Kulturë
Përparim Hysi: Oha, qeveri!
E merkure, 30.08.2023, 06:07 PM
Oha,
QEVERI!
In
memoriam SKËNDER HODO
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
SKËNDER
HODO ishte nga fshati CFIR i MALLAKASTRËS. Nga Cfiri ka qenë dhe një
nacionalist apo ballist që kish një çetë luftarake që quhej TEFIK CFIRI. Si
bashkëfshatar i TEFIK CFIRIT, edhe SKËNDER HODO bënte pjesë në atë çetë.
Historikisht dihet si përfundoi BALLI dhe çetat e tjera nacionaliste. Me
ÇLIRIMIN e SHQIPËRISË nga pushtuesit, komunistët vendosën pushtetin e tyre që e
quajtën pushteti popullor. Ky pushtet ku domenin e kish partia komuniste, i
vuri nënë satër gjithë kundërshtarët. Nën këtë"satër", për pak
shpëtoi dhe koka e SKËNDER HODOS. Nuk e pushkatuan, por e dënuan me njëqind e
një vite burg. Kur thuaj"njëqind e një", duket që nuk del i gjallë,
por ja pas gati 20-vjetësh burg, e
nxorrën nga burgu dhe mesviteve '60-të të shekullit tjetër, e sollën me gjithë
familje në MBROSTAR-URA të FIERIT që ishte tani si sektor ferme. Aty, në
MBROSTAR-URA, e njoha SKËNDER HODON që, për shkak të moshës, i thërrisnim xha SKËNDO! Qe burrë i zgjuar dhe, sado që në
burg kish hequr të zitë e ullirit, nuk rrinte pa shfryrë kundër qeverisë.
Inatin e kish mu mbi majë të hundës dhe mezi priste që të përmbysej pushteti.
Ai në"shkollën e burgut"(se shkollë e quante me të vërtetë, veç
qendresës, nga dy"FRETËR" kolegë në burg, kish mësuar të
lozte"shah". Aty, duke lozur"shah", më fliste se si e
kishin arrestuar. Kur të rrethojnë, - më mbante leksion ai, - mos ki frikë nga
polici.Se polici bën llogari kokën e tij.Keq është me ushtarin:këtij i rri pas
oficeri dhe do zbatojë urdhërin.Ushtarët na kapën, - tha ai. Ishte shumë
miqësor dhe besonte në miqësi. E dëgjova që në sy tim, i tha një
tjetri:"Më datën 29, se kaq e ka kjo qeveri!!!" Tjetri u largua duke
qeshur.
-Ore,
ç'bën, -ndëryhyra, i frikësuar.Më duket të ka marrë malli për birucë.
-Jo,
-më tha, - është nga ata të ASIM XHINDOLES dhe është më keq se unë.
* *
*
Bujqësia
(si gjithë bujqësia socialiste) po bënte poshtë e më poshtë. Rrypit të mesit po
i mbaroheshin vrimat dhe ndodhi që një ditë brigadieri t'i thotë xha SKËNDOS:
-E
sheh atë lopënlarë.të madhen fare?
-E
shoh, tha xha SKËNDUA.
Asaj
vëri kularin dhe bashkë me Balashin do
plugoni tek blloku 10!
Ore,
brigadier, - foli i revoltuar xha SKËNDO, po ku është parë të vësh nën zgjedhë një lopë?Lopa na ka dhënë
qumësht dhe për ne, fshatarët, është e bekuar si buka.
-Nuk
ka më qumësht dhe do ta shfrytëzojmë, se kot nuk e kemi blerë në HOLANDË.
XHa
SKËNDUA u vuri zgjedhën dhe fllloi të plugonte.Nga larg, pa që po afroheshin përgjegjësi i sektorit dhe sekretari i partisë. Kaq donte
Xha SKËNDO dhe, tek i shponte me hosten,
foli:- Oha Pal! Oha, Kozma! (Pal, përgjegjësi i sektorit dhe Kozma,
sekretari i partisë. Kur e pa që fjalët
e tij, do dëgjoheshin mirë, e ngriti dhe ca zërin dhe buçiti:"Oha,
qeveri!!!". Ardhësit u
alarmuan.Çfarë u the ashtu qeve?
-Nuk
janë qe, jo.Është një ka dhe një lopë dhe ndaj u thashë:-Oha, qeveri!!"
-Ti
të shashë qeverinë popullore apo ke harruar kush je?
-Jo,
-nuk kam harruar, po ku ka qevei që vë lopën në kular.
Lër
punën, - bërtitën njëzëri dhe do ta shohim punën tënde.
Mbasdite
u mblodh i tërë sektori dhe, mbasi demaskuan armikun e klasës, SKËNDER HODO, u
mor vendim:
Dëbohet
familjarisht nga ferma dhe të kthehet në fshatin e tij, CFIR.
Epilog
Kjo
ngjarje ka ndodhur mesviteve '70-të dhe unë e risolla pikërisht tani. Se tani,
më shumë se kurdoherë, duhet të bërtasësh:"Oha.qeveri!". Se mjerë
kush ka një hall dhe nuk zgjidh dot. Ka nepotizëm, ka hajdutllëk sheshit nga
qeveritarët dhe mos guxo as të sëmurësh dhe mos pretendo se, gjasme, ke të
drejtë. E drejta varet nga gjykimi i "padishahut" që ka atribute,
pothuaj, hyjnore. Nuk flas me apriori, por me fakte shumë domethënëse.
Sa
për të bindur ata që do e lexojnë këtë tregim të jetuar, do të rrëfej vetë
diçka me veten time.
Se
si iu tek, kryeministrit, dhe hapi një rubrikë, ku thuhej:-Shkruaj EDI RAMËS!
Jepej dhe linku se si. Dhe unë, sado që më është regjur lëkura, besova dhe i
shkrova. I shkrova për pensionin mjeran timin dhe, ndoshta, më takonte pension
i veçantë sipas kushteve që praqiteshin.
Nuk
plotësoja kushtin e LNÇL për arsye moshe dhe, të tjerat.që të gjitha.Kam një
xhaxha të pushkatuar me GRUPIN e dytë të
deputetëv në vitin 1948. Kam patur gjyshin kulak, Jam pushuar nga arsimi për biografi. Dhe
kushti i fundit: A ke veprimtari pas daljes në pension? Iu përgjiga kam shkruar
mbi 10 libra me prozë e poezi dhe shkruaj akoma(tani janë bërë 20, por dhe
dyzet të jenë.E di vet padishahu RAMA. As begenisi të më kthente përgjigje, po,
kur doli lista, pashë veç tjerash, që i ishte lidhur pension i veçantë MEDI
BUSHATIT.SE është shok me padishahun
dhe, kur më pushuan mua në vitin 1968, ky ish futbollist i "Dinamos"
dhe dhëndrri i Hysni Kapos, filloi si oficer hetues në Ministrinë e Mbrendshme.
As pyeti EDI RAMA, kur një ish i burgosur, mend bërtiti:-Me siguri i ke lidhur
pension të veçantë për pëllëmbat që më hoqi mua!!!
Mund
vazhdoja dhe me shembuj të tjerë, por dhe me kaq ia vlen të bërtasësh si i
ndjeri, SKËNDO HODË:"Oha, qeveri!" Dhe, po të ishte gjallë MIGJENI,
do bërtiste:"Deri kur kështu ma?"
Tiranë, 25 gusht 2023