E merkure, 09.10.2024, 07:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Makina e kryetarit

E marte, 14.11.2023, 07:55 PM


Makina e kryetarit

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Edhe kryetari u bë me makinë. Makinë private, enkas për të. Edhe shoferi paguhet nga shteti, se kryetari ka merita të mëdha. Urime, kryetar, bërtasin "eunukët" këtej poshtë, se gjasme me këtë urim, kryetari do t'i ketë në listë  për t'i ndihmuar, Por kryetari as që ka nge të presë urime, se ai i ka"merituar me kohë" dhe kjo makinë për të veç është një"vogëlimë" dhe aq. E gëzuar është zonja e tij, ekonomiste në Qendrën ekonomike të rrethit dhe, veçanërisht, djali i vetëm gjimnazist.

Sot është ditë pushimi dhe shoferi e ka parkuar makinën mu tek oborri, se do ta çojë kryetarin me gjithë familje në plazh. Djali 16-vjeçar i kryetarit (sa ngjan me atë"Çapkënin e pasur" në flimin homonim turk), është ngritur heret(kryetari me zonjën flenë si "shqerrrat", se kryetari është i "lodhur" me hallet e popullit), pra djali hap derën e makinës dhe i jep gas. Makina merr tutje në bulevard(pranë e ka shtëpinë kryetari) dhe, ngaqë" Çapkëni i pasur" nuk di ta komandojë, makina lëshohet tutje dhe, për fat të keq, merr përpara një grua dhe e hedh në një nga pusetat që  qëllojë e hapur. Të  tjerët vunë kujën dhe as që pyetën se ç'ndodhte me makinën (ajo u përplas në trotuar), por u lëshuan të ndihmonin viktimën. E morën krahë e kofshë dhe çuan në ambulancë.Lajmi i keq ka shpejtësinë e erës për t'u përhapur.Vrapoi tërë farefisi për t'i treguar  viktimës se qenë pranë saj dhe ndanë dhimbjen me të. Si u qetësuan, kur panë të mbushur me hematoma e mballoma njeriun e tyre, gratë zunë të mallkojnë atë shoferin që sakatoi njeriun e tyre.

Oho, - tha një burrë, - makina është e kryetarit dhe djali i tij e ka bërë aksidentin.

Epo, presim, se sa të marrë vesh kryetari, do t'ia bëjë të birit veshët opinga dhe do tregojë kudes të veçantë për këtë, të shkretën.

Prit, prit, por kryetari jo vetëm nuk erdhi, po dërgoi një të pushtetit që erdhi dhe kërkoi të takohej me burrin e viktimës dhe me një grup nga fisi.

Kryetari, - tha ai i pushtetit, - thotë"shyqyr që shpëtoti viktima", por porosia e veçantë e tij është:-Askush mos zërë në gojë se aksidetin e bëri djali i tij. Nëse ndodhë që dikush zë në gojë djalin, të presë nga unë pasojat, -bubulliu si të qe fare i paprekshëm. Dhe njerëzit ca nga halli e ca nga frika, e mbyllën gojën. Heshtën, se njohin frikën.Në MYZEQE ka një sentencë që thotë:"Po u shkele me patok, bën vezë të madhe". Patoku ësht kryetari që të bën gjëmën. Tek po shkruaj këtë tregim që është ngjarje e vërtetë, më vjen ndërmend, POETI AMERIKAN, DAN FANTE(1944-2015), Ky ka thënë:" Po heshte, bën një akt terrorist". Sikur i ka thënë për ata që mbyllin sytë dhe gojën, kur  shohin që sheshit i nëpërkëmbin.

Por...

Epo PERËNDIA vërtet është lart, por poshtë shikon. Dhe ndodhi ajo që aq bukur e ka thënë AT GJERGJ FISHTA:

" e, ndërsa ka mend, me ma korit fisin,

Gjujma re njitash, me kokërr rrufeje".

Jo vetëm e gjujti, por"kryetari" ka katandisur invalid dhe zvarritet duke paguar gjynahet kur qe i fuqishëm.

Kot nuk thonë:"Ç'do t'u  bëshë të tjerëve, do ta bëjnë dhe do ta teprojnë". Sa mirë do të qe, që "gjithë kryetarëve si ky a ca më keq se ky", t'i qëllojë PERËNDIA me "kokërr rrufeje".SE në nuk ta bën dot robi, do të ta bëjë ZOTI!

Kryetar!Kujdes, mos e katandis veten që të bësh"sozia" e këtij, "nivalidit".

Tiranë, 4 nëntor 2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora