Kulturë
Sotir Athanasi: Enigma e një romance Orjentale
E merkure, 20.09.2023, 06:40 PM
Enigma e një romance Orjentale
(Tregim i jetuar)
Nga
Sotir Athanasi
Grupi
i vizitorëve nga Athina mbërrijti në dalje të Xhamisë Blu. Gratë, kishin
dorëzuar tashmë shamitë e kokës që iu dhanë drejtuesit në hyrje për të
respektuar ritin fetar dhe ishin ende këmbëzbathura. Nxorën nga qeset e
celofonit sandallet dhe nisën t'i veshin për të zbritur shkallët e shumta.
Zhytja ende në atë mpirje që sjell perceptimi i gjithçkaje panë e dëgjuan,
shkaktoi natyrshëm edhe një lloj hutimi për këdo. Me këta vizitorë, ishte edhe
ajo zonjë që më pas do të quhej :
"L
E J - L A".
I
shoqi kish dalë pak më përpara e po lidhte këpucët, kur ngrijti kryet dhe e pa
gruan (tanimë pa shaminë e kokës së cilës i shkonte aq shumë sepse Ai e kish
ndjerë nurin e rënë nga bluja si e zbritur nga mbiqiejt ) i tha:
-
Si nuk bëre një pozë me atë shami?
Kaq
iu desh që gruaje e mikluar nga vështrimet, jo vetëm mashkullore, por edhe
brënda llojit të saj, perceptonte ende se: ajo mbulesë e ardhur si . . . nga
parajsa dhe e dërguar me shpejtësi galaktike enkas për 'të, në një farë mënyre
dëmshpërblente hijeshinë e mohuar të së tërës brënda kësaj xhamije. Sepse, i
shkonte tejet, gjë që i jepte kuptimin e një lloj hovëzimi nga vetë Ajo.
Kësisoj
nisi me ngut të ngjiste shkallët edhe pse disi e dyshimtë nëse do të mund t'a
vishte sërisht atë cohë të ritit muslyman në bojë perëndie e aq më pak besonte
në se do t'a bindte njeriun-sekuritiv, disi të vrazhdët për t'a fotografuar me
aparatin e saj celular.
Gjithsesi,
u ngjit.
Përfaqësuesi
i ligjit, ktheu kryet. Vështrimi i tij në mos i ashpër, mungesën e gadishmë-
risë për t'a ndihmuar, hapët e tregonte. Veç kësaj, portreti i tij kish ca
grimaca që fshihnin gjithsesi një dramë të brëndshme personale. Gruaja, që
dinte aq mirë të dallonte aromën-fine në natyrën femrore, nuhaste po ashtu edhe
tufanin e trazimIt mashkullor që në embrion. Prandaj sapo iu gjënd pranë,
buzëqeshi. Dhe, kur portreti i saj, merrte këtë trajtë shprehte ëmbëlsi,
dlirësi dhe se tek kjo femër-klasi lexohej qartë, te sytë e saj, statusi i një
Zonje të vërtetë. Qe ky moment kur, tek ajo, shpalosej një pafajsi çarmatosse për
këdo të cilit do t'i drejtonte aq ëmbëlsisht kërke- sën-favor. Kjo e bënte të
vështirë sprapsjen dhe të pamundur mospranimin. Ajo tha në anglisht:
-
Zotni ju lutem, kini mirësinë që ju karakterizon, të më jepni edhe një herë atë
shami që sapo jua dorzova, - dhe shtoi po me të njëjtën ëmbëlsi në buzëqeshje:
- Nga emocionet për këtë xhami me vlera të jashtëzakonshme kulti muslyman, ku
keni fatin të shërbeni Ju, "i ëmbëli-sekuritiv", harova të bëj një
fotografi.
Tjetri,
ndonëse fillimisht e pa me habi, instiktivisht, si të fliste turqisht me dikë
nga personeli, ia dha menjëherë shaminë të shoqëruar me një buzëqeshje të
ndrojtur e si të detyruar, jashtë tipit dhe karakterit të tij.
Duhet
pranuar se parzmorja mbrojtëse që rrethonte gjithë sjelljen e tij me një femër,
befas, q? rrëzuar e flakur tutje vetëm nga miklimi me shprehjen: "i
mbëli-sekuritiv". Kjo si një lëng dehës iu përhap thellë në dama- rët e
tij për t'i ngazëllyer zemrën. Sepse i miri turk nuk e dinte që kjo shprehje në
Greqi, përdorej rëndom si e ditës dhe se merrte vlera edhe nga krahu i kundërt.
Një mashkull për shëmbëll, në supermarket mund t'i drejtohet shitëses së re në
moshë: "zonjusha ime", ose: "zonja ime!", për analogji, kur
tjetra ishte grua). Por le të mos largohemi nga tregimi ynë. Se jemi në Orjent
dhe "i ëmbëli- sekuritiv ", ishte tejet i ndrojtur nga pasiguria se
si mund t'a merrte kjo Zonjë, gëzimin dhe kënaqësinë e tij. Nga që ndjehej mëse
i përfillur me kërkesën e saj, për më tepër i stolisur nga fjalët: "i
ëmbli-sekuritiv "! Në ndryshim nga rastet e rëndomta kur qe i detyruar për
zbatimin e riteve të kultit me vizitorët; lëvizja e tij, aty më parë me dikë
tjetër, qe e ftohtë për të mos thënë e bezdisshme. Kësaj Zonje, si në një
marrëveshje të fshehtë, nga ato që një femër di dhe kap sinjalet dashamirëse të
seksit tjetër, kaq i mjaftoi të triumfojë mbi 'të. Nga siguria në veprimet e
saj, si midis . . ., shokësh, i la në dorë këtij mbikëqyrësi ligjor celularin,
pa iu lutur më parë të kishte mirësinë për t'a mbajtur atë. Ky veprim, merrte
vlerën e një testi në vazhdimin e lojës me një hap më të guximshëm. Sepse, pas
kësaj, Ajo hodhi mbi krye shaminë; ia mori sërish celularin që Ai t'i kishte të
lira duart dhe po me atë mënyrë si midis të njohurish të vjetër, në anglisht,
tha:
-
Ju lutem, " i miri e i respektuari "zoti . . . ( u memdua disi
përpara se të përdorte në anglisht, shprehjen më me hije:) - Zoti supervizor!
Rregullomani pak shaminë!
Sigurisht,
kjo i kalonte të gjitha. E para: se Ajo qe greke dhe Ai turk. E dyta: se Ai qe
mysliman dhe Ajo e krishterë. Dhe së treti: se Ajo qe një Zonjë e martuar dhe
se Asaj, ashtu si edhe Atij i dukej hunaza në gisht. Gjë që tregonte se duhet
të qe gjithashtu i martuar. Prandaj Ai nguroi për një çast përpara se të
zbatonte edhe këtë kërkesë tejet të natyrshme e llogjike nga kjo Zonjë e
çuditëshme e cila ia kishte zbutur, për të mos thënë, mposhtur vrazhdësinë e
tij. Por Ajo, nuk donte t'ia thyente sedrën. Aspak. Përkundrazi: iu afrua më
pranë dhe si në fshehtësi, a mirëbesim vetëm për veshët e tij, i tha:
-
Unë jam myslimane shqiptare.
Pas
kësaj, me zë tepër të ulët, (në qoftëse unë e kujtoj mirë ) recitoi një sýre që
e mbante mënd nga vegjëlia dhe që niste me fjalët:
-
Eshen ilaj-laj hilellaj . . .
Atëhere,
Sekuritivi turk, pa më të voglin ngurrim, tepër vllazërisht i hodhi duart në
qafë dhe e përqafoi.
Dhe
. . . shihni!
Ai
nisi t'ia rregullojë si të qe me partneren e tij kur përgatisnin njëri-tjetrin
përpara se të dilnin. Se, edhe kjo Zonjë, moshatare me 'të, Ajo q?. Kur mbaroi,
ky Oriental-sekuritiv e soditi gjatë, ëmbël dhe me admirimin ëndërrues, për të
shqiptuar instiktivisht emrin e ish bashkëshortes së tij: LEJ-LA!
Sytë
iu skuqën tejet dhe për zonjën-gre- ke-klas, kjo fliste shumë. Mbase për një
mall e mbase edhe pendesë nga një ndarje. Veçse zonja dinte t'a fshihte edhe
këtë hamëndesim tejet pranë së vërtetës. Prandaj i dha aparatin me një gjest
mëse shoqëror dhe Ai, pa më të voglin ngurrim e filmoi. Ajo i dorzoi shaminë
blu dhe çuditërisht pa se vështrimi i tij, si ajo e një aktori në xhirim, nuk
shihte në drejtim të kameras, por pas kameramanit. Nga që, në të djathtë të
tij, vështrimin kishte përqën- druar. Por, siç aq bukur dinë gratë të maskojnë
qëllim, Ajo, spostoi pak trupin. Lejoi kështu të kalonte një grua që sapo
dorzoi shaminë dhe e ndau nga ky intimitet me Sekuritivin. Zonjës sonë, kaq i
duhej që me bisht të syut të shihte tundjen e kokës dhe lëvizjen e buzëve të
kolegut turk-gjith- ashtu sekuritiv i cili miratonte ngjajsh- mërinë e kësaj
Zonje me ish partneren e sivëllai të tij. Edhe sepse së bashku me tundjen e
kokës, me zë të ulët, përsëriste si në fshehtësi por mjaft ëmbël në dy rrokje,
emërin LEJ-LA!
LEJ-LA!
Kështu
quhej ish bashkëshortja e Sekuritivit tonë-Qemal. Ai përpara se të q? i tillë,
ishte një piktor i pa fat, ndonëse q? një Van-gog i peizazhit dhe natyrës turke
për të cilat çdo vizitor mahnitej tek shihte gjelbërimin e Konstandinopolit,
(siç e quajnë grekët ende zyrtarisht, Stambollin e sotëm)
Partnerja
e piktorit Qemal e shtyu si e shtyu për gati një vit me mungesa të jashtëzakon-
shme në përballimin e jetës të mbushur me sakrifica, por edhe privime. Pasoja
këto ngaqë piktori nuk kishte një punë të përhershme, por mbështetjen në
shitjen e pashans të krijimeve të tij nga e cila nuk mund, që nuk mundte të
hiqte dorë. Ajo zotronte zanatin e permanentit. Por Ai e kishte për turp
vartësinë ekonomike nga paga e së shoqes, edhe pse provonte mungesat më bazike
për mbijetesë. Grindjet me partneren e cila jetonte dëshpërimin e tij, solli të
vetmen zgjidhje të detyruar: braktisjen.
Stambolli
ka njëzetë milion banorë. Ajo kaloi Bosforin dhe në anën aziatike e ndihmuar
nga prindërit e saj, hapi një lokal bukurie. Tashmë qe mbushur viti që lokalin
e drejtonte vetë dhe kishte një klientelë të kënaqshme. Po piktori?
Piktori,
i katandisur keq, iu drejtua për borxh një shoku fëmijërie. Ky qe Refiku që
lexuesi e njeh tashmë, si sekuritivin tjetër. Ai e bindi që të niste punë në
Xhaminë Blu si Sekuritiv për të zëvëndësuar dikë që kish dalë në pension. Këtu
piktori ynë mund edhe të frymëzohej për krijimet e tij. i tillë qe rasti.
Piktori, tashmë i punësuar, po atë ditë, u kthye në shtëpi vetëtimë dhe mori
bojërat. Hodhi lehtshëm konturet e portretit të vizitores-Lej-la me shaminë mbi
krye dhe pastaj nisi me gishtërinjtë të trazonte ngjyrat duke përsëritur:
"Tregoje
tani veten se përzierja e tillë e ngjyrave, është muzika për mjeshtërinë tonë.
Le t'a bëjmë këtë . . . ARJE, nën titullin: "Ktheu LEJLA" .
Dhe,
si gjithmonë në këto raste, përqëndro- hej pas kameramanit. Atje ku përfytyrimi
tashmë kishte sjellë imazhin e . . ., LEJ-LAS së tij. Dhe thuajse e gdhiu për
të përfunduar punimin.
Dy
ditë më pas, grupi i turistëve nga Greqia, në hollin e hotelit OKEAN, po
zbrisnin valixhet të kënaqur për javën kaq të ngjeshur të vizitave. Atë
mëngjes, ata nuk harruan të merrnin në lokalin e ëmbëlsirave Krem-bakllavanë
karakteristike dhe me emër në Konstandinopol. (Siç na pëlqen tani edhe neve të
integruar tashmë plotësisht në mëndësinë e qytetërimit grek, të quajnë
Stambollin e sotçëm).
Hotelieri
po shihte gazetat e ditës, përpara se t'i vinte në tavolinat pranë kolltuqeve
në holl. Atë çast zbriti edhe çifti nga dhoma 404. Hotelieri mori çelsin. Ai,
shihte me hutim: herë gazetën dhe herë zonjën që dorzoi këtë çelës. Dhe,
instiktivisht tha: - LEJ-LA!
Klientja
buzëqeshi ëmbël. Ishte kjo buzëqeshje që nxirrte në pah tiparet e saj më të
mira, më të dlira, më të sinqerta dhe imponuese të Zonjës- klas'.
-
Ktheu LEJLA! , - përsëriti Hotelieri në recepsion. Kuptohej që po lexonte një
titull, por që enkas, duke buzëqeshur e tha në anglisht.
Zonja
e veçantë-klas, kuptoi shumë. Intuita i solli ndërmënd turkun-Sekuritiv e
bindur që Ai jetonte një dramë. Receptionisti ia bëri me dorë të vinte pranë
duke i treguar gazetën. Zonja-klas e grupit grek të vizitorëve pa portretin e
saj me shallin-parajsë në Xhaminë Blu. Porse, i saj, ishte vetëm portreti. Se
autori e kishte paisur me krahë për t'a shndërruar në një zog shtegtar. Enigma
në këtë pikturë qëndronte në se fluturimi tregonte ikjen, apo kthimin e këtij
zogu shpërngulës?
Titulli:
Ktheu LEJ-LA!, megjithatë e tregonte qëllimin. Mashalla!
Diku
në cep të saj, ashtu siç dinë gratë të shohin hollësi, sidomos kur këto, dikush
mundohet t'i maskojë, Zonja-klas lexoi emërin e autorit Qemal. Dhe Atë,
ndonëse, jo lehtësisht në turqisht, por me gërma latine, e tërhoqën si . .
.,një buzëqeshje e ndrojtur, fjalët:
"Çok
gjyzel, LEJ-LA"!
Dhe
s'e kishte të vështirë të ndjehej tejet e falenderuar nga Piktori Sekuritiv,
Qemal. Në mëndje i erdhi urimi:
"Dhëntë
Zoti t'i kthehet Sekuritivit-piktor- Qemal, LEJ-LA!
Edhe
ne përsërisim në turqisht që të ngjisi, dëshirën tonë: ISHALLAH!
-??---------------
Sotir Athanasi,
Athinë,
shkruar më:
16,dhjetor,2020
Dërguar
më
20,shtator,2023