Kulturë
Begzad Baliu: Monografia e parë kritike për shkencën romantike serbe të shekullit XIX
E shtune, 26.08.2023, 07:58 PM
Parashtresë nga recensioni i Prof. Dr. Begzad Baliu
MONOGRAFIA
E PARË KRITIKE PËR SHKENCËN ROMANTIKE SERBE TË SHEKULLIT XIX
Nuhi Veselaj, Injorimi dhe dëshmimi me pahir i
gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës. Shkas vepra e z. Milojevi? (1866 -1873)
dhe epranët e pasuesit e tij, Era, Prishtinë, 2023.
/lexuar
në Therandë (Suhraekë), m; 19.08.2023, me rastin Promovimit
të letërlibërtimit të vështrimit kritik
historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si
kriter i së vërtetës”, 90-vjetorin e lindjes dhe 5-vjetorit të krijimtarisë letrare e
shkencore të autorit, dr. Nuhi Veselaj/
Prej
vitesh dija albanologjike ka theksuar disa veçori të romantizmit serb dhe
burimet e miteve të tyre, të cilat jo njëherë janë bërë sinonim i luftërave,
grindjeve ballkanike dhe madje gjenocidit serb ndaj popujve fqinj. Prej vitesh
ndërkaq, ka theksuar dhe ka fajësuar një paradigmë shkencore të ndikimit të saj
edhe në botimet shkencore europiane dhe më tej, shkollën antropogjeografike të
Jovan Cvijiçit, e cila megjithëse nuk përkon me shkencën serbe të shekullit
XIX, sepse si shkollë dhe metodë ka nisur në fillim të shekullit XX, ajo në të
vërtetë mitet serbe i ka përdorur dhe u ka dhënë karakter shkencor edhe gjatë gjithë
shekullit XX e fillimit të shekullit XXI.
Shkenca shqiptare dhe dija
albanologjike në përgjithësi disa herë, nga autorë shqiptarë e të huaj, i ka
dhënë përgjigje shtrirjes së koncepteve mitike serbe në hapësirën shqiptare në
përgjithësi dhe në hapësirën e Kosovës në veçanti. Mjafton të kujtojmë këtu
studimet polemizuese të Norbert Joklit, Milan Shuflait, Eqrem Çabejt, Selman
Rizës, Idriz Ajetit, Rexhep Qosjes, Selami Pulahes, Ali Hadrit, Mark Krasniqit
etj., të shquara në rrafshin antropogjeografik, antropologjik, linguistik,
historik, publicistik etj., për të kuptuar përmasën shumështresore të kësaj
mbrojtjeje kombëtare ndaj një politike largvajtëse në shkencën serbe.
Nuk kemi pasur ndërkaq tekste,
qofshin ato thjesht deskriptive, artikuj, studime, vepra, analiza apo sinteza
të studiuesve shqiptarë për mendimin shkencor të studiuesve serbë të shekullit
XIX, të cilët, me gjasë nën ndikimin e mendimit shkencor austro-hungarez dhe
ende larg ndikimit të shkollës politike ruse, bënë kërkime edhe në Sanxhakun e
Nishit e të Novi Pazarit, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, por në veprat e
tyre, megjithatë, sikur shprehet profesori ynë Nuhi Veselaj, “me pahirë”, lanë
të shkruara edhe disa aspekte të jetës materiale e shpirtërore të shqiptarëve,
me interes për trashëgiminë e tij edhe në kohën tonë.
Studiuesi dhe shkrimtari Nuhi
Veselaj (1933) është njëri prej linguistëve, shkrimtarëve, edukatorëve dhe
pjesëtarëve të Lëvizjes kombëtare, i cili me jetën e tij, me punën e tij e me
krijimtarinë e tij, është përpjekur që t’i kontribuojë shkencës shqiptare,
kulturës shqiptare, shkollës shqipe dhe vlerave kombëtare përgjithësisht. Në
vendlindje bëri mësimet fillore, ndërsa Shkollën Normale e përfundoi në
Gjakovë. Më 1963 autori ynë i takon gjeneratës së parë të studentëve, të cilët
mbarojnë studimet në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Universitetin e
Prishtinës. Me gjithë vështirësitë sociale dhe ekonomike, politike e të
sigurisë, ai vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1980 në
Universitetin e Prishtinës merr gradën shkencore magjistër i shkencave
filologjike, me një temë mbi gjuhën e shkrimtarit kombëtar Aleksandër Stavre
Drenova - Asdreni. Po këtu, kur ndryshimet ligjore dhe politike i hapin rrugë,
më 1992, mbron tezën e doktoratës. Më shumë se dy dekada, i përndjekur dhe i
penguar që të merret me kërkime shkencore, ai u detyrua të punojë në
institucione prodhimi, duke kryer detyrën e përkthyesit. Megjithatë, gjatë
kësaj kohe, ai nuk u ndal së shkruari edhe tekst letrare duke dëshmuar
njëkohësisht edhe cilësi të tjera njohëse në fushë të kulturës së popujve të
tjerë që jetonin apo jetojnë në Kosovë.
I
theksova disa prej elementeve biografike të tij, për të përgatitur lexuesin e
kësaj vepre me përmbajtje shumështresore dhe shumëdimensionale në rrafshin nacional
dhe krahasues me popujt tjerë në Kosovë.
Monografia e studiuesit dr.
Nuhi Veselaj me titull Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës
nga M. S. Milojeviq e gjithkëndej gjatë shekujve XIX e XX, sot bumerang ndaj
mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh, është shkrua
duke e pasur si shkas veprën e M. Vemi?, Etni?ka karta dela Stare
Srbije, botim i Institutit Gjeografik “J. Cviji?”, SANU, Beograd
(2005), hartuar sipas veprës së M. S. Milojevi? Putopis dela Prave
Stare Srbije (1866-1873), me vlerësim të akademik Vladimir
Stojan?evi?, ku ndër të tjera, mbështetur në konstatimet e tyre, e në veprat
origjinale të Milojeviqit, si dhe në burime të tjera, para studiuesve imponohen
këto dy konstatime e qëndrime, të cilat autori i ka verifikuar me kujdes dhe me
kompetencë:
- në radhë të parë, nga hartat, përkatësisht
nga regjistrat sipas tri zonave regjistruese në tërë hapësirën e një pjese
të ‘Serbisë së vërtetë’, d.m.th. kryesisht të Kosovës
së sotme, në fshatra e qytete, me dhjetëra vite para Luftës
serbo-turke (1876-1878), shihet që serbët ishin 90% shumicë kundrejt shqiptarëve pakicë dhe
- në radhë të dytë, ky
Udhëpërshkrim (Putopis) në historio-gjeografinë serbe, si me thënë,
pothuaj 143 vite ishte shpërfillur e mohuar pa të drejtë, nga
shkenca e politika zyrtare serbe.
Veprën trivëllimshe në fjalë, përkatësisht
lëndën nga vepra e Vemiqit rreth marrëdhënieve ndëretnike shqiptaro-serbe me
theks në aspektin historiko-gjuhësor studiuesi ynë e ka vështruar në shtatë
krerë. Por, ne po e hapim këtë Parashtresë me një
fragment nga Parathënia e veprës III të Milojeviqit, për shkak
se ky pasues si asnjë tjetër, përfaqëson rrethanat historike të botimit të saj
dhe disa veçori specifike që përfaqëson ajo, si me përmbajtjen nacionaliste
ashtu edhe me lëshimet e rastit, apo kintributin me pahir në të mirë
shkipëve e gjuhës së tyre të cilat e dëshmojnë të kundërtën e dëshiruara për
gjendjes në teren.
Për këtë libër nuk ka dashur me
më ndihmue Shoqata e Dijetarëve Serbë për mungesë mjetesh, andaj do ta botoj me
harxhime vetjake, duke shpresuar që publiku ynë serb sinqerisht do të më
shpërblejë. Kjo vepër është dorëzuar në shtyp para katër vitesh, por për shkak
të shumë punëve nga dy vitet e kaluara dhe për shkak të angazhimit në
kufi, vetëm tash është gati. Gjatë angazhimit tim në kufi më kanë humbur dy
tabakë të dorëshkrimit, ndërsa shënime nuk kam për t’i kompensuar, andaj
(vepra) do të dalë jo e plotë, sidomos mbi Prizrenin. Përveç kësaj nuk kam kohë
t’i përmirësoj gabimet e shtypit, andaj lus lexuesit e lexueset e nderuara, që
ku t’i vërejnë gabimet, korrigjimet le t’i bëjnë vetë, ngase kur të
botohet tërë Udhëpërshkrimi nga
pjesa e Serbisë së Vërtetë, që përbëhet prej 12 vëllimesh, në librin e fundit
do të vendoset
si shtojcë: Regjistri i korrigjimeve.(Beograd, më Pashkë 1877. M. S. Milojevi?’
Vepra
e udhëpërshkruesit M. S. Milojeviq dhe e botuar në shek. XIX, dikur është
projektuar për interesa të nacionalizimit serb, ndërsa së fundi u ribotua nga
M. Vemi?, me qëllim të ruajtjes së kujtimit të miteve serbe për pushtime të
reja, sjell njëkohësisht edhe
një pasqyrë të raporteve politiko-shoqërore serbo-shqiptare, sidomos nga
fillimi i shekullit XIX. Këtyre qëllimeve i shërbeu edhe intelektuali
entuziast i kohës Milosh S. Milojevi?. I shkolluar në institucionet
shkencore ruse dhe në Kishën Pravosllave Serbe, Milojeviç u dërgua në të
ashtuquajturën Serbi të Vjetër, me udhëzime për të përshkruar gjendjen fetare,
gjeografike, kulturore dhe etno-historike të kësaj hapësire e të popujve që
jetonin atje. Prej variantit të parë, në të vërtetë prej dokumentit bazë, nuk
është vështirë të shihet se përshkruesi ishte i përgatitur për të kryer këtë
mision, por prej botimit të tri vëllimeve të para (nga 12 të
supozuiara sa thotë se i kishte në dorëshkrim). Nëse botimi i parë në dy
vëllime (sveske) e kishte bërë me titull “Putop1s, dela Prave Stare
Srbije” (Udhëpërshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër, në
vitin 1871, 1872 dhe qe vlerësuar si vepër e përshtatshme propagandistike para
fillimit të Krizës Lindore (1877-1878), vëllimin e tretë të përgatur pa 4
vitesh 1873 do ta botojë më 1877, gjatë luftës, gjithsesi me qëllim
propagandistik ‘të ruajtjes së kujtimit të të parëve për tokat e vjetra’. Ku
ishin gjoja shumicë!
Do theksuar që në fillim se
autori i veprës gjatë luftërave ruso-turke ishte komandant i vullnetarëve rusë
dhe nxënësve të tij serbë. Pavarësisht vlerësimit të parë dhe
pavarësisht nderimit të autorit, si luftëtarë kombëtar, vepra e tij do të
mbahet nën rrogoz, me gjasë për dy arsye të ndryshme: e para, për shkak se
ndonjërit prej studiuesve serbë me gjasë do t’i shkoj përdore t’i shoh gabimet
e Milojeviqit, me rastin e regjistrimit së më të plotë të popullatës, duke
përdorur konstruksione të rrezikshme nacionale dhe kreitika kundër drejtimit të
shtetit gjatë luftës ; si dhe e dyta, për shkak se në gjysmën e dytë të
shekullit XX, një vepër si kjo, i prishte punë regjimit serb jo vetëm në raport
me shqiptarët po edhe me pakicat fare inekzistente, të cilat sado që të ishin,
me të qenit e tyre, përmbysnin numrin edhe ashtu modest të serbëve në Kosovë e
rrethinë.
Vetëm së fundi, në rrjedhë të
propagandës kundër Kosovës, në vitin 2005, pra në fillim të shekulli XXI, me
porosi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, si dhe të Kishës Serbe,
hartografi Mirçeta Vemiq, njëri prej studiuesve më të pasionuar të mesjetës
serbe në Kosovë dhe njërit prej pasionantëve të shkencës propagandistike
kishtare serbe, e nxori nga pluhuri i raftave të kishës serbe këtë vepër, me
shpresë se mund të mashtronte edhe më tej opinionin serbë dhe madje duke e
botuar edhe në gjuhën angleze, edhe lexuesin ndërkombëtar, se si Kosova para
Krizës Lindore paska qenë e banuar jo më pak se me 90% me serbë, kur reaiteti
ishte i kundërt! Ndër fakte të tjera po krahasojmë sa për ilustrim këto
dy konstatime
a)
Sipas Vemiqit:
E
para, “Pre Srpsko-turskih ratova 1877-1878 god. na Kosovo i
Metohiji Srbi bili etni?ka ve?ina a Arbanasi manjina”.
/“Para
luftës serbo-turke 1877-1878 në Kosovë e Metohi shumica etnike ishte serbe((!)
ndërsa ajo shqiptare pakicë”(!)/. Madje
edhe më absurde del pika tjetër:
E dyta, “U gradskim naseljima Prizren, Priština, Pe?, ?akovica
i Kuršumlija Srbi su ?inili devedeset procenata stanovništva”.
/“Gjendja në qytete në Kosovë
Prizren, Prishtinë, Gjakov?, Kurshumli tregon se në atë kohë
90%
e banorëve ishin serbë”(!!!)/.
b)
Ndërkaq, e vërteta e shprehur në tekst, sipas verifikimit që bën Nuhi Veselaj,
duke shfrytëzuar (lexuar), pikërisht të dhënat nga z. Milojevic, përkatësisht
z. Vemi?, në total, si pasqyrë-përgjigje ndaj dy pikave të mësiprme,
sipas përqindjes rezultati del kështu:
E
para, në Kosovë
(Pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër) numri i shtëpive sipas veprave të
Milojeviçit në vitet 1866-1868, d.m.th para luftës serbo-turke, në përqindje
ishte: S 22% (ortodoksë), ndërsa JOS 78%” (shqiptarë
kryesisht),ndërkaq:
E
dyta, numri total i etnive në qytetet Prizren, Prishtinë, Pejë, Gjakovë,
Kurshumli, Vushtri, rezultonte: S 14% (ortodoksë), ndërsa JOS shqiptarë
86%.
Do theksuar fakti se jo
rastësisht Memiq, veprën e tij e titulloi “Etni?ka karta dela Stare Srbije
prema Putopisa, M. S. Milojevi?a 1871-1873 godine (Harta etnike e një
pjese të Serbisë së Vjetër, sipas veprës “Udhëpërshkrime” të M. S. Milojevic
1871-1873, sepse kështu, duke i dhënë titullin e ri dhe duke e
përpunuar atë brenda kornizave bashkëkohore të shkencës së hartografisë, Vemiq
shpresonte se do ta bindë me gënjeshtra si përpara edhe opinionin shkencor
vendor e atë ndërkombëtar.
Rileximi, përkatësisht leximi
kritik, e qasja metodologjike shkencore, autorit tonë Nuhi Veselaj i ka dhënë
mundësinë që të nxjerr në pah jo vetëm të pavërtetat shkencore po edhe sjelljen
e një pasqyre të re reale të hartës etnike të shoqëruar me të dhëna bindëse
gjuhësore, kulturore, fetare e faktografike. Këto parime të ngritura në metodë
kritike-shkencore autori ynë i ka ngritur që në Hyrje të
veprës dhe i ka ruajtur edhe në diskutimet e mëtejme në të gjithë kapitujt
tjerë. Të gjithë kapitujt kanë karakter monografik më vete, madje mund të
botoheshin jo vetëm si studime më vete, po mund të hapeshin diskutimet e dokumentet
krahasuese edhe të botoheshin edhe si vepra më vete.
