Kulturë
Arsim Kajtazi: Meditimi transcedental poetik
E hene, 04.09.2023, 07:46 PM
MEDITIMI TRANSCEDENTAL POETIK
(Mbi
poezinë e Remzi Limanit)
NGA
ARSIM KAJTAZI
1.
Shkrimi
i poezisë dhe komunikimi intensiv poetik në
rrjetet
sociale kibernetike, siç është edhe
"Facebook"
, ka vite që praktikohet edhe ndër ne .
Edhe
shkrimtari tashmë i shquar Remzi Limani, me
një
opus të gjerë krijues letrar, është ndër të rrallët
që
këtë e ka preferuar që më parë, po edhe tani,
sepse
po duket se është bërë një formë shumë e
preferuar
dhe nxitëse për kreacionin e tij, duke
mbajtur
një kontakt të vazhdueshëm komunikimi me
lexuesin
e tij të preferuar, që duket është bërë edhe
një
mekanizëm motivues i ndërsjellë krijues-
receptues,
për të shkruar dhe komunikuar aktivisht
në
kohë reale.
Kjo
ndërlidhje shkakore me lexuesin e digjitalizuar
ndodhi
edhe muajt e fundit, e duket se e bërë me
nevojën
për të shkruar më ritual, e herë - herë edhe
me
rutinën thuaja ditore, në një etapë të caktuar
jetësore,
tashmë po i shohim edhe të përmbledhur
në
formën e librit klasik, që po përgatitet ta bëjë
jetën
e saj me të gjatë si libër klasik poetik. I tillë
pra
është edhe libri më i ri me poezi "Zëri i heshtjes"
i
autorit Remzi Limani.
I
sfiduar e i testuar në rrjetet sociale, tashmë i
kulmuar
në formën e saj më të denjë brenda
kopertonave
të librit klasik, ofron një realitet
kompleks
poetik, që ende fton dhe sfidon për të
komunikuar
e kapur fshehtësitë e porositë
thellësisht
poetike të këtij libri , për shumë çka të
veçantë
në opusin e autorit. Pra, format
bashkëkohore
të shkrimit, e të leximit, kështu
formësohen
dhe transformohen në klasiken
moderne
poetike, në aspektin e formës dhe zhanrit
letrar.
Nevoja
imanente për të lënë gjurmë në kohë reale,
madje
edhe në hapësirat e pafundme kibernetike, ta
quajmë
edhe si formë poetike, poezia kibernetike,
mundëson
vërtet një komunikim e receptim tejet
dinamik,
edhe në formën eksplicite, por në raste të
caktuara,
varësisht nga niveli intelektual i lexuesit,
edhe
tipin e receptimit implicit. Forma e lehtë e
komunikimit,
nuk do të thotë se e toleron lehtësinë e
padurueshme
të sipërfaqësores, përkundrazi,
poezia
e Limanit tashmë i referohet lexuesit të
formuar
dhe të pasionuar, që zhytet në thellësinë e
poezisë,
për të shijuar thellësinë meditative
modeluese
e kreativitetin imagjinativ poetik.
2.
Libri
me i ri i Remzi Limanit me poezi "Zëri i
heshtjes",
duket fund e krye përshkohet me një
intencë
të kërkimit dhe të shpalosjes së thelbit të
dashurisë,
në një gjendje e atmosferë limonite,
dhembje
e lëngate, në aspektin e saj më të gjerë,
ndërsa
e fokusuar deri në obsesion, në dashurinë si
fenomen
universal, dashurinë ndaj femrës, në
kuptimin
e saj më të gjerë e më të thellë.
Në
kërkim të dashurisë së humbur, idealizuese, gati
mitike,
edhe poeti Remzi Limani sikur zhytet në
transcendencën
e përvojës njerëzore, në vetëdijen
dhe
ndërgjegjen kolektive, për të kërkuar fillimin e
kësaj
ndjenje të nevojshme, pasioni dhe instinkti, në
përvojën
më herake, biblike e mitologjike, duke e
krijuar
Evën e tij të dashur nga qenia e tij, nga
eshtrat,
mishi dhe gjaku i tij poetik, sipas arketipit
biblik
të Adamit!
Dhembja
është për humbjen e dashurisë së krijuar
nga
bota e tij prej krijuesi, dhe në këtë atmosferë
limonite,
ku zotërojnë tonet e errëta të jetës, ku e
verdha
kontraston me të kuqen, errësira me dritën,
poeti
përmes heroit lirik shpalos në detaje këtë
rrugëtim
në "rrathet dantesk", dhe me
ekspresionizmin
dhe impresionizmin gati vangogian,
ngjyros
pamjet e fiksuara deri në detaje drithëruese,
për
të krijuar një poezi tipike të imazheve. Kështu,
duke
i dhënë atyre emocione e ngjyrime nga më
finet,
autori shpalos me një veçori tipike boten e tij
prej
poeti e artisti, me një shqiptim autentik poetik.
Me
këtë qasje autori i jep krah forcës mentale e
shpirtërore
të heroit lirik, dhe sado që i ndien
tiktaket
e orës dhe kohës në të sosur, i jep jehonë
fuqisë
së dashurisë, etjes dhe pasionit për të
dashuruar
deri në frymën e fundit, madje duke e
dëgjuar
në vetminë e tij edhe zërin e heshtjes, ku rri
e
fshehur apo e pulitur për t´u zgjuar sërish
emocioni
i dashurisë, për femrën dhe jetën!
Në
trajtimin e figurës së femrës në kuptimin e
përgjithshëm
( e shfaqur si nuse, grua, e dashur
etj)
, deri në obsesion me pasion dhe dhembje,
Limani
është nga autorët e rrallë që temën e
dashurisë
ndaj femrës e detabuizon, por prore duke
e
ruajtur ndjenjën e çiltër dhe të drejtpeshuar, kur
shpalos
ndjenjën e dashurisë ndaj bukurisë fisnike e
hyjnore
të femrës - deri në sensualizëm. Aktin e
dashurisë
më paralojën dhe lojën e saj, që bartë
pasionin
më të bukur njerëzor, autori i qaset me një
ndjenjë
skofiare, që këtë akt e bënë sa të bukur aq
edhe
madhështor! Dhe ajo ndjenjë sa e thellë dhe
enigmatike,
deri në thellësi dhembjeje, na bëhet aq
e
çiltër dhe transparente, më të gjitha dritëhijet e
saj!...
Zëri i heshtjes është edhe zëri i dashurisë së
thellë,
që kumbon edhe pa zë, edhe më heshtjen,
edhe
me hijet e feksura nga netët pa gjumë me
ndriçim
hëne e vizione ëndrre.
3.
Temat
dhe motivet poetike të kapura e shpalosura
përmes
heroit lirik trajtojnë situata nga më të
ndryshmet
jetësore, psikologjike (krizat mentale e
shpirtërore
të njeriut modern), trajton poetikisht
edhe
aspekte sociale, ekzistenciale e filozofike, të
kohës
aktuale, madje subjekti krijues i kredhur ne
një
auto analizë, një zhytje mentale e shpirtërore
transcendentale
në vetvete, përmes një meditimi
krijues
poetik, nxjerr në pah analizat me të thella
"radiologjike"
e "onkologjike" jetësore. Imazhet
poetike
shpalosen, rrëfehen thjeshtë, ato pikturohen
me
ndjeshmërinë e artistit modern, pra të shpeshtën
kjo
bëhet me një tip të poezisë deskriptive, që
funksionalizon
simbolin, metaforën, krahasimin ,
duke
i dhënë mundësi që imazhi të kumtojë
mesazhin
poetik të balancuar sintetikisht. Këtë e
kërkon
autori më ngulmë deri në obsesion:
"E
dua një fjalë që zgjedh nyjet e dhembjes"
(Poezia
"Dhembja e thyer në kryq") fq.
"Unë
jam i shtrirë,
Nënkresë
kam duart e tua të buta.
I
shtrirë
Solemnisht
hesht për të dëgjuar
Zërin
e heshtjes sate."
(Poezia:
" Zëri i heshtjes", fq.37
Në
gjedhen e lektisjes pas të dashurës, të tipit të
Beatriqes
së Dantes, apo edhe të modelit jetësor
poetit
tonë të Rilindjes, Zef Serembe, Remziu do të
na
shpalos këtë dashuri-dhembje , në krijimin e
modelit
të tij, që kap stinët e jetës së tij, në kohën
kur
jeton e krijon.
"le
t´i marrim bojërat e syve tanë të ndezur,
le
të pikturojmë përqafimin tonë
dhe
gjithë gjëmat e ngrykosura në shpërthim!
(Poezia:
"Mjaltore", fq. 54)
Remzi
Limani do të na shpalos aq sinqerisht,
përmes
heroit të tij lirik, artin e ti të rëndë të
dashurisë,
edhe në ecjen burrërore stoike kah
fundi,
epilogu jetësor!
"Në
errësirën e shpirtit tim
Përqafoj
mungesën tënde."
(Poezia:
"Nëpër pamjet tua", fq 116)
Edhe
në gjendjet e ankthshme e morbide, Remzi
Limani
do ta zbërthejë pasionin e madh të
dashurisë,
që ta lartësojë përmbi dhembjet,
ndjenjën
e çiltër dhe pasionin për dashurinë!...
Libri
që tashmë e kemi në dorë, e po e përjeton
dritën
e botimit, do mbetet një himn për kohën -
kënduar
dashurisë!...
(Prishtinë,
gusht 2023)