Kulturë
Jahja Drançolli: Diplomati kosovar Gjergj Pelini pajtoi Skënderbeun me Republikën e Venedikut
E enjte, 05.10.2023, 07:55 PM
Jahja Drançolli:
Si
sot, më 4 tetor 1448, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike,
për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skënderbeun me Republikën e Venedikut.
Kjo ngjarje pati jehonë në historinë botërore, veçanërisht te Napoleoni, i cili
kishte vuajtur rëndë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!
Është
e njohur se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në
konflikt me Republikën e Venedikun lidhur më çështjen se kush do ta zotëronte
qytetin Dagno (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bënte
përpjekje për të kthyer dhe Durrësin e Drishtin, qytete këto të pushtuara shumë
kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i
Lezhës, Arianitin, vjehrrin e tij, Dukaginet dhe disa princa të tjerë arbër, në
vjeshtën e vitit 1447, bëri luftë kundër Venedikut në rrethet e Durrësit,
Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, siç duket, ai u ndihmua nga
Alfonsi V, mbret i Argonit dhe Napolit, i cili ishte armik i Republikës së
Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin në mënyrë aktive për të
shkëputur disa princa arbër nga Skënderbebeu dhe për t'i ngritur osmanët kundër
tij. Senati venedikas ishte aq i inatosur ndaj Skënderbeut sa që më 4 maj 1448
kishte angzhauar dhe një person të nderuar, i cili ishte përgjegjës për vrasjen
e Skënderbeut.
Më
në fund, më 4 tetor të vitit 1448 me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit
emblematik nga Kosova u lidh marrëveshja midis Venedikut dhe Skënderbeut, sipas
të cilës ky i fundit u tërhoq nga pretendimet e tij mbi Dagno dhe Drisht
kundrejt një pensioni vjetor prej 1400 dukatësh (një kopje e dokumentit të
marrëveshjës të zbuluar në Archivio di Stato di Venezia, ruhet sot dhe në
arkivin e familjes sime). Pas kësaj marrëveshje, Skënderbeu ishte në gjendje të
përgatiste seriozisht për një veprim kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë
hungareze në krye më Janosh Huniadin, veprim ky që do të realizohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për
këtë qëllim, Heroi ynë kishte kërkuar dhe një hua nga Republika e Raguzës.
Burimi:
Archivio di Stato di Venezia (20 gusht 1463, shiko në regjistrat e Senatit
Sekret)!