Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Mea Culpa e Agim Matos
E enjte, 30.11.2023, 08:55 PM
M E A C U L P A E AGIM MATOS
Nga Timo Mërkuri
I-Shumë është folur për
poezinë “Mea Culpa” të poetit Agim Mato, shumë herë është ribotuar në organe të
ndryshme, por për rëndësinë e krijimit të saj nuk është shprehur askush, pasi
realisht askush nuk e dinte që ajo është poezia - simbol e ringritjes së poetit
nga heshtja e gjatë tridhjetëvjeçare. Ne lexojmë poezitë e Agim Matos,
mrekullohemi nga era e ngrohtë e “Jug”-ës dhe drita e saj, por pak kujtohemi që
kjo është drita dhe vala ngrohëse e zjarrit të shpirtit të tij, për të cilat ai
dogji si dru vitet më të bukura të jetës së tij. Aroma e poezive të tij është e
ëmbël dhe ndjellëse, të cilën nuk e vyshku dot ftohtësia siberiane e
soc-realizmit, pavarësisht se jeta e tij ka qënë në Hadin e kohës, ku Zeusi nuk
lejonte as diellin të dërgonte ndonjë rreze për të ngrohur ëndrrat për një
shpresë jete të lirë.
Agim
Mato në jetën e tij nuk bëri asnjë faj, faji i vetëm që ju rregjistrua për të
mbajtur kryqin mbi shpinë ishte atësia e tij, një arsimtar, i cili ndërsa
pregatitej të dilte në pension në fundvitet ’40, befas gdhihet me pranga në duar dhe cilësimin “armik i popullit” për arsyen e vetme pse
dijet e tij ishin më të thella dhe më të gjera se ato të komisarëve që zbritën
nga mali.
Agim
Mato u dënua pse ishte biri i Atit të tij, faji i të cilit ishte cilësuar në
ligjet e kohës, ashtu si Jezu Krishti që
u dënua si biri i Atit të tij, dënim i cili qe shkruar në disa libra të shenjtë
të mëhershëm. Krishti u dënua dhe u kryqëzua
lart, në kodrën e Golgothasë, Mato u dënua të jetonte poshtë, në Hadin e kohës
nën hijen eklipsore të luftës së klasave.
Agim
Mato nuk ishte mëkatar, ai ishte një poet, madje ai ishte një poet të cilit as
në monizëm nuk ju kritikua asnjë libër, asnjë poezi, asnjë varg dhe kjo, jo pse
kishte shkruar poezi të tipit soc-realizmit (nja dy të tilla i përfshiu në
librin e tij të parë, si “takse” botimi), por për arsyen se poezitë e tij
kishin kaq shumë dritë jete sa që i dritësonte dhe censorët vëngëroshë të
regjimit.
Megjithatë
edhe dielli eklipsohet e jo më një poet i brishtë si Agim Mato. Eklipsi për atë
nis me tërheqjen nga qarkullimi të vëllimit të dytë poetik:“Në pragun e shtëpive
tona”(1974) dhe formatohet si ferman me ndalimin
dhe dërgimin për tu kthyer në karton vëllimi poetik “Buka e fjalëve” (1986).
Qysh nga kjo datë e gjer më 2 gusht 2009 (kur si pasojë e një takimi me Fatmir
Terziun, që i mori një cikël poezish dhe
ja publikoi te portali fjalaelirë), Agim Mato nuk publikoi asnjë poezi. Thamë
“nuk publikoi”, pse fakti i heqjes të së drejtës së botimit ishte mohimi i të
drejtës për të botuar, por jo për të menduar e jetuar me poezinë. Pas viteve ’90 kishte mundësi botimi, por në
atë kohë ai u gjend nën eklipsin e papunësisë, kur ai bashkë me gruan mbetën pa
asnjë punë, ndërsa kishin dhe tre fëmijë të vegjël për të ritur, kohë në të cilën
u përpoq të siguronte mjetet e jetesës, dhe
duke nisur punën me një fotokopje arriti të ngrinte një Shtëpi Botuese
(Milosao), duke i krijuar vetes komoditetin e krijimit të poezive që njohim
sot, aq origjinale dhe të arira artistikisht, të cilat rikthyen vëmëndjen e botës
letrare te emri i tij. Një nga këto krijime është dhe poezia “Mea Culpa” e
krijuar në vitin 2011 dhe botuar te vëllimi “Jashtë Ekslipsit”(2012).
Tashmë
poeti ndodhet jashtë hijes së eklipsit, por ai gjykon se duhet që ti kërkojë
ndjesë poezisë (dhe lexuesve) për atë heshtje të gjatë: “Kur zbrita sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën/e braktisur të
poezisë”, për atë braktisje gati tridhjetë vjeçare ndaj saj. Vetëm pasi të
mirrte “faljen” e saj ai do të niste rrugën përsëri si një besimtar i lehtësuar
drejt tempullit të Zotit për ti blatuar shpirtin e tij. Rrugëtimi për te
poezia, faltoria e vetme që poetët nuk e braktisin kurrë është brenda shpirtit
të tyre dhe jo i shënuar në harta me sinjalistikën rrugore. Ai e kujtonte ditën
që e (detyruan të) braktisi poezinë sepse : “Kujtesa është një e tashme që nuk
mbaron kurrë” (Oktavio Paz), ndaj si besimtarët që shkonin në rrënojat e
kishave dhe ndiznin qirinj, luteshin e kërkonin falje për mëkatet që (nuk i
kishin kryer ata) dhe ndërkohë punonin për ringritjen e kishës së shembur, kështu
dhe poeti zbriti në tempullin e tij duke bëlbëzuar shpirtërisht “Mea Culpa” në
vitin 2011, lutje të cilën ne e dëgjuam në vitin 2012 te vëllimi “Jashtë
Ekslipsit” (Milosao). Të pamësuar me ndjesa të tilla që dilnin nga shpirti, të
ndërgjegjshëm për pafajësinë e tij, ne më shumë na tronditi pesha e fjalës së
saj, thënë me një tonalitet shpirtëror, reflektimi ndaj të cilës kërkoi një kohë
të gjatë. Nuk është e lehtë të harrohet një ndjesë e sinqertë për një faj të
pakryer prej tij, ne nuk e kemi kuptuar lehtë kryqëzimin e Krishtit për mëkatet
e njerëzve, pranimin prej tij i dënimit dhe faljen e atyre që e dënuan. Jam i
bindur që shumë veta nuk e kanë kuptuar këtë poezi të Agim Matos pse nuk e kanë
njohur as Agimin dhe as shpirtin e tij.
II- Poezia "Mea
Culpa" e Agim Matos shfaq një ton të thellë reflektimi dhe introspektiveje
në lidhje me rrugëtimin e tij në krijimtarinë poetike. Fjala latine "Mea
Culpa" do të thotë literalisht "fajin është im" ose "unë
kam faj" në kuptimin “unë kam mëkatuar”, shprehje që përdoret për të pohuar
një faj apo përgjegjësi për një gabim ose veprim të caktuar që personi ka
kryer. Kjo shprehje përdoret në gjuhën e përditshme, por është shumë e njohur
dhe e përdorur në kontekstin e fesë katolike, veçanërisht gjatë ritualeve të
pendimit apo të rrëfimit. Gjithashtu, shprehja "Mea Culpa" përdoret
dhe në fusha tjera, siç janë politika ,
media etj për të shprehur pohimin e fajit ose përgjegjësisë për një situatë të
caktuar, edhe pse ky përdorim mund të jetë më figurativ dhe jo aq zyrtar sa në
kontekstin e fesë.
Në
këtë poezi, autori ka përdorur shprehjen "Mea Culpa" por kjo nuk
duhet të kuptohet si ndjesë e pranimit të
një faji konkret të kryer nga poeti, kjo
duhet të lexohet si një shprehje metaforike ndjese e poetit në dy
aspekte, ku : së pari është një ndjesë e poetit për braktisjen e poezisë për një
periudhë kohe të gjatë tridhjetë vjeçare, braktisje që solli efekte në
krijimtarinë e tij dhe botën poetike shqiptare të cilës i mungoi kjo krijimtari
dhe së dyti: kjo ndjesë poezisë i bëhet në adresim të veprës së bashkëkohësve të tij shtetarë, të
cilët ja mohuan të drejtën e botimit pse “aq dinin”. A ju kujtohet fjala e
Krishtit në kryq: “Fali o Atë se s’dinë se ç’bëjnë”, shihni qasjen me ndjesën “Mea Culpa” të Matos dhe do ta kuptoni më mirë poezinë e tij. Unë nuk e di se çfarë
lexoni ju te kjo “ndjesë” e poetit, por unë për veten time shoh e ndjej të fryjë
një erë paqeje e faljeje, jo thirrje për hakmarrje në emër të vuajtjeve që ai
(dhe ata) pësoi në jetën e tij dhe ca më pak ndonjë tip thirrjeje për
“dëmshpërblim” apo prani të dikujt për ta ndihmuar. “Ai që ditët e vështira i
kaloi vetëm, nuk e ndjen më mungesën e askujt” (Charlës Bukovski).
Për
ta kuptuar këtë duhet të dimë se: Agim Mato nuk ishte tip luftarak, tip
debatues e kundërshtues në shoqëri, ai ose tërhiqej ose e bluante brenda vetes
padrejtësinë. Kjo ndoshta ju imponua atij nga qënia si “bir armiku”dhe nuk
zbutej nga fakti se kur ju arrestua i ati, ai ishte vetëm një fëmijë tre vjeç që nuk kuptonte asgjë nga
bota ku erdhi, e jo më të kuptonte nga lufta e klasave. Pavarësisht kësaj ai
nuk i shpëtoi dot peshës së kryqit.
Të
mos harrojmë se: në kohën e diktaturës, shprehja artistike dhe krijimtaria
ishin të kontrolluara dhe për disa krijues ishin të ndaluar, dhe shkelja e këtij rregulli sillte pasoja për krijuesit dhe familjet e tyre, kështu që
për të mbrojtur veten dhe familjen nga ndonjë formë e represionit, shumë
krijues vendosën të braktisin publikimin e veprës së tyre. Rasti i Agim Matos
vlen për ti përfaqsuar gjithë artistët e fjalës së shkruar. Megjithatë shprehja
“Mea Culpa” në poezi është shumë larg nga pranimi i fajit për veprime konkrete,
kjo shprehje simbolizon një pranim të situatës së kohës dhe vështirësive që
kanë penguar shprehjen e lirë të krijimtarisë së tij. Agim Mato kërkon ndjesë
jo për fajin e vetë, por për fajin që i
ngarkuan atij dhe për ata që bënë faj duke ja ngarkuan kryqin në shpinë.
III- Poezia "Mea
Culpa" e Agim Matos nuk është një shprehje e drejtpërdrejtë e
kundërshtimit
ndaj diktaturës moniste apo akuzë e drejtpërdrejtë ndaj dhunës që u ushtrua
ndaj poetëve dhe inteligjencës në atë periudhë, megjithëse ajo përmban elemente që mund të interpretohen
në këtë mënyrë.
Përmbajtja
dhe ndjenjat e shprehura në poezi, sidomos nëpërmjet metaforave dhe simboleve,
mund të interpretohen simbolikisht si një mënyrë e subtile për të shfaqur
ndikimin e kufizimeve politike dhe presionit mbi lirinë e shprehjes së
intelektualëve dhe poetëve në atë kohë.
Poezia
mund të shihet si një lloj dëshmie shpirtërore, një reflektim mbi vuajtjet dhe
vështirësitë që Mato përjetoi në kohën e diktaturës, edhe pse nuk është një
deklaratë e drejtpërdrejtë kundër regjimit. Krijimi i tij është një formë e
shprehjes së asaj që shpirti i autorit përjetoi dhe mund të perceptohet si një
mënyrë për të hedhur dritë mbi periudhën e vështirë dhe kufizimet që kanë
ndikuar në shkrimtarët e asaj kohe.
