me 12 çibukë

Në kokë qerozit berberë

Si për ne Shekspiri shkroj

“Pak më shumë se soj

Pak më pak se lloj…”

Tek ne kopukët një lloj

Kënga sic e sheh, u poq

Nëna e mirë e Selmanit

Por ama vendi keq u dogj

Si në kohën e gjermanit

Drejtësia

Zihej rakia, kërciste oxhaku

Mes ortakëve valonte dajaku

Varda, njëri-tjetrit ja mbanin

Donin të ndanin kazanin

Rrefenja thotë, te kadiu shkuan

Për ndarjen e re drejtësi kërkuan

Kadiu që e mban “drejt sherjanë”

Me të shpejt e hapi davanë

Flet kadiu; “erdhët te unë?

Njëri merr kapak e tjetri fundë

Ti që bëre davanë

Merr në prapanicë dhe llullanë”

Kohët shkojnë e kohët ngjajnë

Gjykatat gjithnjë një turi kanë

Miqt e mi sa herë bëjnë dvanë

Sot,kanë marrë vetëm llullanë.

Martesa bashkëkohore

Dihet martesa, rrit mirësinë

Si ajo nuk ka ende një të dytë

Që shton pa rreshtur popullsinë

Ndaj në  shekuj ruhet si sytë

Martesa me bazë dashurinë

Shumë çifte me të shijojnë jetën

Disa lidhen me bukurinë

Të tjerë shikojnë veç kuletën

Në këtë mes “ndrit” një model

I martesës së sotme bashkëkohore

Më i bukur e bindës tani po del

Me burrin “shurdh” e gruan “qorre.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx