Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: U përurua monografia Buletini (2018-2022)

| E hene, 02.10.2023, 07:44 PM |


Nga jeta kulturore në Gjakovë.

Aktivitet i dendur i SHI “Jakova” në Gjakovë.

U PËRURUA MONOGRAFIA “BULETINI (2018-2022)

Nga Tahir Bezhani

Sot në sallën e përurimeve “Teki Dervishi” në bibliotekën e qytetit në Gjakovë, në pranin e një numri të konsiderueshëm të dashamireve të fjalës së shkruar e jo vetëm, SHI. “Jakova ”përuroj monografinë “Buletini  2018-2022”  të autorës Mevlyde Mezini-Saraçi.

Për rëndësinë e kësaj vepre foli poeti e krijuesi i mirënjohur  nga Gjakova, z. Agim Gjakova, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e  kaloi në Shqipëri-Tiranë, për shkak të  rrethanave politike të kohës. Në fjalën e tij z. Agim Gjakova vlerësoi rolin dhe rëndësinë e kësaj monografie si një material me plotëni dhe fakteve të ndryshme në  rrethana të kohës sonë, duke na sjellur  materiale e fakte kohore.

Për veprën monografike të autores Mevlyde Mezini-Saraç, foli edhe  z. Albinot Maloku,politikolog, i cili në referencën e tij shpalosi disa nga vlerat e kësaj monografie dhe rolin e OJQ në periudhën e pasluftës ,si rasti i SHI.”Jakova” në Gjakovë.

Ndërsa, autorja e kësaj monografie, z. Mevlyde Mezini- Saraçi, rrëfeu përkushtimin e saj për ta nxjerr këtë libër me vlerë, përkundër vështirësive objektive gjatë punës në një periudhë bukur të gjatë kohore.

Pas konsultimeve me z. Ruzhdi Safën,  kryetar i SHI “Jakova” në Gjakovë dhe pëlqimit të Kryesisë së saj, u ndjeva e gëzuar për besimin e dhënë, por njëkohësisht  edhe për obligimin madhor që ndieja gjatë punës, për ta nxjerr një libër sa më të mirë- tha z. Mevlyde  Mezini-Saraçi.

Për punën me përkushtim të kësaj monografie, z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI “Jakova” në Gjakovë, z. Mevlyde Mezini-Saraçi  i dhuroi  Mirënjohje për kontributin e mirëfilltë si autore e monografisë “Buletini (2018-2022)”,botim i kësaj shoqate.

Shoqata e Intelektualeve “Jakova” në Gjakovë, me punën e saj të palodhshme, në vazhdimësi e ka begatuar jetën kulturo-letrare, në forma të ndryshme përurimesh, duke i dhënë qytetit një gjallëri shpirtërore . Padyshim se kontributi i SHI “Jakova,” në historikun e saj ndërvite, ka shënuar rezultate kulminante në jetën kulturore në qytetin e  Gjakovës. Këtë veprimtari dhe veprimtarët e SHI “Jakova,” jo  vetëm se duhet respektuar, por kemi obligim edhe përkrahjen pa rezervë për punën e tyre.

Gjakovë,

29.09.2023

Tahir Bezhani