Kulturë
Viron Kona: Djallushja dashuri
E hene, 06.11.2023, 08:40 PM
Shkruan Viron KONA
Djallushja
dashuri
Në
moshë të rinisë,
shumë
gjëra s`i dija,
zemra
më rrëfente,
ç
‘është dashuria.
Thoshte
është si toka,
që
sapo hyn pranvera,
me
llojshmëri bimësh,
mes
lulesh dhe ferra.
Thoshte
është si ajri,
që
ne thithim përditë,
është
si qiell i natës,
kur
ndez yje e dritë.
Është
një hyjneshë,
rënë
befas nga qielli,
s’e
heq nga mendja,
edhe
kur del dielli.
Është
si dimri i egër,
të
ngrinë, të verbon,
por
edhe trëndafil,
me
gjemba të shpon.
Ka
naze e xhelozi,
të
vë edhe në hall,
por
të bën ta duash,
si
dy sytë në ballë.
Kërkon
tolerancë,
të
qeshësh kur s`do,
të
ndryshosh rrugë,
të
bësh si thotë ajo!
Të
bën t`i kthehesh,
“ik,
se më s’të dua”,
të
qesh e të ndjekë,
ku
po shkon pa mua!
Është
e ç ‘nuk është,
djallushja dashuri,
pa
të s’bëjmë dot,
as
unë dhe as ti!