Kulturë
Xhemaledin Salihu: Edukimi i të rinjve nëpërmjet Trashëgimisë Kulturore
E diele, 22.10.2023, 06:57 PM
U REALIZUA PROJEKTI I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË: ”NXËNIA E DITURIVE, EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE TË PALUAJTSHME DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË PRESHEVË
Shkruan: Xhemaledin
SALIHU
Më 28 gusht 2023, Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e
diturive, edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme
dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.
Kështu më 28 gusht dhe 2 shtator 2023 në
Preshevë organizuam dy takime të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilët
biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë.Në takime
morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, asistenti Phd Shpëtim
Memishi dhe Agim Arifi, menaxher I Ekspozitës.
Më 14 shtator 2023 organizuam vizitë objekteve
të trashëgimisë kulturore me nxënësit e shkollës fillore “Prof. Ibrahim
Kelmendi” në Preshevë, për t’i njohur objektet e trashëgimisë, për t’u edukuar
dhe për të nxënë dituri mbi objektet e
trashëgimisë kulturore të Preshevës.
Vizita u organizua shumë mirë dhe nxnënësit e
kësaj shkolle, ku u njohën, u edukuan dhe nxënë
dituri mbi trashëgiminë kulturore të Preshevës. Ata gjatë vizitës
fotografuan, perceptuan mbi objektet e vizituar, kështu në Punëtorinë e
organizuar të vizatojnë dhe pikturojnë objektet sipas përshtypjeve të tyre.
Gjatë vizitës së Teqesë së Nasalcës, nxënësvë iu
organizua ligjërata mbi konceptet themelore të trashëgimisë kulturore, ku
ligjëroi Xhemaledin Salihu, profesor i pedagogjisë. Ndërsa për historikun e
kësaj Teqeje foli Z. Afrim Agushi, Sheh i Teqesë. Ai i njoftoi me Tyrben e
Nesalcës, Odën e pritjes në Teqe, me Semehahen, ku këndohen lutjet dhe ndodhin ritet e pjesëtarëve të teqesë.
Teqja e Nasalcës
Nxënësit mbeten të kënaqur dhe shtruan pyetje
për Shehun lidhur me teqenë, historikun dhe ritet e saj që ndodhin në teqe.
Në vazhdim u vizitua Kisha e Raincës, për të
cilën nuk ka shënime të duhura, por është e njohur se ka qenë kishë katolike.
Kisha në Raincë
Në Rahovicë vizituam Lisin e Çarrit, të vjetër
540 vjet, lokalitetin e Kacipupit.
Në vizitë me nxënësit ishte edhe Agim Arifi,
mësimdhënës i artit, Fitim A. Nuhiu, profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze
dhe Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë.
Lisi i Çarrit
Pastaj, nxënësit e shkollës shprehën dëshirën që
të vizitohet edhe Penda e Rahovicës, një vend i mundshëm turistik, jo vetëm për
komunën e Preshevës, por edhe për rajonin. Në Pendën e Rahovicës, nxënësit u
relaksuan dhe bënë pushim të shëndetshëm.
Pas Pendës së Rahovicës vizituam edhe Kacipupin,
Oppidumin Dardan, ku për historikun u foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë,
Penda e Rahovicës Kacipupi
Në plan ishte edhe planifikimi që të vizitohet
edhe Teqja dhe Xhamia e Preshevës, mirëpo për shkaqe objektive, pati rast
vdekjeje në kohën kur arritëm dhe e shtyam për një herë tjetër.
Më pastaj shkuam te “Vila Latafet” ku u shtrua
një drekë e mirë për stafin dhe nxënësit e Shkollës fillore në Preshevë.
Falënderojmë dy profesorët e shkollës fillore:
Fitim Nuhiun dhe Ylber Hajdarin që na ndihmuan me pranishmërinë e tyre gjatë
vizitave të objekteve të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të realizimit të projektit
"Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet të trashëgimisë
kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë
kulturore" në komunën e Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari
kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në Preshevë, më 27 shtator 2023,
e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish, prej 24 vetave realizoi
Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit.
Punëtoria e vizatimit dhe Pikturimit
Punëtorin e vizatimit dhe pikturimit e udhëhoqi
Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe Zija, mësimdhënës i artit në këtë shkollë.
Punimet e nxënësve dhe fotografitë e
trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Preshevës do të
ekspozohen, të premtën, më 29 shtator 2023, në ora 12,30, në lokalet e kësaj
shkolle.
Të premtën, më 29 shtator 2023, në shkollën
fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në hollin e shkollës, duke filluar
në orën 12,30 u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë kulturore të Luginës së
Preshevës dhe punimeve të nxënësve të kësaj shkolle, të punuara në Punëtorinë e
vizatimit dhe pikturimit.
Ekspozita u hap me rastin e 29 shtatorit, Ditës
Kombëtare të Trashëgimisë kulturore.
Ekspozitën e organizoi Shoqata për Trashëgimi
dhe Krijimtari kulturore në bashkëpunim me shkollën fillore “Prof. Ibrahim
Kelmendi” në Preshevë.
Në hollin e shkollës u mblodhën nxënës dhe
mësimdhënës të shumtë të kësaj shkolle, të cilët në fillim i përshëndeti
Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, ndërsa hapjen e Ekspozitës e bëri Znj.
Fitore Sahiti, drejtoreshë e kësaj shkolle në Preshevë.
Ekspozita mbeti e hapur edhe javën e ardhshme.
Pamje nga Ekspozita
PROJEKTIN E FINANCOI MINISTRIA E KULTURËS E
REPUBLIKËS SË SERBISË, NDËRSA DREKËN E FINANCOI KOMUNA E PRESHEVËS. I
FALEMNDEROJMË TË DYJAVE.