Kulturë
Albert Zholi: “Biografia e keqe” e Marie Krajës
E hene, 02.10.2023, 07:55 PM
“Biografia e keqe” e Marie Krajës, kur TOB humbi një nga zërat e parë të tij
5
“arsyet” pa arsye të largimit të Maria Kraja nga TOB
-
Ka dhënë qindra koncerte brenda dhe
jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari,
Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj,
-112
vjetori lindjes-
Përgatiti:
Albert Z. ZHOLI
Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 në Zarë të Dalmacisë. Ishte
në vjeçare kur familja e saj u vendos në Shkodër. Studimet e larta për kanto i
kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj
i parë ishte në “Mbrëmjen e kombeve” në Vjenë ku Maria përfaqësoi Shqipërinë me
interpretimin e dy këngëve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Çilni, ju
moj lule çilni”.
Rrugëtimi
Këngëtarja
lirike, Marie Kraja ndërroi jetë më 21 nëntor 1999. Përveçse qe udhëçelësja e
muzikës operistike shqiptare, shërbeu si një figurë femërore jokonvencionale,
që theu tabutë e kohës. Kraja ishte ndër solistet e para të premierës së
Teatrit të Operas dhe Baletit të porsathememeluar. Mori pjesë gjithashtu në
operën e parë shqiptare “Mrika”. Artistja i kreu studimet e larta për kanto në
Konservatorin e Graz-it në Austri, në vjetët 1930-1934. Më pas do të kthehej në
Shqipëri, ku do të niste të punonte si mësuese muzike në Institutin “Nëna
Mbretëreshë”. Ndonëse e angazhuar profesionalisht jashtë vendit, karriera e saj
do të lidhej ngushtë me muzikën shqiptare. Rreshtohej në plejadën e parë të
këngëtarëve vendas krahas Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko,
Jorgjie Truja etj. U ngjit në skenat e mirënjohura evropiane për operat:
“Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e
Figaros” etj. Aktiviteti i saj pedagogjik nisi me krijimin e shkollave të para
të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946) dhe
Konservatorit Shtetëror të Tiranës (1962).
Marie
Kraja mbetet artistja e skenës shqiptare dhe jo vetëm.
U
formua profesionalisht në Vjenë e më pas u bë një nga zërat e parë në Teatrin e
Operas dhe Baletit. Ajo kujtohet për zë, fuqi, dashuri, dëshirë, pasion e një
shpirt i madh mëshirohen në vetëm një njeri, të madhen Marie Kraja, sopranon e
madhe që ka dalë nga gjiri i këtij vendi të vogël. Marie Kraja njihej për
potencialin e pazakontë që kishte, por kjo nuk e ndaloi sigurimin e shtetit që
ta largonte nga dashuria e saj, muzika, e ta përndiqte për shkak të biografisë
së saj “të keqe”. Pavarësisht famës e talentit, do vinte një moment që Marie
Kraja nuk mund të vazhdonte më që të ishte aty, në majat e artit operistik, për
shkaqe “të mëdha” të kohës. Një grup shkresash tepër të rezervuara të vitit
1951 zbulojnë fillesat e përplasjes së regjimit komunist me sopranon Marie
Kraja dhe një varg artistësh të tjerë themelues të artit lirik e instrumental
në Shqipëri, të cilët një nga një do t’i zhduknin nga skena e operas dhe
baletit. Artistja virtuoze vihet në kryq për t’u spastruar nga Filarmonia, për
shkak të familjarëve të saj, biografia e hollësishme e të cilëve ishte hartuar
nga drejtoritë e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i kishte shpallur armiq e
bashkëpunëtor të nazizmit. Edhe pse Marie Kraja sipas tyre kishte qenë thjesht
indiferente dhe nuk e kishte simpatizuar Lëvizjen Nacional Çlirimtare e më vonë
indiferente ndaj regjimit komunist dhe pa veprimtari armiqësore, sërish ishte një
element, që duhej spastruar. Detyra për të hartuar biografitë e hollësishme për
një listë të gjatë artistësh, i jepet Sigurimit të Tiranës nga kryetari i
Komitetit të Arteve, F.S. Sipas shkresës së 7 korrikut të 1951, me shënimin
“Rezervat” që F. S i dërgon Sigurimit, njoftohet se, së afërmi me 17 korrik do
të bëhej një mbledhje ku do të raportohej për të gjithë elementët e asaj liste,
e cila kryesohej nga Marie Kraja. Në shkresë ai porositi që punonjësit e
sigurimit të vijnë të përgatitur. Në listë përveç Marie Krajës rreshtohen
emrat: Lek Tasi, Fatbardha Tatzati, Zef Gruda, Tonin Harapi, Haki Bejleri,
Tonin Guraziu, Aleko Kareco, Mateo Guralumi, Nik Guralumi, Agron Aliaj, Gëzim
Kaceli, Flora Kallajxhi, Vilhelm Konjari, etj… Urdhri i dalë nga Komiteti Qendror
i PPSH-së ishte që një pjesë e tyre të pushoheshin sapo të shihej e mundur, një
pjesë që ishin të pazëvendësueshëm, të zëvendësoheshin pas 5 ose 7 vjetësh
(duke nënkuptuar zbulimin dhe edukimin e një artisti të ri, që mund t’i
zëvendësonte) dhe një pjesë e këtyre artistëve më të rinj në moshë, vendosen të
mbahen nën survejim e të edukohen për t’u vënë në rrugë të mbarë. Më poshtë do
mund që të lexoni arsyet që janë dhënë për pushimin e Marie Krajës, duke
vendosur një afat prej 7 vitesh deri në zëvendësimin e saj.
Arsyet
për pushimin:
Pjesë nga dokumenti…
Këtu poshtë po ju përshkruajmë elementin që mendojmë të
pushohen, elementin që mendojmë të largojmë me zëvendësim dhe elementin që me
punë edukative do të bëhen të vlefshëm.
Marie Ndue Kraja: Artiste lirike pushohet për mungesë garancije për këto arsye:
gjatë okupacionit, gjithë familja e saj ka bashkëpunuar me armikun e kanë
urryer luftën e popullit dhe kanë propaganduar kundra saj. Babai i saj ka qenë
bashkëpuntor i nazistëve, vëllai ka qenë spiker në stacionin nazist në
Gjermani. Në fund të vitit 1944 familja arratiset.
Qëndrimi i saj gjatë okupacionit ka qenë indiferent, nuk e ka simpatizuar
lëvizjen NÇL. Ka punuar në Radio Tirana dhe ka dhënë koncert në Firenze, në
Bari. Qëndrimi i sotshëm është indiferent nuk ka veprimtari armiqësore. Punën
që i është ngarkuar e ka kryer, ka realizuar planin.
Repertori i pasur
Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën
mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve
Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët
popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në
penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në
qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali,
Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimi Sovjetik, etj,
Aktiviteti pedagogjik
Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave
të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në
vitin 1946 dhe Konservatori Shtetëror i Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në
fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. Për
meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe
tituj të ndryshëm.
E
veçanta
Marie
Kraja ishte e afërme e Nënë Terezës dhe ishte ajo që organizoi funeralin e
nënës e motrës se saj. Për meritat e saj si artiste dhe si mentore, Maria Kraja
u nderua me titullin “Artiste e Popullit”, me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit
të parë, si edhe me medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
Ndonëse
e angazhuar profesionalisht jashtë vendit, karriera e saj do të lidhej ngushtë
me muzikën shqiptare. Rreshtohej në plejadën e parë të këngëtarëve vendas
krahas Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja etj. U
ngjit në skenat e mirënjohura evropiane për operat: “Rusalka”, “Ivan Susain”,
“Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros” etj. Aktiviteti
i saj pedagogjik nisi me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri,
Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946) dhe Konservatorit Shtetëror të
Tiranës (1962).