Kulturë
Tahir Bezhani: Imazh në dy kohë
E merkure, 22.11.2023, 07:33 PM
Tahir BEZHANI:
IMAZH
NË DY KOHË
(Vendlindjes
sime, Smolicës)
Kujtimet
rrugëtojnë hapësirës pafund
Duke
përtypur kohën rrugëve të harresës
Përfytyroj
kullat trekatëshe fortifikatë jete
Si
gozhdë e ngulur përjetimeve përgjithmonë
Fëmijërinë
miklojnë këngët e odave
Në
dridhje të telave të çiftelisë
E
lojërat lëndinave pambarim
Rrugëve
të pluhurosura të fshatit tim
I
tëri rrëqethem për kohën e ikur shpejtë
Valëvitje
vajesh nëpër kohë
E
floknaja e zbardhur rrezon si majave në bjeshkë
Një
buzëqeshje e vrarë n‘bukuri.....
* *
*
Më
bëhet se e ndiej aromën e blirëve
Lëndinave
të vendlindjes sime
E
zukamën e bletëve në pjalmim
Imazh
i një kohe të mbetur ëndrrave
Si
mendime që se kanë fundin askund
Sikur
një mbarim i papërfunduar...
Kur
lodron malli rrugëtimeve të gjata
Kujtimet
ndalen këndeve të jetës
Me
sy të lotuar shikoj gjurmët në lëkurë
Kur
vrapoja zbathur buzë Erenikut dikur
Këngës
ia thosha në heshtje
Si
zogjtë e dashuruar
* *
*
Fëmijët
harenë e kanë pakufi
Dëgjoheshin
zërat shtëpi në shtëpi
E
tufë- tufë delesh kullosnin si në shpat bjeshke
Barinjtë
të moshuar nën blina mbështetur
Llafosnin
duke dredhë cigare
Tymi
shkonte fjolla-fjolla si re në qiell
Veshur
me tirq e shokën bardh e zi
Herkën
trupit e plisin e bardhë në kokë
Pranverave
e vjeshtave dalldisej moti
Bënte
kohë e ftoftë, binte shi shumë...
Tani
ikën ato vite e ndryshime koha solli
Pleqëria
si hajdute nate përdredhtë
Afrohet
lazdrueshëm
E
unë
Të
freskëta i ruaj kujtimet në dy kohë
Shpesh
lotët tregojnë vazhdat e jetës
Tani
e vërej bukur
Në
lëndina të fshatit tim ka një ndryshim
Elezi
ka mbjellë shumë drunj pishe
E
tërë ajo pamje ka marrë një shkëlqim
Fshati buzëqeshë për bukuri
Ndryshe
nga dikur
Tani
nuk kullosin më tufa delesh
Fushave
nuk dëgjohet zë i fëmijëve
Kënga
e hareja sikur janë shtjerrë
Vetëm
piskamë gomash dëgjohen n‘asfalt
Si
cijatje qeni natën pa hënë
Drita
neoni zbukurojnë rrugët
Qetësia
e ndrydhur vret bukurinë
Nuk
dëgjohet zë fëmijësh as këngë barinjsh
Kanë
marrë botën në sy
Dikush
në Gjermani Austri e Amerikë
E
njëri tjetrin nuk e njohin kur takohen
Do
pleq e plaka lëvizin ditën për diell
Jetës
i japin sadopak gjallëri
Derisa
një ditë do ikin
Si
djersë vese në orët e mëngjesit
Si
pëshpërimë fjala vjen shtëpi për shtëpi
“Na
shkuan edhe ata të dy pleq të vjetër...”
E
toka qanë e malli djeg
Do
zëra vijnë të mlleftë
Amanet
“kthehuni kthehuni...
Të
gjithëve dheu e toka po ju pret”
Këtu
ishim e do jemi denbabaden
Kthehu
rini në tokën e mbushur gjak
Për
Liri...
(Gjakovë, nëntor 2023)