Kulturë
Përparim Hysi: Cikël me poezi lirike
E enjte, 14.09.2023, 06:25 PM
Cikël me poezi lirike
Nga
Përparim Hysi
1.Unë, fusharaku!
Kam
bredhur fushave pa fund
SE
në fshat fushor kam lindur e jetuar.
Por
shuhurimën e pyllit nuk mund,
Nuk
mund të rri pa kujtuar.
Kam
parë dhe rrëkenë që zbret nga mali
Tek
zbret e përplaset mbi gur
SE
kot nuk jam nip prej SKRAPARI
Ku
verave veroja dikur.
Çditem
se tani jam i moshuar
Dhe
turrem, tutje, fëmijërisë
Mallngjehem
duke kujtuar
Dhe
mbytem prej nostalgjisë.
2.Ti
Ti
i ngjan një peme plot me kokrra
Kokrra
që piqen, tani, në vjeshtë
Dua
që në krahë të të marrë"hopa"
Dëshirën
po ta them me këtë vjershë.
Bëhem
si fëmijë, i nxitur nga nepsi
Dhe
dorën drejt teje zgjat
AH,
kjo dreqdore, mu mbi gji ngeci
Dhe
trembëm se mos thuaj"mjaft".
Nuk
fole fare, por u skuqe fare pak
Dhe
unë, tani, bëra më tutje
Ta
hajë dreqi, ç'pret nga një çunak
Që
është i mbushur me"huqe"?!!!
3.Keq me kujtesën
M'u
bë kujtesa si një pus i tharë
"Kova"
kot rri varur mbi "pus"!
Dua
të kujtoj ca vite më parë
Por"kovën
e kujtesës" dot nuk e mbush.
Mjegulla
e harresës zë më mbulon
Mundohem
që mjegullën ta përzë
Ah,
kjo gjendje, sa më ligështon
Mbeta
si"film pa zë".
4.Sytë e tu
Sytë
e tu rrezatojnë një drltë gjallese
Buzët
të fryra, të trasha e tërë lëng
Këta
sy më hapin udhën e një shprese
SE
gati koka më bën"tëng".
"Tëng"
se dua që t'i puth ata sy
Dhe
buzët e fryra e të trasha
Pa
të treguar të vërtetën nuk rri:
Plasa,
moj mike! Plasa!!!
5, Tërë kohën
Tërë
kohën ju qëndroni e gjallë
Si
e gjallë mu brenda shpirtit tim
Ah, sa mall që kam! Ah, sa mall!
Që
t'ju jap qoftë dhe një përqafim
Pas
përqafimit, shtohet "oreksi"
Dhe rinisim lojën e bukur të dashurisë
TA
dish, moj mike, më ka pushtuar stresi
Dhe
ligështohem prej nostalgjisë.
Dua
të vë krahë si zog e të nisem fluturim
Atje,
në emigrim, ku jeton tani
I
brengosur dhe me shpirtin pelin
E
shkrova për ty këtë poezi.
6. Kontradiktë
Jam
i lumtur dhe i mbushur me gaz
Se
ty po të puth me qindra herë
Mbushur
me helm dhe sa nuk pëllcas
Se
po trilloj këtë herë.
Por
unë e kuptoj pse nuk jam i lumtur
Si
mund të jesh i lumtur, po qe mendjekthiellët?
Atëherë,
kur qeshë i lumtur, mendjen e kisha humbur
Pas
një të bukure dhe mend zija qiejtë.
7. Troket era në dritare
Troket
era në dritare
Si
një zog që po jep shpirt
Tek
të pres jam si në alarme
Sy
e veshë jam bërë i gjithë.
Dhe,
pastaj, troket dera
Unë
sulem që ta hap
Nuk
qe ti, po ishte era
Tani
erën kam "inat."
Çfarë
pres unë dhe çfarë më del
T'ma
punoj era mua?!!!
Tash
nga nervat që jam bërë"erë"
S'erdhi
mikja që e dua.
Tiranë, 14 shtator 2023