Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Objektivi real i një letre
E hene, 25.09.2023, 06:55 PM
OBJEKTIVI REAL I NJË LETRE
Nga
Timo Mërkuri
Hasja
e shkrimit: Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti hesht para kërkesës së
Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” të F. Çaushit në gazetën Telegraf të datës 18 Gusht, 2023 më krijoi ndjesinë e
përballjes me diçka të besdisëshme në
mes të rrugës ndaj fillimisht synova ti shmangem, por rastësisht një fragment
aty nga fundi më tërhoqi vëmëndjen, ndaj nisa ta lexoj me një lodhje që më
shtohej pas çdo rreshti.
I-Letërshkruesi
(në takim me znj Ministre), duke e prezantuar veten si: “autori i zbulimit të dosjes së ”isopolifonisë”,”
i “parashtroi në esencë problemet kryesore që përmbante dosja” e zbuluar prej e tij, ku : në dosjen e dërguar nga shteti
shqiptar në UNESCO për vlerësimin e këngës sonë polifonike me iso gjasme ishte
shkruar se: a) “kënga jonë e ka origjinën nga kënga e sirenave” dhe varianti tjetër:
b)-“kënga jonë e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine”, por pa paraqitur
asnjë dokument për këtë.
Që
këto dy “probleme” egzistojnë jo në dosje por në mëndejen e tij kjo ëshstë tepër
e dukëshme pasi “zbuluesi” nuk paraqet asnjë provë dokume-ntare, por vetëm
hamendësime të stërvjetëruara, të cilat i kemi kundërshtuar me fakte dhe
dokumenta të publikuara në gazeta dhe portale të shoqëruara me fotografi, madje
unë i kam përfshirë te libri im “Origjina e këngës iso-polifonike dhe
ballafaqimet rreth saj” shtypur në ASD Studio Tiranë 2023, të cilin ja kam mundësuar
letërshkruesit ta lexojë, pavarësisht se kam patur dyshimin tim në se ai është
në gjëndje të kuptojë se çfarë thuhet në ato, por pikërisht sot mendimi im avancoi më tepër,
ndaj mqse objekti i shkrimit tim nuk është debate mbi ato, unë nuk do ti ripërsërit
argumentat e mia. Sot do flas për letrën
dërguar ministers Margariti, etikën dhe objektin e saj real.
II-Pavarësisht
se letra i drejtohej Ministres së Kulturës,
gjë që kërkon një etikë dhe kulturë të shkruari, duke perifrazuar stilin e
letërshkruesit, këtë letër do ta cilësoja: “Asgjë e re nga fronti i baltosjes”.
Po ai fjalor vulgar me shprehjet: shëmtirë,
falsifikime dhe përçudnime, antikombëtare, antishkencore, antihisto-rike,
diversion, falsifikues, mësues matrapaz, gazetarë të dështuar, opinion
çoroditës, mercenarë të X, falsifikator, mediokri, i përlyeri në shërbime të
huaja, vogëlani etj. plot njëzet e pesë epitete të tilla fyese, disa të
përsëritura nga dy tri herë, sa që gjatë
leximit të krijohej përshtypja se letra ishte shkruar me baltë, e cila të ndotëte
jo vetëm duart por edhe shikimin. Dikush duhet ti thotë këtij njeriu se të
shkruarit është së pari etikë, kulturë dhe dije, pasi shkrimi vërtet është përgjegjësi
personale,por efektet e tij janë shoqërore..
Megjithëse
unë isha mes të cilësuarve me këto epitete, çuditërisht në vend që të
mërzitesha buzëqesha, sepse mu kujtua fjala e Vittorio Feltri që thoshte: “Kur
më shani më bëni nder, pasi tregon se nuk kini argumenta të më kundërshtoni”.
III-Më
sa kuptohet nga letra Ministrja e ka pritur dhe dëgjuar me vëmëndje e respekt
grupin e shoqatës “Labëria”që i kishte kërkuar takim, mes të cilit bënte pjesë
dhe letërshkruesi dhe konform detyrës e kopetencave u është përgjigjur se: “Për këto shqetësime që ju ngrini, ajo: do ngrinte
një grup pune që të grumbu-llonte polemikat, ti studionte dhe ti paraqiste një
material”.
Përgjigja
e znj Ministre është tepër korekte, por letërshkruesi nuk është dakort , ndaj i
“kthehet” Ministres: “Ç‘nevojë ka ngritja e një grupi të tillë?, Çfarë do sjellë
ky grup? Ne erdhëm tek Ju, e nderuara Margariti, për t’ju ndihmuar!” dhe pasi e “ndihmoi” , i komunikoi: “ Me
aprovimin dhe firmosjen e dosjes në UNRSCO, prej Ministrisë Kulturës, Ju jini
në një krah me V. T., duke u vendosur
kundër shoqatës “Labëria” dhe popullit shqiptar”, madje shpall: “Kështu (ju, znj Margariti) vini në
pikëpytje zbatimin e detyrës tuaj”, thua
se ky i jep dhe kontrollon zbatimin e detyrave Ministres. Madje me cilësinë e “zbuluesit” deklaron “faktet”: “V. T. ka shpërdoruar
detyrën…, po kështu edhe Ministria e
Kulturës ( ka shpërdoruar detyrën), duke e firmosur dosjen për në UNESCO me difekte parimore” dhe ja argumenton këtë shpërdorim detyre me faktin se: “Mungon në
UNESCO kënga e sirenave dhe
transkriptimi i vajtimeve të tyre në pentagram..” duke harruar që sirenat
janë mite, që përcjellin mesazhe dhe jo realitete që përcjellin melodi, mbi të
cilat të pretendohet origjina e çfardo kënge.