Studimi i Profesor Nuhi
Veselajt hapet me përshkrimin e veprës: Harta etnike e Serbisë së
vjetër sipas “Udhëpërshjkrimit” të M. Milojeviçit 1871-1873, për të
vazhduar më tej me diskutimin e nocioneve dhe termave të përdorur në këtë
dorëshkrim, duke cekur mungesën e kritereve shkencore të dijes së sotme moderne
me rastin e ribotimit, karakterin e tejkaluar të strukturës gjuhësore, rrafshin
semantik dhe natyrën terminologjike të përdorimit të sotëm të tyre në një botim
bashkëkohorë çfarë synon Vemiqi etj. Më tej Profesor Veselaj bën një krahasim
të këtyre të dhënave nga udhëpërshkrimi me të vërtesinë strikte të numrit të
etnive reale dhe kështu arrin në pasqyrimin e numrit real të popullsisë sipas etnive.
Autori ynë Nuhi Veselaj për
arsye metodoloigjike jep të dhënat deskriptive duke ikn darë për tri zona
regjistruese: për Zonën e Kadillëkut të Kurshumlisë, Zonën apo Nahitë e Kosovës
Qendrore dhe Zonën e Dukagjinit. Megjithëse në një format modest, Prof. Veselaj
ndalet e diskuton ndonjëherë edhe për çështje të tjera, sikur janë ojkonimet,
toponimet e etnonimet e shfaqura në një hapësirë më të gjerë brenda Serbisë
Qendrore, sikur është vendbanimi Arbanashke,
i cili përcakton jo thjesht një vendbanim të ri, po një trashëgimi etnike
mesjetare të kësaj zone,që në tgë vërtetë ojkonimet, toponimet e sidomos
oronimet e tilla janë të pranishme në gjithë Serbinë, Kosovën, Malin e Zi e
Maqedoninë.
Mbështetur në leximin shkencor,
përshkrimin kritik dhe diskutimin intelektual e gjithëpërfshirës, Profesor Nuhi
Veselaj e përmbyll këtë hulumtim me tri konstatime:
a) e para, inicialja
identifikuese e etnitetit serbë, në të vërtetë përfshin tërë etnicitetin
ortodoksks në serbë, edhe pse në të vërtetë një shumicë e tyre ishin shqipfolës;
b) e dyta, para vitit 1878,
qyteti i Kurshumlisë dhe 24 fshatrave përreth nuk kishte pothuajse asnjë banor
serb, ndërsa pas vitit 1878, fati i këtyre banorëve vetëm mund të merret me
mend; dhe
c) e treta, ai sjell një të
dhënë mjaft interesante të studiuesit Jovo Bajiq, se “kjo zonë rreth Kopaonikut paska qenë Zonë
ushtarake e Turqisë, prandaj në atë zonë nuk kishte fshatra
serbe (ortodokse), por vetëm fshatra të banuara me shkipë e çerkezë”
(2018).
E shohim me interes këtu të
theksojmë se të gjitha të dhënat, përveç me burimet historike, etno-gjeografike
dhe etno-kulturore, përcillen edhe me shembuj e përbërës gjuhësorë të terrenit
dhe atyre të lireraturës dokumentare.
Nëse në kapitullin e parë
paraqitja e temës më shumë ka karakter deskriptiv dhe shumëdimensional e
përgjithësues, në kapitullin e dytë që mban titullin Injorimi, por edhe dëshmimi me pahir
i shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe në jetën e përbashkët shqiptaro-serbe në
Kosovë dhe më gjerë, çështjet paraqiten më të thelluara dhe diskutimet
më sintetike. Problemi i diskutimit përqendrohet në çështjet kulturore,
përkatësisht etnike. Fjala është për një periudhë historike, kur problemet
etnike në Ballkan, që në krahasim me popujt tjerë të Europës janë mjaft të
vonuara, shfaqen mjaft të ndërlikuara, qoftë në kontekstin gjuhësor, qoftë në
kontekstin fetar, qoftë në kontekstin etnik. Në këtë rast janë mjaft me interes
nëntitujt dhe çështjet e trajtuara brenda nëntemave, sikur është ai për injorimin, por edhe dëshmimin
me pahir për poturët e gjuhën e tyre 1866/67, të cilët në
viset potenciale serbe, nuk ishin as serbë as turq, po ishin rrënjësisht
shqiptarë. Po kështu mund të thuhet edhe për nëntemën dëshmi rreth ekzistimit
të ortodoksëve, por edhe të poturëve shqiptarë gjithandej në viset potenciale
serbe para vitit 1866, mbështetur në dëshmitë e bardit të lëvizjes kombëtare
serbe Vuk Karaxhiqi dhe dëshmitë e udhëpërshkruesit serb M. S. Milojeviq.
Referencë me interes e këtij kapitulli del shoqëruesi i tij Mixha
Zymber, që të kujton edhe shoqëruesit e udhëpërshkruesve të tjerë të
kësaj natyre gjatë shekullit XIX e XX, mbase edhe një paradigmë kjo e
‘lëshimeve me pahir’ të Milojeviqit, për praninë e shqiptarëve në këto tërthore
nën maskën kulturore, fetare, gjysmëetnike dhe gjeografike. Dëshmi e
etnicitetit të tyre historik, e gjuhës së tyre, e kulturës së tyre mjaft të
formuar dhe të përqendruar, e sedentaritetit të tyre brenda territoreve
historike dhe etnike në këtë hapësirë është edhe mënyra se si ata u mbajtën
gjallë, mënyra se si ata e ruajtën gjuhën e tyre, mënyra se si ata nderuan
familjen, etninë, gjuhën dhe kombin, përtej besimit fetar edhe atëherë kur
brenda familjes, lagjes apo krahinës bashkëjetonin vëllezër të dy besimeve
fetare: mysliman e të krishterë ortodfoksë.
Kapitulli i tretë i veprës së
Profesor Nuhi Veselajt me titull përshkrues e largvajtës Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra
e z. Milojevi? (1866 -1873) dhe epranët e pasuesit e tij, është
pothuajse plotësisht i çliruar nga natyra e përbërësve historikë, gjeografikë,
kulturorë e etnikë. Autori i këtij kapitulli është përcaktuar që etnonimet
historike serbe e shqiptare t’i trajtojë vetëm brenda formatit gjuhësor, madje
edhe atëherë kur ato përplotësohen me ndonjë përbërës të karakterit
etno-gjeografik, historik e kulturor. Kapitulli i tretë me titull Rreth reflektimit kontaminues të koncepteve
të termave: *shklavë (sclav/us) e
*sherb/ë (serv/us) si etni dhe shkizmë (scissm) si dukuri në gjuhën
shqipe”, është artikuluar në tri pjesë: në pjesën e
parë është trajtuar problemi i kuptimsisë dhe etimologjisë së trajtë-fjalëve të termave
ndërkombëtarë skizmë (shkizmë) dhe sllavë (skllavë e serb (shërb-); në të dytin
problemi i njësisë leksikore shkja / shkizmë, në kontaminimet
semantike, në disa burime të shqipes, kryesisht të hershme leksikografike dhe
aktuale; ndërsa në të tretin, janë sjellë diskutime për çështje të imponuara
gjuhësore nga Fjalori i Mehmet Elezit lidhur me termat shka e shkizmë.
Në rastin e parë, shtrirja
semantike dhe etimologjike e trajtë-fjalëve skizmë (shkizmë) dhe sllavë
(skllavë e serb (shërb-), janë parë në kontekstin ndërkombëtare, madje që nga
mesjeta dhe është krahasuar me gjuhën shqipe po edhe me gjuhë të tjera të rajonit. Në latinishte e greqishte, -thekson autori, -
“të ardhurit e tillë quheshin skllavë –/(l.*schlavus/gr. *sklavos) me kuptim bujkrobë ose
serb. robovi), në gjuhën shqipe trajta fillimisht ishte shklavë, ndërkohë
si gjuhë e gjallë atëherë pësoi ndryshime, pa kuptim
pezhorativ, shkjav, shkja, shka – shkje /shkije
–shqe,.
Në rastin e dytë, çështja e
shtrirjes vertikale dhe horizontale e etnonimit përkatësisht fjalës a
termit shkja / shkizmë është parë brenda burimeve dokumentare
dhe letrare e sidomos leksikografike në literaturën shqiptare, që nga Fjalori i
Frang Bardhit (1635), Kuvendi i Arbërit (1703), Fjalori i K.
Kristoforodhit, Fjalori i Bashkimit e deri te Fjalori i M.
Elezit (2006), si dhe derivatet e kësaj fjale në frazeologjinë shqiptare. Serbët, thekson autori “quheshin: lat. servus
gr. servos, që në shqipe forma fillimisht e kishte rrënjëfjalën: *sherb/ë (me
kuptim jopejorativ shërbyes). Krahaso, servire servus te
Bardhi e Pjetër Budi, sherbej me sherbye shërbyes
sherbëtyrë, Servi, servijan, ndërsa të Bogdani: shërbi sherbyes,
gjithsesi jo në me kuptim pejorativ. Gjithsesi në shqipe fjala serb kishte
kuptim jonjëetnik dhe joperojativ, ngase ashtu quheshin ortodoksët
ose shkizmatikët shqiptrë, që banonin në Servi, përkatësisht Shërbi”.
Së fundi, autori, kësaj fjale,
këtij termi a këtij etnonimi i është qasur kryesisht brenda frazeologjisë,
teksteve popullore dhe madje urimeve, mallkimeve e teksteve folklorike, për
t’ju kthyer edhe njëherë strukturës gramatikore a fjalëformuese të tij. Në studimin tonë, thekson Profesor Veselaj,
“të tria këto trajta: shkllav (sclav), sherb serb (serv)
dhe shkizmë (scissm) në ndonjë mënyrë kanë pasur
ndërndikim në latinishten (vulgare ose jo), por po, sidomos në serbishte, në
formësimin e trajtave përkatëse, të cilat “në mos nën ndikimin e shqipes
gjithsesi janë formësuar nën praninë e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe, andaj
rreth kësaj dukurie në dy nënkrerët e fundit të këtij kreu kemi dhënë mjaft
prova që mund të diskutohen, por jo, assesi, nuk mund të mohohen”.
Në kapitullin e katërt është
diskutuar tema, e cila përshkruhet në mënyrë deksriptive, që në titull: Injorimi
i gjuhës shqipe në Arbëri gjatë periudhës së sundimit osman, raporti
turko-shqiptar/sllavo-shka dhe pasojat fatale ndaj shqipfolësve nga shkizma e
re. Ose, me sa pasoja mbijetoi shqipja nga presionet e autoqefalive
shqiptarofobe ortodokse dhe nga turko-islamizimi fanatik osman”. Çështjet
janë trajtuar në dy nënkapituj, sado edhe vetëm prej titullit mund të shihet se
fjala është për më shumë nëntema, për më shumë çështje dhe për më shumë
përbërës të karakterit historikë, social, politik, qytetërues, gjuhësor, e
madje edhe material e shpirtëror.
Në plan të parë është diskutuar
mbi gjendjen shpirtërore, materiale e qytetëruese të popullit shqiptar në prag
e pas pushtimit nga Perandoria e Osmanëve, duke e vënë theksin në ndarjen e
tyre në dy ritet e krishtera dhe tani me ofrimin e ritit të tretë, apo fesë
islame.
Në nënkreun e parë janë diskutuar
tri çështje: raporti arbër/shqiptar dhe shkizma fatale
ideo-fetare ndodhur gjatë sundimit osman, identifikimi dhe shtrirja gjeografike
e Arbërisë, pasivizimi i termit arbër dhe nxjerrja kokë e termave me konotacion
konfrontues nga turk e /shka në shqiptar/shka dhe përftimi e përkufizimi i fjalës-termit shqiptar në
raport me shka; ndërsa në nënkapitullin e dytë janë sjellë elemente të
karakterit historik, gjeografik, gjuhësor e kulturor të prejardhjes së
fjalë-termit “shqiptar”, ceken disa hipoteza të kohës, të cilat i konsideron të
lehtërrëzueshme, po dallon tri jo të lehtërrëzueshme dhe si më mbështetur cek
semantikën e foljes shqip me shqipe, të cilën e
shtron në sistemin eptimor foljor e emëror.
