Kulturë
Përparim Hysi: Migjeni në vargjet e mia
E diele, 29.10.2023, 05:15 PM
MIGJENI
në vargjet e mia
85-vjet në amshim
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Thirrje MIGJENIT
Nëma
grushtin tënd të ligjshëm, MIGJEN!
T'u
bie mu në turinj politikanëve
Të
shoh si do dridhen atje, në"arenë"
Ulërijnë
si qenësallhane.
Hajde
bashkë me mua në Parlament
Dhe
ke për të bërë sehir
Dikush
përtyp çamçakiz a lexon gazetë
A
nuk ngjajnë me qafirë?
Askush
tek ne që u dhamë votën
Nuk
vjen qoftë dhe për një takim
Për
vete, me paret tona, gjezdisin botën
Të
gjithë janë kthyer në biçimë.
Nëma
grushtin tënd të ligjshëm, MIGJEN !
T'i
heqim që nga "skena",
SE
pak, po u preke interesin,
Kuisin
si hijena!
Nëma
grushtin tënd të ligjshëm, MIGJEN!
Ma
jep atë grusht të fortë
T'i
heqim nga ajo"skenë"
SE
ndryshe, do kthehen në skortë.
2.Poetët që vdesin të
rinj
Janë
me dhjetra POETËT që kanë vdekur të rinj
Dhjetra
plagë për ta, më hapen në shpirt.
Më
dhimben të gjithë dhe kam dhëmbshuri
I
kujtoj dhe dhimbja vaszhdon, çuditërisht.
Më
ka ardhur keq, kur u vra Pushkini
Në
duel u vra Lermontove dhe SHelli u mbyt në liqen
Më
është dhimbsur sa s'ka ESENINI,
Por
më shumë dhimbje, për të pavdekshmin MIGJEN
RRESHPJES
i"veshën këpucë të reja" *
NDOC
GJETJA vdiq pa patur shtëpi.
Them
unë:- Përse nuk bie rrufeja
Mbi
politikanët tanë faqezinj?
* vargu i
RRESHPJES"Të vdekurve u veshin këpucë të reja".
3.Kur Enver
Hoxha"vodhi" OSO BAKALLIN?!!! *
Enveri
e "vodhi OSO BAKALIN
Se
si OSOJA çeli"arkapija"
Të
ruajmë, -tha, - të "pastër" moralin
SE
"moral të patër" ka partia.
-A
e pat se ç'ndohi në Tepelenë? **
Dy
të rinj komunistë ranë"therorë"
Si
mund të lejojmë një "thashëethem"
Të
vihen "thashethemxhinjtë" nën terror!
Të
ngrihemi të gjithë e t'u këputim kokën
Atyre
që me gjuhën e tyre na bëjnë "pis"
Si
mund të hedhin baltë mbi kohën,
Kohën
e "ndritur" të partisë?
Urdhëroi:-Të
ruhet morali
Armiqtë
do t'i ndëshkojë rrept partia
Dhe
ashtu si OSO BAKALLI,
"DJALLI"
çeli arkapija!
* OSO BAKALLI, personazh
i MIGJENIT.
** Në tepelnë dy të
rinjtë vranë veten se qenë
të"pastër" moralisht.
4. Vdekja e KOZETËS *
Hiqe
dekoratë, kryeministër
SE
vdiq KOZETA 15-vjeçare në Vermosh.
Shkele
më këmbë dhe ti, ministër,
Të
vdesësh nga apendesiti, a nuk është paradoks?!!!
Po
ku ishte shteti, ky gjumash i neveritshëm?
Për
shtetasit nuk kujdeset, por fle e bën pallë
Flake
dekoratën kryeministër
Dhe
bashkë me ministrin, në kini ndopak moral?
Bukuria,
siç duket, prapë po vret
Si
në kohën tënde, i pavdekshmi, MIGJEN!
Përmendore
të turpshëm për ty, o shtet,
Kjo
15-vjeçare si një anatemë.
*.15-vjeçaraja ndërri
jetë, pasi u mbasj 10-orë në vig,
** ka ndodhur më 5 mars
2003 dhe , të nesërmen, presidenti dekoroi kryeminstrin Fatos Nano dhe
ministrin e shëndetësisë, Mustafa Xhani.
5.Tek varri copëtuem i
MIGJENIT
E
kanë copëtuar varrin e MIGJENIT
Vallë,
ta dinë, pushtetarët?!
Apo
nuk ia dinë vlerë MADEMIT
Pushtetarët
pak dallojnë nga shpellarët.
SE
ndryshe, nuk ke se si mendon ndryshe
Të
lejosh që të prishet ky varr
S'ka
justifikime.As si as qyshe?
Pushtetarë!
Ky akt nuk ju fal!
Migjeni
është NDERI I SHQIPËRISË
SHKODRA,
pa dyshim, e ka krenari
Të
vihen fajtorët pra drejtësisë
SE
kanë ndotur një florisafi!
Se
flori i letërsisë është MIGJENI
Këtë
fakt s'duhet ta harrojmë kurrë
Për
SHKODRËN dhe SHIPËRINË është MADEMI
Floriri
nuk ndryshket kurrë.
* poezitë janë shkruar
në kohë të ndrysheme, por po i botoj, se është 85-vjetori i ndarjes nga jeta e
MIGJENIT.
Tiranë, 25 tetor 2023