E diele, 03.11.2024, 05:23 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Shyti: Mbretëria e errësirës

E merkure, 06.09.2023, 06:19 PM


Vladimir Shyti, Durrës

Mbretëria e errësirës

Marshon para, e veshur nën'urdhër,

Mbretëria e errësirës me bes'të bindjes,

Me ves' e rritën lulen mbretërore,

Me "trima" ngritën majën e kështjellës.

Bukur ja ngjyrosët nënës thinjat,

Pa i'ja shikuar dertet e lotët,

Vegjëlisë i ngulët në brinjë thikat,

Vetëm për tu dukur para botës.

O kuçedër e ferrit!

Ku i kemi zogjtë tanë të bukur,

Ja u prishe folenë e prindërimit,

Në dhera të huaj i dëngdisët.

Mbushe vendin me strehë varfnore,

E mbi ta shkëlqimi rremë,

Plazhe luksoze, pika turistike,

Dhe nën to, mjerimi kancerozë.

O të paudhë të sketerrës,

Borën e bardhë e ndyjnë qentë,

Jetojmë si salamandra në zjarrë,

O ju mbretërit e errësirës.

Qetësi ju kërkoni, në pranga,

Të largoni elementin e zjarrtë,

S'jemi të kohës së bronxtë,

Jo , veç revolucioni të shpëtonë.

Ne, me një gjuhë të lashtë evropiane,

Por, me akademik të shitur, të mykur,

Me tokë të argjend, shkelim mbi ruzare,

Na grabitët, na coptuat vendin tonë hyjnor.

Dhe mbretëria e errësirës shfaqet pa formë,

Që nuk nderon mendimin e të dlirit,

Ata janë Zot e shkop të kudondodhur,

Dhe poeti kërkon, psenë, e mjerimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora