E marte, 08.10.2024, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!

E marte, 31.10.2023, 08:54 PM


Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!

Shkruan: Florim Zeqa

Konventa e ka karakterin e një tubimi të individëve në një vend dhe kohë të caktuar për të diskutuar për ndonjë fushë të interesit të përbashkët. Konventat më të zakonshme janë ato të me karakter profesional dhe biznesor. Bie fjala, në Konventat e Tregtisë zakonisht debatet përqendrohen në një segment të caktuar të kësaj fushe, ndërsa në Konventat. Mirëpo, ekzistojnë edhe Konventa të ndryshme për sport, kulturë, etj!

Më në fund një lajm i mirë për LDK-në

Thirrja e Kuvendit të “X” Zgjedhor të LDK-së nga ana e kryetarit aktual, mund të jetë në rregull sipas Statutit të LDK-së, mirëpo, proceduralisht dhe në mënyrë demokratike, vendimin për zgjedhje duhet ta merrë kryesia e partisë e jo kryetari!

Edhe pse nuk po më tingëllojnë mirë në veshin tim terminologjitë; “Konventa Programore” dhe “Rruga e Re”, mbajtja e Kuvendit të X Zgjedhor të partisë është një lajm i mirë dhe një sprovë e përcaktimit politik.

Ne veprimtarët e viteve të ’90-ta e kemi të vështirë ta akceptojmë slloganin “Rruga e Re” mbi themelet e LDK-së Rugoviane.

E kam thënë ditë më parë, po detyrohem ta përserisë, sikurse që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!

Edhe një qind herë nëse renovohet një shtëpi mbi të njëjtat themele, nuk guxon t’i ndryshohet struktura dhe as pamja e jashtme, e më së paku emërtimi i saj.

Shëmbull ta marrim, ne Bokshiqasit jemi në pritje të renovimit të ‘Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistencës’, por edhe pas renovimit do ta bartë të njëjtin emër, pa ndryshuar asgjë nga brendia dhe asnjë pikë dhe presje në historikun e kësaj shtëpie, simbol të qendresës dhe reszistencës aktive paqësore në komunën e Klinë, në të cilën, më 9 Qershor 1990 u mbajt Kuvendi i parë Zgjedhor i Deges se LDK-së në Klinë!

Kur jemi në këtë segment, me krenari asokohe qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin "Kaqaniku i vogël", ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin "Shtëpia e Kuvendeve te Rezistencës".

Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve; Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë (shtator 1990), Forumi i Rinor i LDK-së (…1990 dhe 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar "Luigj Gurakuqi" (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.

Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës e nderon më Mirënjohje aktivin e LDK-së, së këtij fshati.

Ngjashëm, sikurse Bokshiqi për Klinën, edhe LDK-ja Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politikbërjes së shqiptarëve të Kosovës!

Dëshira e elektoratit rugovian

Pa dyshim, i gjithë elektorati rugovian dëshiron dhe pret që një ditë pas kuvendit të dalin me ndjenjen festive të fitores historike të demokracisë, me fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK-në post-Rugoviane.

Elektorati dëshiron dhe pret që “Kuvendi i X, historik për LDK-në”, të jetë Kuvend i cili e ringjallë frymën rugoviane mbrenda këtij subjekti politik dhe që largon njëherë e përgjithmonë në humnerë karrieristët, linçuesit, faqezinjët, të pabesët dhe frikacakë që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane. Pra elektorati pret që pas Kuvendit të X, të largohen nga organet drejtuese të kësaj partie matrapazët politik, hajdutët, injorantët, analfabetët, mjeranët dhe servilët që tradhëtuan elektoratin e pastër rugovian për interesave të ngushta personale!

Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin përgjithmonë targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane dhe brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgimie me vlera kombëtare.

Mirëpo, shtrohet pyetja, si do të mbahet kuvendi i X, kur në disa komuna ende nuk janë mbajtur zgjedhjet nëpër degë, si bie fjala, në Klinë për momentin nuk ka fare strukturë drejtuese, pasi e gjithë kryesia janë të shkarkuar nga koordinatori i degëve për rrafshin e Dukagjinit.

Pas Kuvendit të X duhet të festojnë të gjithë o nuk bën ndryshe!

Andaj, i themë kryesisë aktuale të LDK-së, se pa mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Klinë dhe pa zgjedhjen e Kryesisë se Re, Kuvendi i X Zgjedhor nuk do të jetë i plotë dhe festa do të jetë e mangët pa Klinën e Kolë Berishës dhe Ismet Rracit.

Andaj, ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”, keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të LDK-së rugoviane!

Zoti ju bekoftë filozofinë politike rugoviane!

Florim Zeqa

30.10.2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora