E shtune, 27.07.2024, 02:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Vdekja e Xheladinit

E marte, 31.10.2023, 07:06 PM


Mihal Gjergji

VDEKJA E XHELADINIT

Një kal’ çapitet nëpër lumë

E tingujt tok me natën zbresin

Ky shteg’ i verbër dallgë e shkumë

Bashkon dy brigje, ndarë me shekuj

Besomëni, plaket dhe floriri

Si kjo çepe e sertë kaçaku

Nuk di se ç’brengë e djeg te gjiri

Ç’mandat të zezë na sjell së largu?

Ju sosën udhët e mërgatës

Shtëllungë e jetës fillin mblodhi

Dhe brof mbi dallgë në gji të natës

As hëna s’pa me trimin ç’ndodhi

Si murgu te ikona ndalem

Të shoh një gjurmë a shenjë të trimit

Orfeu, thonë, këndon me vargje

Të fundit fjalë të Xheladinit!

Tiranë, Tetor 2023.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora