Kulturë
Atdhe Geci: Kënga e zogut herak
E diele, 26.11.2023, 01:09 PM
Atdhe Geci
KËNGA E ZOGUT HERAK
Kjo tokë e ëmbël e bukës dhe
lirisë
e ka kuptimin e këngës së pakënduar
është muzikë, art pamor, një jetë arti
me një qiell hyjnor yjesh
dhe diell
Në Roganë
dhe gjithandej Kosovës
një zë himni
vlon nga gjiri i atdheut
zhurmë
bën heshtja që
nanuris, sa
herë himnohet
kënga e zogut herak!...
Në Roganë
ndjej një ndjesi të fortë
një ndjesi
të një fryme më ndryshe
e ndjej unë furinë e zemrës së dheut
tek i bie kitarës me këngë herakësh!...
Në
Roganë dhe gjithandej atdheut
çdo njeri e di si lëvizet dhe si bëhet
qasja më e mirë për një
revolucion,
ai i bukuri i ardhshëm është atdheu!
Në Kodër të Brijës te Kepi i Pemës
një kaçubë rrënje më ka pas
thënë;
jam pak e vogël dhe s´kam aq shtat,
por vesë prej barit unë pijë çdo natë...
Atdhe Geci
– Roganë, Gusht, 2023