E diele, 16.02.2025, 07:31 PM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Poeti

E marte, 12.09.2023, 06:43 PM


Mihal Gjergji

P O E T I

Me bririn e Hënës ta pija

Një kup’ me raki a me verë

Me botën kundruall të rrija

Se bota s’kupton asnjëherë

Në brazda të gjata mendimi

Të ndalja një çast vetmitar

Më lodhi kjo perde trishtimi

Që nderet mbi shpirtin e vrarë

T’ia pi atë sy si të natës

Kaprolles që vret edhe shkon

Me degën e njomë të lofatës

Do bëj një bilbil që këndon

Dhe buzën e gjaktë si qershia

Kush vallë e rrufit, nuk e di

Me ç'mjalt na ushqen poezia

Kur buzën poeti s’e pi ?!

Pastaj le të shkruaj qitapi

Që unë paskam qënë mëkatar

Dhe priftin me mjekër si cjapi

Ma sillni atje dëshmitar

Tiranë, Shtator 2015.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora