Kulturë
Albert Habazaj: Më kërkon komandanti im
E diele, 15.10.2023, 06:58 PM
Vjersha për fëmijë
MË
KËRKON KOMANDANTI IM
Nipit
të madh, Mares Habazaj djalit të djalit të madh, që sot mbush 4 vjeç
Albert HABAZAJ
Burrë
i madh sot m'u bë nipi
Si
një kapedan me ëndrra,
Unë
në majë të Çikës hipi
Nga
gëzimi që ndjen zemra.
Katër
vjeç sot më mbush
Mares,
komandanti im,
Qiell
me yje si prush
Që
më do në fluturim.
Që
më do në buzë të detit
Të
gjejmë guaska të rralla,
Bukuroshi,
këmbëshpejti
Më
i shpejtë se pulëbardhat.
Që
më do pas ndër lëndina,
Dhe
duhet ta ndjek patjetër,
Që
më do pas tek makinat
Unë
çirak e ai mjeshtër.
Që
më do të fluturoj
Parkut plot makina mbushur,
Të
guxoj të mos i shkoj
Me
vrull ka për të m'u turrur ...
Që
më do ushtar pas vete
I
bindem pa diskutim,
Mares
ka gjithë pushtetet,
Është
komandanti im.
Vlorë, e martë,
03.10.2023