Zbuluesi
ynë vazhdon në formë provokative: “E besoni Ju Znj. Margariti, se kënga
polifonike e popullit shqiptar është produkt i sirenave? Nëse e besoni, shpalleni publikisht dhe mbyllet debatet” dhe po
provokativisht shtron pyetjen “Nuk e ka nivelin kulturor dhe intelektual,
Ministria e Kulturës, për të realizuar këtë diversion që përmban dosja, apo
noton në ujrat e opinioneve të V. T. dhe mercenarëve të tij?”.
Dikush
duhet ti thotë këtij njeriu se Ministria punon në bazë të një Programi
Qeveritar dhe jo në bazë të detyrave që i ngarkon “zbuluesi” apo në bazë të
konkluzioneve të “simpoziumeve” të çfardo shoqate atdhetare, kulturore, e cila
nuk ka as kopetencat dhe as kapacitetet që të nxjerrë konkluzione shkencore e
jo më që ato të jenë të detyrueshme për ndonjë antar të kabinetit qeveritar.
IV-Letërshkruesi
i kërcënohet Ministres: “Ne kemi bindjen, se qëndrimi i juaj abstenues ndaj dosjes së UNESCO-s,
është thjesht zbatim detyrash që u janë komunikuar nga forca madhore, (kush janë këto “forca madhore” xhanëm) ndryshe
Ju, nuk mund ta kompromentoni personalitetin tuaj me “isopolifoninë “!
E
patakt dhe vetëdemaskuese është replika e letërshkruesit më Zv/Ministren znj
Meri Kume, e pranishme në takim, e cila “guxoi”
të shprehej se: “Ne nuk mund ta ndryshojmë emërtesën iso-polifoni” dhe ti
propozonte që Shoqata “Labëria” të pregatiste një dosje tjetër dhe në vitin
2027 të tentohet të pranohet propozimi i saj në UNESCO. Letërshkruesi jo vetëm
që nuk e ka pëlqyer këtë propozim të zv/Ministres, por i revoltuar me Zv.
Ministren, i kthehet përsëri Ministres: “Kjo
“rrugë-zgjidhje”, e nderuara Margariti, nuk e eliminon dosjen aktuale”!
“Eleminimi i dosjes aktuale” shprehet
letërshkruesi, këtu pra, fle lepuri, jo te emërtimi “iso-polifoni” (polifoni me
iso). Problem dhe synimi i tij është eleminimi i dosjes shqiptare në
UNESCO, frazë me të cilën “lepuri” jo vetëm “që ngriti veshët” por doli hapur në
“sheshmejdan” duke kujtuar se do ndeshej me lepurushe, pse nuk ja priste mëndja
që ti dilnin përpara dy luanesha, duke thënë se: “dosja aktuale, që ndodhet në
UNESCO, duhet të shkulet me rrënjë, e
bashkë me të edhe titulli “kryevepër”.
Duhet të shkulet …dosja dhe..titulli “kryevepër”,! Çfarë urrejtje paska ky
njeri për këngën iso-polifonike (Polifonike me iso, vënçe) të shpallur nga UNESCO kryevepër shpirtërore e njerëzimit! Këtu kuptohet se thelbi i gjithë
përpjekjeve të tij është heqja e
çertifikimit të këngës sonë nga UNESCO si
kryevepër shpirtërore e njërëzimit.
Ky
gjasme “patriot i madh” ka vetëm këtë mision, heqjen e titullit “Kryevepër shpirtërore e njerëzimit” këngës
sonë, titull që e lartëson botën shpirtërore dha artin gojor shqiptar, që
nderon kombin tone. Këtë nismë e
justifikon se ajo gjasme është
çertifikuar si e prejardhur nga
kultura greke (sirenat dhe koret kishtare), prandaj UNESCO duhet tja heqë urgjentisht Shqipërisë dhe tja japë shtetit tjetër
(Greqisë). Këtë objektiv e ka shprehur hapur edhe te shkrimi i tij
“Mercenarët e isopolifonisë në veprim” botuar te gazeta Telegraf dt 15 Nëntor
2022 ku, duke ju drejtuar Mjeshtërit të Madh Roland Çenko shkruante: “ V.T ka
futur në UNESCO për llogari të Shqipërisë një kulturë që i përket një populli tjetër, popullit grek”.
Synimi
i tij dhe i një grupi “patriotësh” dumbabistë është që ti bëjnë presion ministrisë dhe
qeverisë me të gjitha format dhe mjetet që ajo, qeveria shqiptare ti drejtohet
zyrtarisht UNESCO me kërkesë për anullimin e çertifikimit të këngës sonë
polifonike me iso si kryevepër shpirtërore e njerëzimit, tja japë këtë
çertifikatë Greqisë sepse gjasme kënga “Polifonike me iso” është greke.
Kjo
është arsyeja që pavarësisht se ai nuk ka asnjë prove, asnjë fakt dhe asnjë
argument, i mëshon idesë se ajo “kënga iso-polifonike” (polifoni me iso) është
regjistruar në UNESCO si e prejardhur nga një kulturë tjetër (greke), duke shpërfillur faktet që shkencëtarët tanë,
(madje më shumë se kushdo akademiku i sulmuar prej tij) paraqesin dhe shprehen për origjinën shqiptare dhe vetëm shqiptare të këngës
sonë iso-polifonike (polifonike me iso). Ja që në këto çaste mu kujtua historia
e hajdutit që nisi të bërtiste “kapeni hajdutin” pikërisht para se të
realizonte vjedhjen? Mos u habisni nesër kur ky letërshkrues të propozojë ta
heqim dhe shqiponjën dykrenore nga flamuri se paska origjinë bizantine, ta
heqim dhe Skënderbeut titullin “Hero Kombëtar” se mqse ai u shkollua në Turqi
dhe erdhi nga Turqia, qënka “spiun i Turqisë”. (sikur janë dëgjuar dhe këto
akuza apo jo?) Mos u habitni me këtë misionar që kërkon shëmbjen e bedenave të
identitetit tonë kombëtar..
V-
Dikush do më thotë: Ai e ka debatin me Ministren, ti ç’hyn në këtë mes?
Sinqerisht që unë s’doja të hyja fare, por ja që ai vetë më futi në debat,
madje tinëzisht. Te fraza e fundit e letrës së mësipërme ai shkruan gjasme
“pafajësisht ” : “Dosja e futur në UNESCO, duhet
të hiqet urgjentisht, sepse veç të tjerash, konfirmon “zbulime” të llahtarshme, sikurse është “prejardhja” e Polifonisë
Shqiptare prej vajtimeve. Vajtimet, janë edhe në traditën shekullore të
popullsi-së së zonës veriore të Shqipërisë, gati të njëjta, por nuk ka polifoni
tre dhe katërzërëshe, sikurse në Jug”.
Këtu
as më pak dhe as më shumë e ka fjalën për librin tim “Origjina e këngës
iso-polifonike dhe ballafaqimet rreth saj” ku unë shpreh, mbroj dhe argumentoj
me fakte tezën e origjinës së këngës sonë isopolifonike nga ligjërimi mortor i
nënave dhe motrave shqiptare, tezë e cila bie në kundërshtim me idenë e tij
(shprehur në Simpoziumin e shoqatës Labëria) se ajo (kënga vënçe) e ka origjinën
nga lebërit e vetmuar kur mendonin hallet në kullotë apo pinin raki.
Që
tja sqaroj argumentat dhe provat e tezës sime në këtë shkrim është e kotë. Kur ai
nuk kuptoi Prof. Ramazan Sokolin kur thoshte se: “.. atje ( poshtë Shkumbinit. Cit. im. T.M) ndihet dhe isoja se bashku
me veçoritë e tjera polifonike” (“Folklori
muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranë, 1965, f.127), kur ai nuk kuptoi se termi
“polifoni” muzikalisht do të thotë shumë zëra solo, (marësi, hedhësi dhe
kthyesi) ndërsa iso nuk është zë solo por zë grupi, arkaik, që përfaqson
miratimin popullor të polifonisë, kur nuk kuptoi se kënga jonë vënçe është
bashkimi i polifonisë me iso-n, ju siguroj unë se ska për të kuptuar gjë nga sa
shkruajta më sipër. Ai nuk ka dijeni për këngën “Vajtimi i Ajkunës” etj. që ti kuptonte mesazhet e kësaj kënge-vajtim,
ai kurrë nuk i ka kuptuar këngët e nizamëve (Mbeçë more shokë, mbeçë me atë “klithmën” vajtimore oiii etj.). Ai nuk e kupton se arti gojor është produkt i
zhvillimit shoqëror në kohë dhe vende të ndryshme, ku në zonat e veriut,
për vetë kushtet e jetesës së izoluar u zhvillua tipari solo i këngës, duke
mbartur dhe “ftesën” për kolektivitet në elementë të saj. E kini të kotë, ai s’kupton
apo s’do të kuptojë asgjë nga etnokultura. Ai interesohet vetëm që të shembë
bedenat e kështjellave të identitetit shqiptar dhe flamujt e arritjeve të
popullit tim.
Sa
për ministren Margariti unë nuk e njoh, por dhe ajo ska nevojë për mbështe-tjen
time. Qënka kapedane vajzë.