Kulturë
Tahir Bezhani: U përurua monografia Buletini (2018-2022)
E hene, 02.10.2023, 07:44 PM
Nga
jeta kulturore në Gjakovë.
Aktivitet
i dendur i SHI “Jakova” në Gjakovë.
U
PËRURUA MONOGRAFIA “BULETINI (2018-2022)
Nga
Tahir Bezhani
Sot
në sallën e përurimeve “Teki Dervishi” në bibliotekën e qytetit në Gjakovë, në
pranin e një numri të konsiderueshëm të dashamireve të fjalës së shkruar e jo
vetëm, SHI. “Jakova ”përuroj monografinë “Buletini 2018-2022”
të autorës Mevlyde Mezini-Saraçi.
Për
rëndësinë e kësaj vepre foli poeti e krijuesi i mirënjohur nga Gjakova, z. Agim Gjakova, i cili pjesën
më të madhe të jetës së tij e kaloi në
Shqipëri-Tiranë, për shkak të rrethanave
politike të kohës. Në fjalën e tij z. Agim Gjakova vlerësoi rolin dhe rëndësinë
e kësaj monografie si një material me plotëni dhe fakteve të ndryshme në rrethana të kohës sonë, duke na sjellur materiale e fakte kohore.
Për
veprën monografike të autores Mevlyde Mezini-Saraç, foli edhe z. Albinot Maloku,politikolog, i cili në
referencën e tij shpalosi disa nga vlerat e kësaj monografie dhe rolin e OJQ në
periudhën e pasluftës ,si rasti i SHI.”Jakova” në Gjakovë.
Ndërsa,
autorja e kësaj monografie, z. Mevlyde Mezini- Saraçi, rrëfeu përkushtimin e
saj për ta nxjerr këtë libër me vlerë, përkundër vështirësive objektive gjatë
punës në një periudhë bukur të gjatë kohore.
Pas
konsultimeve me z. Ruzhdi Safën, kryetar
i SHI “Jakova” në Gjakovë dhe pëlqimit të Kryesisë së saj, u ndjeva e gëzuar
për besimin e dhënë, por njëkohësisht
edhe për obligimin madhor që ndieja gjatë punës, për ta nxjerr një libër
sa më të mirë- tha z. Mevlyde
Mezini-Saraçi.
Për
punën me përkushtim të kësaj monografie, z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI “Jakova”
në Gjakovë, z. Mevlyde Mezini-Saraçi i
dhuroi Mirënjohje për kontributin e
mirëfilltë si autore e monografisë “Buletini (2018-2022)”,botim i kësaj
shoqate.
Shoqata
e Intelektualeve “Jakova” në Gjakovë, me punën e saj të palodhshme, në
vazhdimësi e ka begatuar jetën kulturo-letrare, në forma të ndryshme
përurimesh, duke i dhënë qytetit një gjallëri shpirtërore . Padyshim se
kontributi i SHI “Jakova,” në historikun e saj ndërvite, ka shënuar rezultate
kulminante në jetën kulturore në qytetin e
Gjakovës. Këtë veprimtari dhe veprimtarët e SHI “Jakova,” jo vetëm se duhet respektuar, por kemi obligim
edhe përkrahjen pa rezervë për punën e tyre.
Gjakovë,
29.09.2023
Tahir Bezhani