Kulturë
Ekspozitë me veshje tradicionale kombëtare të komuniteteve që jetojnë në Kosovë
E shtune, 18.11.2023, 05:31 PM
Të shtunën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës do të hapet ekspozita kolektive me titull “Ekspozitë me veshje tradicionale shqiptare dhe kostumet tradicionale të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”. Kjo ekspozitë ka për qëllim prezantimin e kostumeve tradicionale kombetare të pakicave që jetojnë në Kosovë. Poashtu do të prezanothen edhe kostumet shqiptare tradicionale.
Kuratori
i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi i cili thotë: “Kjo ekspozitë
është tejet e veçantë dhe i vë në peshore kostumet e të gjitha komuniteve duke
analizuar ngjashmëritë e tyre në materiale, ngjyra, detaje sepse të gjithë
jetojmë në Ballkan dhe Ballkani ka
ngjashmëri si në arte, muzikë poashtu edhe veshje tradicionale”. Në ekspozitë
do të prezanohen Gjyle Berisha, Serbeze Sylejmani dhe Kimete Shok të cilat i
kanë sjellë disa nga veshjet tradicionale të tyre.
Organizatorja
dhe ideatorja kryesor e kësaj ekspozite është artistja Albana Krasniqi e cila
këtë ide e kishte qysh më herët. Ekspozita është mbështetur nga Ministria e
Kulturës në Prishtinë. Ekspozita hapet
në orën 13:00