Absolutisht
poezia "Mea Culpa" mund të shihet si një një modalitet i shprehjes
artistike për të shfaqur vuajtjet dhe përvojat e atyre krijuesve që jetuan nën censurën e diktaturës moniste. Autori përdor
një varg të sinqertë e simbolik për të shprehur këtë dëshmi shpirtërore, pa iu
referuar drejtpërdrejtë strukturës së pushtetit monist apo ngjarjeve konkrete
politike. “Si kishin rrojtur kaq gjatë në
këtë harrim të pashpirt”? rrënkon shpirtërisht poeti dhe nuk shkon më tejë.
Përdorimi
i metaforave, imazheve, dhe simboleve në poezi shërbejnë si një mënyrë për të
paraqitur të vërtetën emocionale dhe psikologjike të asaj kohe në mënyrë
artistike. Këto elemente e bëjnë poezinë një formë të denoncimit të fshehtë të
kufizimeve dhe dhunës së përjetuar nga poeti, duke e bërë atë një dëshmi të
fuqishme për periudhën nën diktaturën moniste.
Edhe
pse nuk është një deklaratë e drejtpërdrejtë e kundërshtimit të regjimit,
poezia shërben si një mënyrë për të dëshmuar ndjenjat dhe perceptimet e asaj
kohe, duke e bërë atë një formë të shprehjes së vërtetësisë dhe gjendjes së
shpirtit të autorit dhe, në një masë më të gjerë, të atyre që përjetuan kohën e
diktaturës. Është një shprehje artistike e vështirësive dhe shpresave të
humbura nën dhunën moniste, e përvojave që intelektualët dhe poetët përjetuan
në atë kontekst historik dhe shoqëror. ..”ku
prej kohësh përgatitesha për/salltanetin e madh të vdekjes”.
IV-Poezia "Mea
Culpa" është e njohur si një krijim modern i Agim Matos, pasi ai edhe në
monizëm ishte një poet modern. Ndërprerja për një periudhë tridhjetëvjeçare e
botimit nuk ndikoi te tipari modern i poezisë së tij, ndaj themi se kjo poezi metaforike
që reflekton një stil modern të shprehjes së ndjenjave dhe refleksioneve
personale në një mënyrë të thellë dhe simbolike, ku përdorimi i metaforave,
simboleve dhe imazheve shërben për të shtuar thellësi dhe kompleksitet në
përshkrimin e brendshëm të autorit dhe përvojave të tij është simboli I
ringritjes së poetit pas “rrëzimit” nga goditja e monizmit.
Poezia
fillon me një reflektim të thellë të poetit mbi rrugën e tij në botën e
poezisë. Ai përdor imazhe të thella për të përshkruar ndjenjat e tij në
kërkimin për artin e fshehur, në çaste të
zemërimit me perënditë : "Kur zbrita
sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën/e braktisur të poezisë/e po çapitesha
në galeritë e lëna përgjysmë,/duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva,/veglat e
mia të punës/të shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi/me perënditë,"
Poeti
ishte në kundërshtim me normat e shoqërisë dhe institucionet moniste, gjë që pruri heqjen e të drejtës së botimit, e
cila për atë ishte një e njejtë me vdekjen shpirtërore: "ku prej kohësh përgatitesha për/salltanetin
e madh të vdekjes."
Përmes
imazheve të errëta dhe të thella, poeti shpreh ankthin dhe vetërefle-ktimin e
tij, duke paraqitur luftën që kishte bërë
për të krijuar artin që ju ndalua dhe
dëshirës për të krijuar pavarësisht nga pasojat: "Sërish, vallë, do të ulërija nga dhimbjet, kur/si i babëzitur, do të
gërmoja motivet/ derisa të më zinin nën vete galeritë e tyre të frikshme?"
thua se nuk besonte në ndryshimet që kishin ndodhur në Shqipëri, mosbesim që
buron nga vuajtja e zgjatur në monizëm.
