E hene, 05.05.2025, 01:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Eduard M. Dilo: Burrat e Kombit

E merkure, 06.12.2023, 08:22 PM


BURRAT E KOMBIT

Nga Eduard M. Dilo

Kur Burrat e Kombit

Gjunjezohen, e puthin Flamurin

Janë ata burra-trima luftëtare

Qe kurrë s'ju përkulën furtunës e tmerrit.

Janë ata qe s'dinë c'do të thot lot.

Por ja që Flamuri i përlot

Jane ndjenjat me te forta Atdhetare

Se cdo ndjenje tjeter ne bote.

E puthin Flamurin

Ballin mbeshtesin ne te

Si foshnja qe mbeshtetet ne gji te Nënës

Ndihen krenarë, në ballë bulsa djerse

Në shpirt gëzim e krenari,

emocione të forta ka zemra e burrit.

Simboli Kombetar

Gjeja me e shtrejte ne jetë

Per te flijohemi mbarë

Pa të s'ka kuptim kjo jetë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx