Kulturë
Nuhi Veselaj: Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. Milojeviç - Rezyme
E diele, 27.08.2023, 07:59 PM
Nuhi Veselaj
R
E Z Y M E
Varianti i parë i këtij vështrimi
kritik historiko-gjuhësor: “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. Milojeviç (1866
-1873) dhe epranët e pasuesit e tij”, është botuar në portalin zemrashqiptare:
10.09.2017 – 20.11.2018, në nëntë vazhdime. Tashti pas rileximit me
përplotësime të nevojshme po letërlibërtohet në shtatë krerë që secili krye në
vete paraqet një kompleks temash me përmbajtje të specifikuara, por të gjithë
krerët rrumbullakësojnë mesazhin që ka të bëjë me pasqyrimin raporteve
politiko-shoqërore serbo-shqiptare, sidomos nga fillimi i shekullit XIX, kur
serbosllavët nën ndikimin e romantizmit nacional të rilindjes sllavoserbe Preporod,
fjalëtermin serb që kishte nocion konglomerat etnish e përvetësuan si
nocion një etnie dhe kjo u mbrumos konturisht gjatë dy kryengritjeve serbe, të
Parë 1804–1815 dhe sidomos gjatë të Dytës (1815/1830) që rezultoi me njohjen
autonomisë së shtetit të parë serb ngaTurqia) Kështu shteti serb i nxitur nga
përkrahja e shteve armike të Perandorisë islame Osmane dhe i joshur
nacionalisht nga vetë atributi serb, emërtim ky, i
cili si toponim që nga mesjeta kishte shtrirje më të gjerë në Ballkan,
pikërisht në territoret që ende ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, si
Kosova e Maqedonia e më gjerë. Së këtejmi ky shtet i ri jo vetëm ëndërroi, por
syhapur punoi, ebëri përgatitje intensive të shumanshme për
ekspansionizëm, për zgjerim drejt këtyre tokave. Po kësaj kauze i
sherbeu edhe intelektuali entuziast me fantazi të bujshme Milosh S. Mlojeviç,
i cili i përgatitur si student nga Rusia dhe nga Kisha pravosllave serbe
sidomos, u dërgua në të ashtuaquajturën Stara Serbi në mision udhëpërshkruesi,
që të identifikonte çdo gjë serbe, sipas kuptimit njënacional që kishte marrë
ky emërtim në shtetin e Pashallëkunt të Beogradit së Knezhevinë serbe.. Këtë
mision si duket ky e filloi në vitin 1866 dhe përshtypjet e tij me ngjyrim
romantik i përmblodhi në tre vëllime (sveske) nën titullin “Putopis,
dela Prave stare Srbije” (Udhëpërshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë të
vjetër, të botuara 1870-1873, e cila u vlerësua si vepër e
përshtatshme propagandistike para fillimit të Luftës Serbo-Turke (1877-1878),ku
autori mori pjesë aktive si komandant i vullnetarëve rus dhe i nxënësve të vet.
Mirëpo ndërkohë, pas fitoreve në luftë, në Mbretninë Serbe, për shkak të kryeneqësisë
dhe të pavërtetave ms të cilat shërbehej, nuk pati jehonë e përkrahje as
ai as vepra e tij, madje as në dy Jugosllavitë: as të Kralit dhe as të
Titos (shek XIX-XX), por atë, veprën e tij, për shkaqe propagandistike kundër
Kosovë, në fillim të shekulli XXI, me leje–urdhër të SANU-s e të shtetit serb
pasmilosheviçian, nga pluhuri raftave të arkivave kishtare serbe, e nxori
hartografi Mirçeta Vemiç, në përpjekje për të mashtruar opinionin e gjerë
ndërkombëtar e vendor se gjoja mëvetësia e Kosovës si shtet, pas Luftës UÇK,
ishte e padrejtë, sepse vepra e Milojeviçit tregon që Kosova,
para vitit 1878, ishte e banuar me shumicë serbe, por ndërkohë serbët i
paskan dëbuar ose asimiluar shqiptarët me ndihmën e shtetit turk! Vërtet, konstantim
absurd pasi Serbia atë shumnicë 90% nuk e ka gëzuar kurr, as pas
pushtimit të Kosovës 1912, as ripushtimeve 1918, 1944, as me
1999, po Serbisë i duheshin qoftë edhe gënjeshtra e falsicitete për
të penguar njohjen e Pavarësisë së Kosovës ndërkombëtarisht si
shtet sovran dhe si fakt plus Vemiç e kishte një hartë etnike që e kishte
hartuar Milojeviç Së këltejmi z. Memiq, veprën e tij e titulloi “Etniçka
karta dela Stare Srbije prema Putopisa, M. S. Milojeviça 1871-1873
godine (Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër, sipas
veprës Putopis të M. S. Milojevic 1871-1873), e botuar serbisht e
anlisht më 2005 si libër special i veçantë nga SANU. Edhe pse me këtë punë nuk
mundi të pengohej Pavarësia e Kosovës, e cila u njoh ndërkombëtarisht më 2008,
megjithatë vepra Memiq-Milojeviq, e botuar serbisht e anglisht, vazhdon
të ekzistojë dhe e tillë citohet në të gjitha burimet serbe e më gjerë si vepër
në dobi të propagandës serbe se gjoja në fillim të shek. XIX Kosova
kryesishtrishte e banuar me etni serbe, të cilët ndërkohë qenkan dëbuar me
dhunë nga shqiptarëtç!
Pikërisht vepra e z. Vemiç që
rastësisht na u shfaq në internet na dha motiv e shkas për të reaguar me këtë
punim “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. M.S. Milojeviç 1866-1873 dhe
epranët e pasuest e tij” për të demantuar atë që ishte shkruar e
keqinterpretuar nga Milojeviç e Vemiç e të tjerë, në kurriz të shqiptarëve,
duke e qitur në dritë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën që duhet ta dijë në
radhë të parë vetë brezi i ri serb e shqiptar me akademikët në
krye, por edhe opinioni i gjerë.
Në mënyrë që Rezymeja të jetë sa më
funksionale dhe më e përkapshme për lexuesin po përpiqemi që sa me pak fjalë të
rikujtojmë përmbajtjen e këtij libri, shtjelluar në 7 krerë, prandaj po në
shtatë pika, pas titullit të kreut përkatës, do të spikasim vetëm ndonjëren nga
të veçantat që sadopak do ta orientojë lexuesin e nderuar drejt qëllimit
kryesor të mesazhit njerëzor politik që pas njohjes me lajthitjet e bëra nga
autorët mbase rastësisht tashti me qëllim që e drejta dhe e vërteta si
rezultat të sjellin paqetim mes dy popujve të pafajshëm, shqiptar e
serb, ndërsa fajtorët e prishjes së mirëkuptimit dhe mosdurim mes
popujve të demaskohen nga të dyja palët, e sidomos nga ajo anë që
ka mjellë dhe vazhdon me mjellë ende urrejtje për faje të paqena ndaj
shqiptarëve.
Po cilat ishin apo janë më të
veçantat nga punimi ynë sipas shtatë krerëve, do të përgjigjemi tash fill me
fakt-prova me radhë, sipas krerëve përkatës, duke spikatur më të veçantat:
I. Kreu I me titull “Injorimi i gjuhë shqipe si
kriter i së vërtetëls rreth zbërthimit të përqindjes etnike serbe – joserbe në
Serbinë e Vjetër (Kosovë) sipas veprës së z. Miorçeta Vemiç (2005), hartuar
sipas Udhëpërshkrimit të z. Miloš Milojeviç (1866-1873)” është shtjelluar
në pesë nënkrerë, duke zënë kështu një hapësirë mjaft të gjerë në punim.
Vemic në të vërtetë pos një harte të
ripunuar, ka bërë një punë të mirë, jo pa mund, që ka sistemuar 1400 emërtime
vendbanimesh që z. Milojeviç i ka shënuar në tri vëllimet e veprës: Putopis...,
ku shumica e emërtimeve të tilla shoqërohen me numrin e shtëpive sipas etnive
që dalin të shënuara nga Milojeviç, i cili për emërtimet e etnive përdori këto
iniciale: S serbë, O osmanë, Ç çerkezë, C ciganë, ndërsa
për etninë shumicë shqiptare, që i quan shkip shkipi manipulon me katër
emërtime etnish: tri etni pakica që përdor inicialet : L latini, A
arnauti dhe ili-ili (ose ose) të pavendosurit dhe një shumicë P
poturi, ku ka përfshi shkipët (që i shpjegon si serbë të
islamizuar ose serbë të turqizuar), të cilët Turqia këta serbopoturë
i ka detyruar jo vetëm të konvertohen në islam, por edhe të shndërrohen në shkipë
(shqipfolës) e ta harrojnë serbishten !!!. Vërtet një asyetim absurd, apo
joç! Po në vepër ndeshim edhe në absurditete të tjera.
Po me këto iniciale kalkulon
edhe Vemiç. Madje edhe ne respektojmë këto iniciale, por kur patëm të bëjnë me
etninë shqiptare (shkipët) për dallim nga Milojeviç e Vemiç në total
shifrën me P (poturi) e kemi bashkuar me ato nga incialet e tjera (
O, Ç, C; L, A. dhe ili-ili) dhe për krejt atë shumë e kemi përdorur
inicialin JOS (joserbë) dhe totalin e kemi krahasuar me totalin
nën inicialin S (serbë) dhe kështu kemi zbuluar manipulimin me
rezultatin: shumicë-pakicë (S ndaj JOS) nga z. Milojeviç e Vemiç.
Në të vërtetë, ne kemi konsultuar e ritrajtuar tërë materialin nga vepra
e z. Vemiç dhe nga tri vëllimet e z.Milojeviç, duke ilustruar me tabela
të reja dhe kështu kemi zbardhur të vërtetën ashtu si Milojeviç, e ka
regjistruar numrin e banorëve (shtëpive sipas etnive), por të keqinterpretruar
të Kosovës (Serbisë së Vërtetë) dhjetë vjet para Lidhjes së Prizrenit
1868-1878.
Këtu po i paraqit vetëm dy
konstatime të z. Vemiç, (bazuar tek Milojeviç) ku realiteti
paraqitet shumë i pasaktë dhe kështu konstatimet e shifrat e paraqitura
prej tij të pandryshuara mbesin damkë e zezë e turpit shkencor:
e para, “Pre Srpsko-turskih ratova 1877-1878
god. na Kosovo i Metohiji Srbi bili etniçka veçina a Arbanasi manjina. “Para
luftës serbo-turke 1877-1878 në Kosovë e Metohi shumica etnike ishte
serbe(!),ndërsa ajo shqiptare pakicë”(!) dhe
e dyta, “U gradskim naseljima Kosova: Prizren, Priština, Peç, çakovica,
Vuçitern i Kuršumlija, Srbi su çinili devedeset (90%) procenata
stanovništva. “Gjendja në qytete të Kosovës: Prizren,
Prishtinë, Gjakovç, Kurshumli tregon që në atë kohë 90% e banorëve ishin serbë”(!!!).
Ndërkaq, pas verifikimit që bëmë ne, duke shfrytëzuar
të dhënat nga z. Milojevic, përkatësisht z. Vemiç, në total, në fakt e vërteta
siç ishte e regjistruar nga z. Milojevic, mbështetur në interpretim të drejtë
rezultati del krejt ndryshe:
1. Në Kosovë e Metohi (si pjesë
e Stara Serbisë) numri i shtëpi-etnive sipas veprave të Milojeviçit në
vitet 1866-1868, d.m.th para luftës serbo-turke (1877-78) në përqindje
ishte: S 22% (ortodoksë e serbë), ndërsa JOS 78%” (shqiptarë
kryesisht).
Ndërsa si përgjigjje për konstatimin tjetër, nga
verifikimi doli ky rezultat:
2. Numri total i etnive në qytetet Prizren, Prishtinë,
Pejë, Gjakovë, Kurshumli, Vushtri, ishte S 14% (ortodoksë e
serbë), ndërsa JOS (shqiptarë kryesisht) 86%.
Këtë po e ilustrojmë më mirë edhe me
këto dy tabela statistikore:
a) Statistka mbi
numrin e fshatrave dhe të shtëpive sipas etnive
në tri zonat përkatëse
Ndërsa
b) Statistika për
numrin e shtëpive sipas etnive për qytetet
mbi 500 shtëpi:
Së këtejmi, sipas
fshatrave (vendbanimeve) po nga penda e z. MiIojeviç del ky rezultat: S 33%
ndaj JOS 66%, kurse sipas shtëpive (banorëve) sipas etnive: S 22%
ndaj JOS 78%.
Po përfundoj kreun e parë me këto
tri konstatime:
E para, te iniciali S shënova
atributet: ortodoks e serbë, sepse në të vërtetë shumica e tyre e
të ashtuquajturve të shënuar serbë kanë qenë ortodoksë
shqipfolës, jo serbë, me kuptim të ri njënacional që u përvetësua pas
kryengritjeve serbe, ngase ortodoksët shqiptarë vllahë e të tjerë, mund të jenë
qujatur serbë si të gjithë shkizmatikët, vetëm pse ishin apo kishin qenë
autoqefalisht banorë të Serbisë mesjetare.
E dyta, siç po shihet sipas statistikës së
Milojeviqit, qyteti i Kurshumlisë, që ishte pa asnjë serb, bashkë me 24 fshatra
që e rrethonin, pas pushtimit të vitit 1878, aty e gjithandej nuk mbeti asnjë
shqiptar, dihet fati i tyre, apo joç!
E treta, kur është fjala për Kurshumlinë, madje edhe
Rashkën, përkatësisht tash për problemin e fshatrave me shumicë serbe në veri
të Mitrovics, mund të themi se në Perudhën para 1878-ës nuk ishte e
banuar me serbë, sespe siç konstatohet shkencërisht (Bajiç), kjo
zonë rreth Kopanikut paska qenë Zonë ushtarake e Turqisë, prandaj në atë
zonë nuk kishte fshatra serbe (ortodokse) por vetëm fshatra të banuara vetëm me
shkipë e çerkezë.
Ky konstatim gjithsesi nuk është i parëndësishëm për
ata që duan ta njohin të vërtetën.
II.
Kreu i dytë me titull: “Injorimi, por edhe dëshmimi me pahir i
shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe në jetën e përbashkët shqiptaro-serbe në
Kosovë dhe më gjerë”, është shtjelluar në dy nënkrerë, në të parin
imponon sqarimi më në hollësi i fjalë-termit potur poturi si nga
pikëpamja etimologjike ashtu edhe nga ajo e fushës semantike. Sipas shpjegimit
në internet të z. Ferid Shaliq, fjala potur ka origjinë turke. Turqit në
të vërtetë djemtë jeniqerë, sipas preardhjes së prindërve, i
klasifikonin në tri grupe:
a) nga kristianë: axhami
oglan;
b) nga
muslimanë: synetli oglan dhe
c) nga prindë të papërcaktuar
etniko-fetarisht: potur oglan.
Ndërkaq historiografia serbe e
asaj kohe fjalën potur e futi në përdorim në kontaminim me fjalën serbe poturçin
po(l)turçin (siturk a gjysmëturk) dhe e përdori si etni,
duke konkretizua: potur quhet ai (serb) që braktis fenë
pravosllave, duke u konvertuar në musliman e së këndejmi po ky
nocion u reflektua në shqipe: “ai që e braktis fenë e të parëve” (Fjalori
i Bashkimit). Për këtë koncept lindën e pëdoreshin dhe ende
përdoren trajtat sinonimike në serbisht: poturica, poturçin,
poturçenjak, në shqip edhe turkoshak.
Së këtejmi boshnjakët e
shqiptarët e islamizuar quheshin pa të drejtë poturi me nocionin serbë
të turqizuar. Sidoqoftë me këtë term të ndajmbathur poturi,
nga Milojeviq u ndajmbath një etni e re serbe që në të vërtetë nuk ishte
serbe po ishte etni e qindpërqind shqiptare.
Po në këtë krye, (nënkre II)
jepen shembuj nga dukuria e familjeve shqiptare fetarisht të
përziera ose jo që shtriheshin, madje-madje edhe si shumicë, edhe në
Pashallëkun e Beogrodit e në vise të tjera, dukuri kjo
që dëshmohet pamëdyshje me fakte ku ndër të tjera jepen këto të dhëna
statistikore: Atëkohë në Principatën Serbe, Beogradi kishte shtëpi S 842
ortodokse ndaj JOS 1480 (shumica shqiptarë), ndërsa Uzhica kishte S
600-700 ndërkaq JOS deri 3700. Në qytete të tjera si Valeva, Kraleva, banorët e
ashtuquajtur serbë ishin në numër edhe më të vogël ndaj JOS, shqiptarëve poturë
e të tjerë, të cilët ndërkohë u shpërngulën ose u asimiluan me dhunë (Shih
në internet 16.12.2018 «revista drini»).
Po tani si dëshmi të veçantë rreth familjeve fetarisht
mikste shqiptare po sjellim konstatimin e Vuk Karaxhiqit:
Arnautët (shqiptarët) që janë të ritit perëndimor
(katolikë), dhe mund të jenë edhe të atij lindor
(ortodoks) dhe që të gjithë thirren shqiptarë
mund të themi se mesveti fare pak vërehen, ndërkaq, para të huajve sillen si vëllezër
si të ishin të një riti. Kështu një i ritit turk (musliman) për një të
krishterë do të mbyste dhjetë turq dhe po ashtu një shqiptar i ritit të
krishtenë do të vriste dhjetë italianë për një shqiptar të ritit turk
(musliman)…
Kjo karakteristikë e shqiptarëve
rreth tolerancës fetare vjen si rezultat i edukatës së trashëguar lashtësore
fisnore, njerëzore. Mua që në vegjëli më është thënë e ngulitur këshilla:
që anëtarin fisit e ke vëlla , edhe pse fisi ishte i përbërë
fetarisht nga muslimanë, katolikë e ortodoksë; fisin e nanës e ke dajë,
ku gjithashti kishte muslimanë katolikë e ortodoksë, fisin e gruas e ke mik,
fisin e shokut e ke shok, të vëllamit e ke vëllamë, përkatësisht:
Shqiptarin e ke mik e vëlla mos pyet çfare feje kaç!
Sa më sipër pyesim
universndërgjegjen:
A nuk ishte vërtet, absurditet e
vërteta e përdhosur kundër shqiptarëve aso kohe, kur te
ne në Kosovë (Serbi e vërtetë!!!!) poturët (shqipfolës) me dhjeta
mijë llogariteshin serbë, në të njëjtën periudhë nga Principata e
Mretnia serbe, me qindra mijë të tillë, dhe pse shqipfolës, dëboheshin
barbarisht, nga trojet e veta shekullore, si turqç!
Edhe ky konstatim absurd nuk është i
parëndëshëm për ata që duan me dijtë të vërtetën rreth fajtorësisë,
apo joç!
Si vërtetim që ata poturë, të
llogaritur serbë të islamizur!, sidomos në Kosovë, e kudo, vërtet ishin
rrënjësisht shqiptarë joserbë, dëshmohet edhe nga vetë fakti, sepse ndërkohë
edhe pas 100 vjet sundimi të kishës e pushtetit serb (1912-1999), askush prej
tyre në Kosovë, as nga muhaxherët që ishin dëbuar si turq(!) e as nga jerlitë
të cilët Milojeviç i kishte llogaritur serbë(!!!), përkundër privilegjeve e
presioneve nuk u shkombëtrarizua, as në turq as në serbë as me zakone as me
gjuhë.
Prandaj, prej kësaj që u përmend
rrjedh e vërteta që shqiptari, nga burrnia, nga kultura e tij e ravijëzuar me
shekuj e etapa, nuk urren asnjë popull, as popullin serb, edhe pse tash dy
shekuj qeveritë fetaronacionaliste albanofobe serbe kanë hartuar e janë
përpjekur me i zbatue me dhjetra projekte (40) për shfarosjen e shqiptarëve,
për çka është në dijeni mbarë bota, apo joç!
III. “Rreth reflektimit
kontaminues të koncepteve të termave: *shklavë (sclav/us)
e *sherb/ë (serv/us) si etni dhe shkizmë (scissm) si
dukuri në gjuhën shqipe”, është titulli i kreut të tretë, i cili është
shtjelluar në tre nënkrerë.
Para se të përsërisim ndonjë
konstatim, për të hyrë menjëherë në të veçantat e analizuara në punim, këtu po
japim paraprakisht Pasqyrzën e trajtave të tilla në përdorim në disa
gjuhë:
Pasqyrza e
fjalëtermave: sclavus e slave, servus +folja dhe scisma
I. a. shklav (rob)
e b. sllav (etni)
/ II. serb
+folja III. shkizmë
lat. sclavus
servus
scisma (sciss/us!)
angl.
sclave
/
slave,
/ serbe (to)
serve schism
fr.
esclave
/
slav,
/ serbe
servir schisme,
it.
schievo
/
slavo,
/ serbo
servire scisma
sp.
esclavo
/ eslavo,
/
servio
servir cisma
gjer.
Sklave
/ Slawe,
/ Serbe (zu)
dienen Schisma
hol.
slaaf
/
slaaf
/ serbier
bedienen schisma
sll. rob (sklavenç) /
slaven ose sloven / srbin
sluziti šizma, raskol
shq. *shklav
(skllav) / sllav /serb
(*sherb) me shërbye shkizma
shërbyes e shërbëtor
Pa hyrë në detaje, siç po shihet,
trajta e fjalës e gjuhës shqipe del e implikuar në ndërndikim që në fillimishte
me trajtën e latinishtes a lashtogrekes dhe të sllavishtes, andaj në
shqipen iliro-dardano-arbnore të kohës (shek VII-XV) ndeshim barasvlerësit: *shklav,
*sherb, *shkizm, ndaj trajtave strikt të latinishtes standarde: sclav/us,
serv/us, scissm/o. Së këtejmi në shqipe si gjuhë e gjallë dalin
zhvillim-ndryshimet përkatëse: nj. shklav- shkjav –shkav/ell,
shkjau, shkja shka sh. shkje shqe, shkii, shkije;
shkieini, shkinë e variante të tjera. Madje edhe folja nga Sherb-
(lat servus, servir/er) sherbej me shërbye, është tjajtë e asaj kohe,
siç dalin të gjitha trajtë-emërtimet nga rubrika I.a. shklav në gjuhët
përkatëse që kanë të bëjnë me nocionin fillestar të skllavit, ashtu siç
emërtoheshin sllavo-barbarët ardhacakë në Siujdhesën Ilirike (Ballkan) në
Perandorinë Romake, konkretisht sllavë-skllavët. Së këndejmi në
sllavisht shpjegohet ajo periudhë me emrin rob robovlasnistvo, e në
shqip: skllav (rob) epoka sklavopronare, ndërsa emëtimet nga
rubrika I.b sllav janë më të vona, kur u ndryshoi emërtimi në
sllav, ashtu ndodhi edhe në shqipe, por në shqipe emërtimi i vjetër shklav
shkja shkije etj, u ndërlidh me konceptin e shkizmës, sidomos trajta
e shumësit, andaj me këtë emën quheshin të githë skizmatikët (ortodoksët) edhe
shqiptarët (ortodoksë shqipfolës), por te ne ndodhi edhe një dukuri tjetër e
re: individë e turma që ende nuk ishin serbizuar gjuhësisht, mbase me pahir,
shpëtuan gjuhën dhe njëherazi shpëtuan etninë nga shkombëtarizimi, duke u
islamizuar, më fort formalisht, çështje kjo e diskutueshme që do të trajtohet
më në hollësi në kreun tjetër, por sidoqoftë në këtë krye u shihet shumë për të
madhe hartuesve të parë të lesikografisë shqipe, të cilët, mbase me pahir lajthitën,
nga mosdallimi i vëllezërve ortodoksë shqipfolës, jashtë sferës katolike e
islame, ndaj atyre serbishtfolës në të ashtuquajturën Serbi (Servi, Shërbi)
ngase për mungesë të atij koncepti, ndarje mbi bazë gjuhe, është ndikuar tejet
negativisht në serbizimin e shqipfolësve të paislamizuar jo vetëm atëherë, por
kjo ka lënë pasoja deri në ditët tona.
Nga studimi ynë të trija këto
trajta shkllav (sclav), sherb serb (serv) dhe shkizmë
(scissm) në ndonjë mënyrë (Ke parasysh vetëm dallimin Sh/S nistore.), kanë
pasur ndërndikim në latinishten (vulgare ose jo) e sidomos në serbishte në
formëzimin e trajtave përkatëse, të cilat në mos nën ndikimin e
shqipes gjithsesi janë formëzuar nën praninë e drejtpërdrejtë të gjuhës
shqipe, andaj rreth kësaj dukurie në dy nënkrerët e fundit të këtij këtij kreu
kemi dhënë mjaft prova që mund të diskutohen, por jo, asssesi, nuk mund të
mohohen.
IV. Në kreun IV, me titull
“Injorimii gjuhës shqipe në Arbëri gjatë periudhës së sundimit osman, raporti
turko-shqiptar/sllavo-shka dhe pasojat fatale, ndaj shqipfolësve nga shkizma e
re ose me sa pasoja mbijetoi shqipja nga presionet e autoqefalive shqiptarofobe
ortodokse dhe nga turko islamizimi fanatik osman”, lënda është
shjtelluar në dy nënkrerë.
Në nënkreun e parë konstatohet se
para pushtimit nga Perandoria e Osmanëve shqiptarët pikërisht në Siujdhesën
Ilirike (Ballkan) u gjenden të ndarë në dy ritet kristiane, në njërën anë më
shumë vise hapësinore në ritin ortodoks bizantin, ndërsa në anën tjetër disa
vise bregdetarë e veriorë në ritin romanokatolik, ndërsa serbët, kryesisht, jo
me kuptim të sotëm njënacional po rajonal multinacional, me formimin e
autoqefalisë së tyre (tribale) pas disa lëkundjeve gjatë dinanstisë nemane
ishin konsoliduar në ritin ortodoks (pravosllav), ku kishin përthithur
ortodoksë shqifolës e të tjerë. Kështu në rezistencat e para kundër Osmanëve
serbë e shqiptarë u gjendën, si me thënë, të identifikuar në Kosovë e
gjithëkëndej si të krishtenë ortodoksë, por edhe si shqiptarë të identifikuar
veçan pas rënies së dinastisë nemane, ngase shumë fisnikë të identifikuar
shqiptarë (albanez si muzakajt, pjesërisht dukleotët, ballshët,
dukagjinët) u orientuan nga Perëndimi, u bashkuan me trevat malësorekatolike,
duke pranuar katolikizmin, madje nga Jugu e gjithandej vepronin
unitë ortodoksë, që vazhdonin ta respektonin Papatin. Sidoqoftë, në Besëlidhjen
e Lezhës 1444, nën udhëheqjen e Skënderbeu disa principata shqiptare u bashkuan
duke shkrirë veprimtarinë që deri atëherë vepronin si të pavarura
ose si vasale, ndaj perandorive përkatëse, qoftë bizantne, bullgare, serbe,
qoftë asaj osmane. Kështu nën komandën e Skënderbeut të gjithë shqiptarët
(arbnorë, maqedonë, dukleotë, epirotë) si një një trup i vetëm etnik
shqipfolës (katolikë, ortodoksë, unitë e sektomuslimanë) të të gjitha
krahinave deri edhe Mali i Zi) ishin të bashkuar, andaj edhe patën sukses
në identifikimin e njohjen e shtetit shqipfolës të Skënderbeut në botën
Perëndimore, miqësi e ndikim ky që vazhdoi edhe pas vdekjes së Skënderbeut
Në të vërtetë pas vdekes së
Skënderbeut, sulltan Mehmet – Fatihu, nip e mik i shkje-serbëve, mori masa
drastike kundër shqiptarëve, ndër të tjera me ferman e pati ndaluar
gjuhën shqipe si gjuhë komunikimi, deri edhe jeniçerëve paturo-oglanë në
takim me familjarë(!).
Së këltejmi, në ato kushte
shqipfolësit për mbijetesë u detyruan që një pjesë katolikësh e unitësh të
shpërngulen drejt Perëndimit, disa zgjodhën jetën e vështirë në malet e
pashkelura shqiptare; një pjesë tjetër e konsiderueshme vazhdoi përqafimin e
islamit që kishte filluar më parë mbase edhe formalisht, po dikush prej tyre u
detyrua të shpëngulej drejt Lindjes, brenda asaj perandorie. Ndërkaq, ajo që
zgjon interes dhe që la pasoja të rënda brenda truallit arbnor si dukuri është
që një pjesë gjithashtu e konsderueshme ortodoksish, që nuk u pajtuan me
islamizim u fut nën ombrellën e autoqefalive sllave (serbe, bullgare) po edhe
të asaj vllaho-rumune e greke, sepse këto autoqefali kishin imunitet të garantuar me ferman sulltani në emër a nën
hijen e Patrikanës aleate. Kjo dukuri përçarëse e
shqifolësve nga halli në punim tonë, duke përfshirë të gjithë shqipfolësit që u
daktisen kah sytë këmbët, quhet shkizmë e fatale ndaj
shqipfolësve, sepse të shpërngulurit në Perëndim e në Lindje të shkëputur
nga trungu i atdheut, larg trevave shqifolëse, ishin të dënuar ndërkohë me
shkombëtarizim, kurse ata që iu bashkuan autoqefalive i priste dhe me e keqja: shkiezimi,
në serb , bullgar, grek, rumun, ose për pjesë rebele
sektoarabo-turko-islame të turkoosmanizohej në etni të caktuara, brenda asaj
perandorie. Ehen E keqja më e madhe ndodhi që të shkyerit nga trungu
iliroshqptar të urrehen e hasmohen shkieserbë e shkie grek me shqiptar,
me bazën shqipfolëse me shqiptarët (muslimano-arbnorë). Kështu në
situatë të tillë kur muslimanët zyrtarisht quheshin i turko-osmanli,
katolikët latinë e ortoduksët sipas autoqefalive: serbë, bullgarë e
grekë, emrat: arbër, arban, epirot, maqedon, dukleot, edhe pse shqipfolëse,
nuk përfaqësonin etni unike. Pikërisht në këtë kohë, situatë e
përmjegullt, ndër shqipfolës tash shumica muslimane, u shfaq, apo u rishfaq
emërtimi shqiptar, si zëvendësim i emrit arbër-albanez e
të tjerë.
Si duket fjalë-emri shqip shqiptar
u përqafua vullnetshëm, jo vetëm nga masa e shqiptarëve të
islamizuar (mbase formalisht) për nevoja të brendshme e eklzistebciale, sepse
me këtë emërtim shqipfolësit i eskivuan shpatës së turqizimit të plotë, sepse
njëherazi ruanin gjuhën shqipe, tapitë e pasurive për mbijetesë, ruanin
rendin e fiseve, mitet e zakonet, andaj këtij emërtimi etnik iu bashkuan po
vullnetarisht arbërit katolikë si dhe ortodoksët epiroto-maqedonë unitë e të
tjerë që ende nuk ishin infektuar masivisht nga gjuha e predikimit të kishës që
i takonin.
E kësaj kohe është edhe rishfaqja, (trajta
e fjalës shki/je nga shklavë (me kuptim të specifikuar, kështu
quheshin skizmatikët që mbulonte kisha sllave. Fjala shka shkije
vinte vinte si kontaminin i dy termave të shqipes së hershme,
njëjësi: *shklav (shkja shka) për konceptin sllav (skllav)
dhe fjalën shki/z/më-a, si dukuri sipas konceptit të ndarje-përçarjes, të
shkyerët nga trungu. Dhe së këndejmi edhe sot kemi njëjës–shumës, jo
aq model edhe në dialekt shka/shqa) – shki/je shkau
shkiet e shkitë /shqetë.
Ne, duke gjetur si shkas veprën e
Milosh Milojeviqit që e kemi në vlerësim kritik, i cili shqiptarët si
etni i quan shkip dhe gjuhën e tyre shkipe, shkipski jezik,
morëm në trajtim etimologjinë e emrit shqiptar që gjithsesi vjen
nga fjala bazë: shqip (shkip), fjalë kjo e identifikuar si ndajfolje, në
veprën Meshari të Buzukut (1555), por e zbuluar dhe e
studiuar shumë më vonë, kur fjala shqipe shqiptar Shqipni ishte
përqafuar si etni nga mbarë bota shqiptare pararilindëse, por që mori
hyjnizimin si fjalë-koncept nga intelektualë tanë rilindës.
Në punim shprehet rezervë ndaj supozimit
se trajtë-folja shqipoj e së andejmi etnonimi shqiptar vinin nga
folja latine excipere (ek/s +kip +ere, skip-shkip
+ere – oj – shkipoj –shqipoj (k/q) shqip –tar, për këto dy arsye:
E para, ishte e pa mundur që një fjalë
latinë të jetë përqafuar aq me zemër, kur islamizimi ishte në kulm e ajo nuk
fjalë nuk ishte e natyrës arabo-turko-persiane, as bizantino-greke, po
fjalë e kryqalive! latinë! dhe
E dyta, siç po shihet sipas sistemit
eptimor për emrin shqiptar, vetvetiu imponohet jo trajtë-folja
shqip/oj (ek[skip/ere), po trajta e fshehur temëprodhuese ekzistuese foljore: shqip,
e cila mund të ishte shfaqur në përdorim më parë ashtu si edhe sot
si fjalë njërrokëshe (monosilabike),e cila fillimisht patjetër ishte
polisemantike, përdorej si folje, ndajfolje dhe si emër, mbiemër etj. Shkenca e
sotme dukurinë e till e argumenton. Pse fjala shqip e shkip
ndeshej e ndeshet me shpërndërrim të tingujve k/q, është një fenomen i
brendshëm i shqipes që kuptohet lehtë, andaj këtu nuk do të diskutohet.
Për mendimin tonë emërformimi dhe koncepti
veprim-ekzistim i emrit shqiptar ndërtimisht shpjegohet nga trajtë-folja
shqip, me shpipë, me folë shqip, ndërsa me foljen shqipoj me
shqipue shprehet veprim, shqiptari si veprues.
Ndërkaq në nënekreun e dytë pasi
konstatohet pështatshmëria e emrit shqiptar si term shpëtues homogjen
për shqiptarët: muslimanë, katolikë e ortodoksë e të tjerë, u përqendruam rreth
prejardhjes së fjalës shkip shqip shqiptar. Për këtë etimologji janë
shprehur afro 20 hipoteza që nuk e rrahin keq çështjen, por asnjëra ende nuk
kënaq logjiko-shkencërisht. Edhe ne përveç fjalëfoprmimit të fjalës shqip
shqiptar e prekëm etimologjinë e saj. Studiuesit para nesh
këtë fjalë e ndërlidhin nga fjalë-rrënja sanskrite *Skel.P- me
kuptim copë druri, send a vegël së shkop, të cilën, fjalën shkop,me
tingullpërmbajtjen e saj shqipfolësi e përdori si mjet pune, po edhe si
mjet mbrojtjeje e sulmi.
Në këtë kontekst, na imponohet pikërisht
nocioni i shkopit eshe në trajtën shkip-i. Studiuesi
Aristidh Kola, kopnstaton se nga gjuha e pellazgoiliro-shqipe e Homerit
koncepti i shkopit del i shprehur në trajtën skipion, skiptro (lexo
shkip-ion shkip-tro) që po përkon me bazën e emrit e të foljes shkip
/ shqip që e trajtuam më sipër me dallim k/q. Mirëpo në
burime të tjera të dyja trajtat shkopi dhe shkipi, siç do të
shohim, i ndeshim për të njëjtin koncep, me dallmi o/i . Po i përmend
disa burime, ku imponohen këto trajta, sidomos fjala në trajtën shkip,
si emër sendi, mjeti, jo vetëm në gjuhën tonë, po edhe në gjuhë të huaj, por
edhe me kuptim figurativ e me zgjerim kuptimi.
Së pari, për shenmbull në fjalorin
latinisht shqip ndeshëm trajtë-fjalën scipion - shkop,
spektër si dhe scopa – thupër, shkop i
hollë, ashtu ndeshim të dyja trajtat edhe te Nikollë Keta e Nezir Myrta. Që
këto trajta me me o shkop dhe me i shkip janë
përdorur përtë njëtin koncept ose të përafërt sinonimik masivisht kemi
shembullin nga Fjalori i Kolec Topallit, i cili sjell shembullin shqipij
për shkopij, madje edhe në fjalorin e Mehmet Elezit ndeshim tri raste të
diskutueshme.
Së dyti, për më tepër pa ose me
trajtën a konceptin shkop dy trajtat: shkip e shqip
e ndeshim në dhjeta burime me kuptim figurativ a të zgjeruar. si
E para, në Fjalorin e
fjalëve ndërkombëtare të Radomir Aleksiqit, Beograd 1978, f. 687, në
cilësinë e ndërkombëtarizmës, po me rrënjë-fjalën scip-(shkip-)
po këtu plus edhe me formantin prapashtesor emërformues –TAR ndeshëm: emrin skiptar
(shkiptar !!) të sqaruar si fjalë me origjinë greke(!) me
përkufizimin: skiptar (gr nga skepteroi) - “shkop i
jashtëzakonshëm si shenjë e forcës, sundues ose sundim i hekurt”.
E dyta, siç e kemi cekur më lartë mullarit
me konceptin: dru (shtyllë e drejtë e përpunuar) që ngulej mes stivash të
kashtës, stogut të sanës, tallës ose në mes të lëmës, ku i shtronin duajt e
grurit për me i fshi, ku lidhej litari nga qafa e kalit, i cili detyrohej të sillej
rreth mullarit, duke ndërruar drejtimin deri sa kryhej lama e asaj dite,
prof. E. Çabej i paska gjetur sinonimin në trajtë-emrin qip-i,
përkatësisht shqipi me shtesën SH- nistore përforcuese (qipoj/shqipoj)dhe
kështu fjala shqip paska marrë zgjerim kuptimi (!) dhe
figurativisht mund të ketë dalë edhe si emërtim i njeriut (shqip-it
shqiptarit), i cili merrej me ngulje-zhgulje /shqipash, ose
shqiptari drupërpunuesqë me merret me bërjen e zhbërjen
e mullarëve.
E treta, po e përmendim
rrënjën shkip (skip) si emër familjeje Shkip/udar që
është identifikuar gjithandej nga Shkodra si emërtim familjeje dhe së
andejmi është supozuar se ka mundë me dalë etnomimi shqiptar. Po me këtë rrënjë
ndeshim emërtime fisnikësh e luftëtarësh nga periudha
E katërta, ne e shohim fakt shumë
të rëndësishëm që për etninë shqiptare në sheullin XIX z. Milosh
Milojevic e përdor trajtën shkip shkipi që nënkupton që kjo trajtë
për këtë etni do të jetë përdorur edhe më heret.
E pesta, ç’është e vërteta në këtë
kontekst, del e nevojshme të jepen disa sqarim-shpjegime se si shfaqet
fjalë-trajta scip shkop në burime të huaja e në shqipe, me nocion
shkopi ose jo, por që asociacionon edhe kuptimin e etnisë. Kështu ndeshen
të dyja trajtat skiptari a Skipi për “albano” e “Albani”dhe
Scopio për nocionin shqiptari dhe shkopi nga Nikollë
Keta më 1753 (Shih Port Alb – Internet).
E gjashta në vokabularin e gjuhës
italiane, si barasvlerë i mbiemrit shqiptar, përveç mbiemerit albanese ekziston
edhe trajta sinonime schipetare, por edh emri schioppa
me kuptim pushka. Kështu nga rrënja schi’p- ndërlidhet
emri i shqiptar me konceptin e pushkës.
E shtata, po i kthehemi edhe njëherë pikës
së parë, konstatimit të z. Aleksic, i cili emrin sciptar si fjalë
greke-ndërkombëtare e shpjegon me gr. skepteroi), duke i dhënë
atrubutin shkop i jashtëzakonshëm, si shenjë e forcës
ose të sundimit të hekurt. Kjo domosdo na kujton kultin e Zeusit, zotit
protoshqiptar që si emër e kemi të trashëguar në shqipen tonë të
përditshme te togfjalëshi zot shpije madje edhe te
shprehjet sundimin e shkopit, vet zot vet shkop,
disiplinimi me shkop etj., shprehje këto që në gjuhën tonë do
të lindur në ndikimin e mit-kultit të Zeusit *(Ze/ZË/ZA/ZO +US; -ZEU/S,
ZUE/S, ZO/*T), që sundonte me shkop-skeptër që Aleksic
e quan skiptar (shkiptar(ç!) duke cilësuar si fjalë greke. Po në anën
tjetër në punim mjaft gjerësisht është përpunuar koncepti: shqiptari dhe sundimi
i shkopit. Këtu po shtoj vetëm këtë se dihet se që nga antika shqipfolësit
admirknin mit-kultin e Zot/Zeusit me shkip-skeptrin e tij apo
joç! Dihet botërisht që fjal-emri skeptër shpreh nocion të një mjeti të
jashtëzakonsëm që nënkuptonte një si “shkop të posaçëm, i gdhendur e i
stolisur me gurë të çmur e me ar që e mbanin në dorë mbretërit si simbol të
pushtetit të tyre që si shembulë kishin kampion simbol shkop-skeptrin
e Zeusit, kryezotit, që sundonte nga Olimpi, i cili e mbante pranë
vetes Shponjën e artë, që dijetarët donte t’i shihte
me mantela veshur, ndërsa bijtë e popullin mbase me shkopin e bariut, apo
joç!
Gjithsesi miti rreth kompleksit Zeus, nga
lashto e rijoshqiptarët nuk kujtohet vetëm nga fjala Zot ( ZË/ZOZ[A/t)
si zotshpije por edhe për trashëgimi të tjera, siç është edhe
kokëdhia Amaldia tambël-zotushqyese në përkrenaren e
Skëndërbeut historik, por ndoshta duhet të falenderuart edhe për shkipe-
shkipin si emërtim etnie që ua la gigë-gegëve gjigantë që ta
gëzojnë edhe atëherë kur kult-miti i shkop-skeptri magjik hyjnor do të
mbetet vetëm kujtim për shkip-shqiptarët e sotëm pasardhës, apo
jo, le të vlerësohet. Gjithsesi, pse trajtat shkop e shkip me
koncep sinonimik u distancuan semantikisht: shkop mbeti emërtim
konkret si mjet druri, ndërsa shkipi u specifikua me kuptim të
fytyruar gjuhe e kombi, forcë skeptri mbetet për t’u sqaruar.
Përfundojmë me praqitje e hipotezës sonë,
e cila shtrohet në trezën e dijetarëve jo si gjellë pa shije, por që mund të
diskutohet, por jo të mohohet, siç nuk duhet injoruar enigmë-zgjidhjet e
përftuara nga trajtë-foljet: shqip me shqipë bazë për emërtimin e gjuhës
shqipe dhe të emrit etnik shqiptar si dhe shqipoj, me
shqipue si veprim, ku shqiptari del veprues, sepse
vetëm kështu, me foljet shqip me shqipë dhe shqipoj me shqipue shqipo-shqiptar,
sipas popullores fjalë-vegël – mjet shkip e shkop që ndihmon
folësit, punëtorit - shkyesit që në çdo situate me “shkye punë”, me
ça përpara: me duar “grushbashkuar”, me fuqi burri me peshë guri,
me shkop e shkipë që të mbron e të rritë e dhe kështu
i plotëson të gjitha kriteret për përforcim e shtrirje të pushtetit
nocionor në kohë-hapësirë gjeografiko-historike të botës mbarë shqiptare
dhe për përfaqësim më të gjerë në kohë-hapësirën që i takon.
V. Në
kreun vijues, të pestë, të titulluar: “Feja ortodokse si shkak-pasojë në
përcaktimin e kombësisë së shkive në përgjithësi dhe atyre të fshatit
Reçan të Therandës në veçanti”, lënda është trajtuar në
gjashtë nënkrerë.
Në fillim dhe mbarim të këtij kreu
kemi dhënë konstatimin për shkitë tanë ose shkijet e vendit,
se ishte dhe është etnia më fatkeqe shqifolëse te ne për shkak të mohimit
të gjuhës shqipe amtare si kriter i së vërtetës, së pari nga shteti e
kisha serbe, pastaj për shkak të ritit fetar pravosllav nga sivëllezërit
muslimanë e katolikë, madje ishin dhe janë më fatkeq nga vetë vetvetja për
mungesë koncepti, pikërishsht për shkak të mosmbrojtjes në shkollë e familje të
gjuhës së amtare vet të trashëguar si kriter.
Këtë që e thamë nuk vlen vetëm për shkitë
tanë të fshatit Reçan, por edhe për të gjithë shkiet e Kosovës, të Maqedonisë,
Malit të Zi e të shklavëve të Greqisë e më gjerë. Ky komunitet për mungesë së
letargjisë kishtare në gjuhën e vet ka pësuar në kohëhapësirë qysh para
pushtimit të Siujdhesës Ilirike nga osmanët, po aq më tepër pas formimit
të autoqefalive në gjuhë të huaj liturgjiks, por më keq pas formimit të
shteteve njënacionale pravosllave apo ortodokse sipas autoqefalive.
Ne duke folur për gjendjen e shkive
tanë të fshatit, kemi pasqyruar gjendjen e ahkieve të vendit (Kosovës) që
e kishin fatin e lidhur me shqiptarët muslimanë, me të cilët shkiet e vendit
fatmirësisht në këto raporte nuk kanë pasur ngatërresa, pos rasteve që i kanë
ndërsyer kastat e shtetit serb shqiptarofob.
Ndërkaq sa u përket raporteve të
shkive fshatit tim me fqinjtë muslimanë mund të deklaroj me
kan ë qenë të mira, kurrë, nuk ka pasur moskuptim a armiqësi mes tyre.
Madje në çdo situatë, ndërrime pushtuesish e kanë mbrojtur njeri-tjetrin.
Nuk ka mundur t’i përçajë fqinjësisht, as Turqia Osmane, as pushteti
Serbisë 1912-15, as ai i jugosllavisë së Kralit as i Jugosllavisë si
Tito-Rankoviqit, por këtë e arriti regjimi i shtetit të fundit
milosheviçian, sa që pati viktima lufte nga të dyja palët. Pushteti
milosheviçian i futi argat në veprim të rinjtë serb kur dy herë
shpërnguli shqiptarët nga fshati. Por me humbjen e Luftës, duke ditur se
sa shumë i kishte përlye serboshkiet tanl të rij me fqinjtë, me rastin e
tërheqjes së ushtrisë serbojugosllave të gjithë serbët e fshatit i morën me
vete dhe i daktisen gjithandej nëpët Serbi.
Si problem i veçantë në këtë kontekst
paraqitet ekzistimi i një Kenotafi, varr pa eshna, në skaj të fshatit,
të cilin qysh para kapitullimit të Tuqisë më 1912 deri ni vitin 1926 e ka pasur
nën mirëmbajtje familja e Ukë Mehmetit, gjyshit tonë. Në fshat ende ruhet
gojëdhana, që njëfarë Gjergji, shkodran i dijshëm paska jetue këtu dhe i paska
pri mbarë e me urti këtij fshati, duke u mësuar deri edhe si duhet me i
pleqnue punët me urti. Por kur arrin në moshë e pleqërisë
paska porositur që për së gjalli me ia hapë vorrin te Lisat e Mëdhaj.
Vorri i hapet, po ai tretet nuk kthehet më vetëm përftohej si siluetë. I
përftohet edhe kryeplakut të fshatit, të cilit ia përkujton porositë. Atëherë
besohet se ai paska qenë njeri i mbrrimë. Andaj dhe fshatarët i
ngrejnë Kenotaf-Varrrosh, i cili është nderuar e vizituar si
Varr i Shenjtë me emrin Vorr i Shingjergjit brez pas brezi. Është
mirëmbajtë edhe pas konvertimit të fshatit në islam. Thuhet se më përpara
Shingjergj për Shingjergj aty masivisht janë organizuar takime të rinjsh
nga rrethina e gjerë. Mirëpo kur Serbo-Jugosllavia shtriu pushtetin dhe gjyshi
UKË kishte vdekur, më 1926, SHTETI SERB Kenotafit i dha formë kishëze, po
ende ishte pa u ikonizuar. Me pëlqimin e babës, për shkak të situatës,
përkujdesjen ndaj kishëz-kenotafit e mori Kola i Simës, luftëtar i Frontit të
Selanikut. Gjatë Kralevinës shingjegj për shingjergj vizitohej nga shkolla
e Suharekës. Më 1941-1945, përsëri familja jonë, im at, është
përkujdersur për mirëmbajtjen e kizhëz-kenotafit. Më 1945 përsëri përkujdesjen
e mori Kola dhe e pasoi djali i tij Zllatani, partiashi i parë i fshatit.
Ndërkaq si kishëz e vogël është ndërtuar e përforcuar pothuaj nga themeli në
SerboJugosllavinë e Tito-Rankoviqit më 1956-58, kur edhe është kompletuar me
afresko-ikonizime dhe u pagëzua nga Grob Sveti Gjorgja në Crkvica
Sveti Gjorgje, adaptuar sipas emërtimit shqip Vorri i Shingjergjit në Kisha
e Shën Gjergjit . Gjatë luftës së fundit UÇK kjo Kishëz –Kenotaf
është prishur nga themeli. Problem kemi si familje e fshat si ta
rikthejmë Kenotafin e Shëngjergjit në vendin e vet.
Jetën e përbashkët me shkitë tanë në punim
mjaft gjerësisht e kam rikujtuar me nostalgji.
VI. Nga
vetë titulli i këtij kreu, të gjashtit: “Gjuha shqipe si promotor i zgjimit
dhe rritës së Shqiptarisë, përkundër nacional-shovinizmit serbomadh dhe vatrave
të tjera penguese”, që është shtjelluar në katër nënkrerë, kuptohet
që nacional-shovinizmi serbomadh shtetëror i bekuar nga kisha pravosllave
serbe që nga fillimi i shekullit XIX e deri më sot ka hartuar 40 projekte jo
vetëm për të penguar zgjimin e rritën e kombit shqipar, por për
shfarosjen biologjike të tij. Për t’u kuptuar më lehtë mesazhi që del nga
përmbajtja e këtij kreu, po nxjerrim diçka nga nënkrerët e këtij kreu të
shoqëruar me ndonjë të dhënë të një rëndësie të veçantë:
Së pari, nga pseudostudiuesit serbë merret
në sulm etnogjeneza e shqiptare, e cila nga një pjesë e e tyre pasi nuk po mund
të mohohet ndërlidhet pa lidhje logjike me etnogjenezën serbe,
ngase SRB-ja e Milojeviçit, dalka më e lashtë se shqipja. Kështu
gjoja shqiptarët, të cilët nuk duhet të krenohen me prejardhjen e tyre si
pasardhës pellazgo-ilir, sepse pellazgo-ilir ishin vetë sllavo-serbët e lashtë!
Së këtejmi në pjesën V të Enciklopoedisë Arbanasi thuhet: Arbanaši -
srpsko pleme arbanaškog govora (Shqiptarët –fis serb me gjuhë
arbanase(!!!). Madje serbët gjenetikisht e antropoligjikisht qenkan
simbiozuar, me pasardhësit e ilirëve: dardanë, thrakë (dakë) që
konsiderohen sipjella historike të pellazgo-ilirisë ç!!ç (Shih
Krstaria forum- internet). Nga ky pikëvështrim (ide e Milojeviqit) disa
glosa që protoshqipja i ka, si pellazge, ato duhen përfillur si lashtoserbe,
konsiderohen si mbishtresë e gjuhës së sotme serbo-sllave(!!!e ).
Me fjalë të tjera mohohet mëvetësia historike e shqipes nga serbishtja e
lashtë!
Së dyti, argumenta para e
mesjetarë shqiptarë para shek. XIX mohohen ose cilësohen serbe dhe
përvetësohen si p.sh.: mbretëritë ilire dhe tetrakia e Diklocianit me katër
krahinëzat, si paraprovë e përqendrimit të ngulitjes shqiptare: Prevalis me
kryeqytet Shkodrën, Epiri i Ri me kryeqytete Durrësin, Epiri
i Vjetër me kryeqytet Nikopolisin dhe Dardania me kryeqytet Shkupin,
territor ky që para erës së re ishte ravijëzuar si territor albanez, që për
serbët ishte lashtoserb(!!!).
Së treti, madje edhe principatat shqiptare
që li dukla i Gjon Vladimirit, principata e Gjon e Gjin Muzakës, e
Lekë Dukagjinit deri edhe shteti i Skënderbeut, ngase supozohej se
mbizotëroheshib j nga ortodoksizmi bizantin, serbët e quanin srpske
pravoslavne kraljevine.
Së katërti, disa qarqe serbe të lidhur me
kishën nuk duan ta kuptojnë që shqiptarët si popull shumicë, ishin edhe shtyllë
kryesore në dinastinë Nemane, e siddomos në Perandorinë pakvitshe gjoja serbe
të Stefan Dushanit, gjë që u vërtetua menjëherë pas vdekjes së tij, që shumica
e fisnikëve dolën shqiptarë, dhe me kufij të përcaktuar të principatave të
tyre, apo joç!
Si do që të ketë qenë, në nënkrerët e fundit të këtij
kreu kemi trajtuar jetën e përbashkët shqiptaro-serbe, ku kontributi i sinqertë
i shqiptarëve nuk mund të mohohet. Në të vërtetë është vërtetuar që
përveç në të mirë të Perandorisë osmane ku shqiptarët kontribuan me kuadro si
vezirë, halim-dijetarë, ushtarakë etj, ata kontribuan për të mirë edhe në
lindjen e themelimin e shteve të reja, si Egjypti, Tunizi, e stë
tjera, por aq më tepër kanë ndihmuar lindjen e shteve fqinje ballkanike,
si Serbia e Greqia, po, rkëto shtete fqinje i dolën shumë të pabesa, apo i
prenë në besë shqiptarët pasi nuk treguan mirëkuptim ndaj aspiratave të tyre
për formimin e shtetit të tyre, përkundrazi i pushtuan armiqësisht tokat
shqiptare. Meqë shqiptarët nuk kishin ndonjë fuqi të madhe që t’i
përktahte në shkëputjen e tyre nga Turqia e ngase vetëm nga ajo ndarje e
shihnin shpëtimin kombit, rilindësit tanë përqafuan gjuhën shqipe si promotor, e cila i bashkonte pa dallim feje dhe pas shumë peripetish më 1878 arriten me ravijëzue
autonominë e katër vilajeteve (Lidhja e Prizrenit, 10.06.1978), kurse
më 1912 nën tym e flakë nga agresioni pushtues i shteteve fqinje ortodokse të
pabesa, arritën të shpallnin Shqiprinë shqipfolëse Shtet të Mëvetësishëm.
(Vlorë, 28 Nëntor 1912).
Së këndejmi, rilindësit tanë vepruan me
vend që përzgjodhën gjuhën shqipe si mbështetje për shqiptarinë,
e cila u quajt edhe si fe shqiptare, sipas motos: Feja e
shqiptarit është shqiptaria (Vaso Pasha), që ne në
këtë punim e modifikuam: Fe që Zotynë e bekon /Shqiptaria feja
jonë, ku nënkuptohet që shqiptari respekton tri fetë: muslimane,
katolike e ortodoks, por edhe çdo besimi apo ideal të shenjtë të
kombit e shtetit shqiptar, por që ai besim a ideal ka për nder të qëndrojë
brenda ose nën hije të Shqiptarisë, kësaj kauze të shenjtë.
Sidoqoftë, Shqipëria me shqipo-shqiptarë e Shqiptari,
gjithnjë e më tepër po njihet si një kombi modern i bekuar, ngase në
arenën ndërkombëtare me fjalën shqiptari nënkuptohet gjuha shqipe si
promotor dhe respektimi i tri feve jetësore kombëtare katolike, ortodokse,
muslimane dhe ko shërbeu dhe po shëben vërtet si shembull tolerance
ndërfetare në rang kombëtar e më gjerë.
VII. Kreu i fundit,
i shtati, me titull “Injorimi i gjuhës shqipe dhe kontributi me
pahir i z. Milojevic në e për gjuhën shqipe” është trajtuar në katër
nënkrerë.
Veç tjerash në këtë krye që në
fillim shprehëm njëfarë befasie në të mirë të autoritetit të autorit Milojeviç,
sepse përkundër mohimit të shqipes si kriter i së vërtetës, rreth përqindjes së
entitetit shqiptar në Kosovë etj., nxori në shesh, mbase me pahir, edhe të
vërteta me interes në të mirë të shqipes e të shqiptarëve . Kështu që vepra e
tij përgjithësisht mund të konsiderohet si një mal i madh, në pyjet
e tij nuk ndeshen vetëm ferra shkurre e druj të shtrembët me vlerë vetëm
për zjarr oxhaku, por ndeshen edhe pinjollë e lëndë drusore e lisa me vlerë për
ndërtimtarinë shkencore historike e gjuhësore e disiplina të tjera edhe në të
mirë të historisë shqiptare në veçanti. Në
këtë kontekst, edhe pse vazhdonte injorimi i gjuhës shqipe e të
shqiptarëve me fjalë e punë, jo pse deshëm me nxjerrë dhjamë
prej pleshti, por pasi gjetëm material të befasishëm me interes për e
në në dobi të shqipes, besa edhe të shqiptarëve e historinë e tyre,
lëndë kjo të cilën e kemi trajtuar mjaft në hollësi e që këtu, po i
numrojmë si tituj-pikash të trajtuara, ngasepër përhollësi, edhe
pse shumë të rëndësishme, nuk na i lejon përmasa e një rezymije:
Së pari, disa dromca nga realiteti historik, përkundër
qëndrimit subjektivist të Milojeviçit në atë kohëhapësirë ndaj shkipëve, u
trajtuan në 17 pika.
Së dyti, disa nga të dhëna hamendëse
etimologjike historike të autorit lidhur me shkipët e gjuhën e tyre, në 37
pika.
Së treti, bëmë paraqitje rreth shënim-përkthimit të
dyvjershave ngucakeqe dhe shënimit të një kënge në gjuhën shqipe. Dy të
parat i jep të përkthyera me komentim, ndërsa dukumentin e tretë “Kanga e
kumonës” e jep në origjinal në gjuhën shqipe pa e përkthye serbisht.
Së katërti, më në hollësi u ndalëm rreth
Sifjalorthit shqip-serbisht (1873), i cili, paraqitet i sistemuar në
katër rubrika prej nesh. Lënda e Sifjalorthit prej 339
fjalësh, komentohet në pesë pika që secila pikë ka disa nënpika sqaruese.
Së këndejmi, po përfundojmë se
përveç disa dromcave me shumë interes nga realiteti dhe disa të dhënave
hamendëse historike e etimologjike që jep z. Millojeviç, aq më tepër ka rëndësi
një grumbull fjalësh 339 të përkthyera shqip-serbisht, të vjela nga të dy
dialektet kryesore të shqipes që ne në Sifjalorthin shqip –serbisht i
sistemuam në katër rubrika.
Kështu, në të vërtetë, kur kemi prasysh
tërë veprimtarinë autori manipulon me mbi 400 fjalë shqipe, andaj me këtë
punë dhe me qëndrimet e mëparshme që shqiptarët fundi i fundit nuk i lë bash pa
histori, pa gjuhë e pa elemente shtetësie, z. Milojevic, edhe pse mbase me
pahir, i ka siguruar vetes një vend meritor si qëmtues-hulumtues i parë serb i
shekullit XIX, me alfabet cirilik, në fushën e albanologjisë.
Nga krejt kjo vetkuptohet se manipulimi
për shumësi serbe në Kosovë, ishte edhe është mashtrim i madh patalogjik (velika
fatalna zabluda!), sepse nuk është vetëm gabim, po është
marrëzi shkencore, të mendohet se të gjithë ortodoksët sipas
kohëhapësirave që ceket në dokumentat ishin serbë (të
pastër, të kulluar), aq më tepër sipas
kuptimit njënacional të sotëm, andaj kishat, manastirat ortortokse në
Kosovë, për të cilat kemi simpati e vlerësime të larta, dihet se i takonin
dhe i takojnë trashëgimisë së tillë të përbashkët popullore, gjithsesi shumicë
shqipfdolëse, andaj krerët e KOS-it në kishat e Kosovës nuk duhet ta kenë të
huaj gjuhën e ipeshkv Nolit e V. Xhuvanit dhe atë të shenjtorit Gjon (Jovan)
Vladimit dhe të gjuhës familjare të shenjtores Angjelina Komneni, motra e madhe
e të shenjtes kombëtare Nanë Terezës, ngase me një sendëzim të tillë jo
vetëm tërë masa do ta ketë më përzemër pikërisht pravosllavën si vera
veçna, vera slavna (fenë që Zotynë përjetësisht e bekon !..), por
edhe meshat e saborat ortodoksë do të jenë përplotë me besimtarë e
dëgjues të feve që Zotynë ua ka bekuar shqiptarëve.
Sido që të ketë ndodhur, të kuptuarit e
mesazhit nga vepra Injorimi dhe dëshmimi i të shqipes si kriter
i së vërtetës kushtuar veprës së Milosh Milojeviçit (1866-1873), do
të ndihmojë që vatrat e nacional–shovinizmit serbomadh të kthehen
në dritën e së vërtetës, e vërtetë kjo që për palën konstruktive vjen si
medikament shërues relaksues – katarsis, sepse besojmë se Serbisë nuk i
mungojnë dijetarë seriozë, që janë të interesuar ta kuptojnë e respektojnë
të vërtetën për Kosovën dhe rreth Kosovës, të cilën u përpoqëm me shprehë
edhe në këtë punim tonin për të argumentuar se ndaj shqiptarëve edhe më parë,
por më intensivisht tash 150 vjet është bërë mëkat tepër i madh (deri edhe
mëkat gjenocidal shfarosës me përsëritje: 1878, 1912, 1818, 1944, 1998/99),
andaj pala paqedashëse serbe, së paku për hir të relaksimit shpirtëror dhe të
vërtetës së pamohueshme moralisht ta detyrojë KOS-in dhe Qeverinë, që për hir
të fëmijëve dhe të paqes, për hir të brezave të tashëm e të ardhshëm
serbë e shqiptarë e përgjithësisht, jo vetëm duhet të njohin zyrtarisht
Pavarësinë e Kosovës, por aq më tepër të kërkojnë falje për krimet e bëra dhe
gjithsesi ta ndihmojnë sinqerisht forcimin e saj ekonomikisht e politikisht,
sepse është në dobi të tyretë Ballkanit dhe të Europës e botës.
Fundi i fundt le ta dijë populli i sinqertë serb, si
dhe tërë bota e qytetëruar se konstatimet e tilla false të z. Milojeviç,
të para 150 vitesh, të përtëritura nga z.Vemiç, mos të pranohen
aksiomatikisht si provë e drejtë që ende i ndeshim në të gjitha burimet zyrtare
e shkollore serbe e më gjerë, si në Wikipedia e te portali më i fortë
serb Krstarica etj. për çka mësuesit e intelektualët serbë duhet të
distancohen dhe kësbtu të kontriboujnë për shpëtimin e brezit të ri serb nga
helmimet me mashtrime të tilla fatale (fatalne zablude) të mëtejshme që
mjellin urrejtje ndaj etnisë shqiptare pa pasur kurrfarë faji.