Mato
është një artist fin i përdorimit të metaforave dhe simboleve, kjo është e
dukëshme te kjo poezi ku këto mjete
artistike përforcojnë imazhin e rëndësisë së krijimtarisë së tij, si dhe konfliktin
e brendshëm që ai përjeton: "frushullima
mizëri e krahëve të/dëshirave e të ëndrrave të dikurshme,/që përplaseshin tek
unë si lakuriqë nate/dhe binin të alivanosura para këmbëve të mia."
Struktura
e poezisë ka elementë të fragmentuar dhe një stil të lirë, që reflekton kaosin e
zemërimin, si edhe lëvizjet pa qëllim në kërkim të identitetit dhe vendit në
botën e poezisë: “Si kishin rrojtur kaq
gjatë në këtë harrim të pashpirt? I prekja një nga një/e ato përmendeshin me
klithma duke mbushur me/dritë minerale/tërë atë laborator kujtese,"
Agim
Mato është një poet i njohur për aftësinë e tij për të shprehur emocionet dhe
mendimet në një mënyrë të thellë dhe me një mënyrë emocionale. "Mea
Culpa" përfaqëson një prej punimeve të tij më të njohura dhe të
diskutueshme, sepse shpreh në mënyrë të qartë reflektimet dhe vuajtjet e tij,
ndërsa përpiqet të kthehet në botën e krijimtarisë poetike pas një periudhe të
vështirë.
"Mea
Culpa" e Matos është një ndër
poezitë që ka arritur të ndikojë dhe të prekë thellë emocionet dhe mendimet e lexuesve,
për shkak të mënyrës se si shpreh dhe paraqet përvojën e tij jetësore, në të
cilën dhimbjen dhe vuajtjen e vesh me një tis arti, duke ena e prurë të bukur
dhe elegante, të admirueshme prej nesh.
..vazhdon…
Sarandë, nëntor 2023
Agim Mato
MEA CULPA
Kur
zbrita sërish pas tridhjetë vjetësh në minierën
e
braktisur të poezisë
e
po çapitesha në galeritë e lëna përgjysmë,
duke
kërkuar arin e fshehur nëpër guva,
veglat
e mia të punës
të
shpërndara pa kujdes në çaste zemërimi
me
perënditë,
ngurova
papritur dhe ashtu fluturimthi
bëra
të ngjitem lart, ku prej kohësh përgatitesha për
salltanetin
e madh të vdekjes.
Vallë
sërish do të fillonin vuajtjet netëve të vetmuara,
derisa
zjarret e shpirtit do të më kthenin në zhele
këmishat
e hekurosura dhe jelekun e çmuar
të
dhëndërisë?
Sërish,
vallë, do të ulërija nga dhimbjet, kur
si
i babëzitur, do të gërmoja motivet
derisa
të më zinin nën vete galeritë e tyre të frikshme?
I
jepja zemër vetes: kush e çan tani kokën
për
profkat poetike?
E
ndërsa po mendoja t’ia mbathja
nga
kisha ardhur,
më
rrethoi befas frushullima mizëri e krahëve të
dëshirave
e të ëndrrave të dikurshme,
që
përplaseshin tek unë si lakuriqë nate
dhe
binin të alivanosura para këmbëve të mia.
Si
kishin rrojtur kaq gjatë në këtë harrim të pashpirt?
I
prekja një nga një
e
ato përmendeshin me klithma duke mbushur me
dritë
minerale
tërë
atë laborator kujtese,
tërë
atë punishte arti që ma mbyllën me forcë,
tërë
atë alkimi të shpirtit
që
filloi të më shfaqet
si
një asteroid verbues. E pashë sërish qartë
vrullin
e marrëzive të dikurshme
për
të përplasur kokën tek e paarritshmja,
deri
sa llamba prej karbiti yjesh në ballin tim
thyhej
duke
qëlluar me tërë fuqinë magmën e trashë të kohës.
Po
kur ndjeva të ndizen rreth e rrotull
motorët
e metaforave,
në
djall, thashë, këmishët e hekurosura, oportuniteti
dhe
bisedat eklektike mbrëmjeve,
në
djall programimi i jetës,
oraret
e përpikta për medikamentet dhe filmat.
Sarandë, 2011