Gjithsesi ky kapitull hapet me
çështjet që kanë të bëjnë me karakterin historik të kohës, përkatësisht me
rrethanat historike të periudhës së dytë të Mesjetës, në të cilën shqiptarët
hyjnë pa atë forcë koherente të tyre, me gjuhën shqipe pa atë forcë fetare
integruese me të cilën hynë fqinjtë, si: serbët, bullgarët, grekët etj.
Populli shqiptar, i ndarë në fise, forcë pothuajse të vetme kohezive kishte
gjuhën, po edhe ajo, sikurse dihet, u ndalua më 31 maj 1779, me dekretin e Sulltanit të
Perandorisë Osmane. Me këtë vendim gjuha shqipe u dëmtua, por megjithastë u
ruajt vetëm brenda hapësirave familjare muslimanë e katolikë, por në
proviniencën e Shqiptarisë së besimit ortodoks unit jo vetëm deri në kufi me
grekët po edhe me sllavët, ndërsa ata në brendi të autoqefalive
shqiptarofobe, pothuajn plotësisht u asimiluan.
Sa është e rastit që shqiptarët
e mërguar në Itali bashkë me organizimin kishtar ortodoks të proviniencës
perëndimore ruajtën gjuhën në një vend të tretë, ndërsa shqiptarët ortodopksë
në Jug dhe në Verilindje të trojeve shqiptare pothuajse u asimiluan, përveç
atyre që kaluan në besimin islam?!
Lidhur me atë që z. Nuhi e quan
shkizmë të re fatkeqe, po shtojmë ne se sot, historia, gjuha, kultura
shqiptare, letërsia shqiptare ruan dhe njeh disa botime të proviniencës
katolike që nga shekulli XV, por nuk njeh shkaku i shkizmës së re pothuajse
asnjë tekst të librit shqip në provineinecën ortodokse, sado dihet lulëzimi i
kësaj kulture sidomos gjatë shekullit XVIII, kur vetëm gjatë periudhës së
viteve 1750-1770 kishte një lulëzim të madh të literaturës ortodokse në gjuhën
shqipe, duke përfshirë edhe dy përkthime të plota të Biblës. Ndërkaq, pas
dekretit të 31 majit 1779, që mund të quhet dita më e zezë në kulturën
shqiptare të shkrimit shqip dhe të identitetit shqiptar, nuk mund të mos
besohet se me censurë e pa të, janë zhdukur me qindra vepra e dorëshkrime në
gjuhën shqipe. U desh të vinte viti 1827, kur edhe u botua Dhjata së Re e
Korfuzit, për t’i orientuar të huajt në mësimin dhe krahasimin e gjuhës shqipe.
Një hulumtim i kësaj gjendjeje në jug të trojeve shqiptare, përkatësisht në
kufi me grekët, besoj mund të dëshmoj edhe për raportin e gjuhës dhe kulturës
shqiptare me sllavët këtej në Veri dhe Veri-Lindje, në të cilën shqiptarët, me
gjasë, vetëm nën ndikimin e latinitetit perëndimor ruajtën gjuhën, por pranuan
besimin e ri islam, i cili jo vetëm ju jepte privilegje ekonomike dhe sociale,
por ju mundësonte edhe ruajtjen e gjuhës brenda familjes dhe si shqiptar joshën
dhe shqipfolësit kristianë.
Në këtë ose para kësaj periudhë
prej pesë shekujsh, shkruan autori, vetëm Skënderbeut i shkoi për dore të bashkonte shqipfolësit e të gjitha besimeve,
fiseve dhe krahinave etnografike. Prandaj, pas vdekjes së tij, pësuan të
gjithë, duke u shpërngulur drejt Lindjes dhe Perëndimit: ortodoksët e jugut
unitë drejt Italisë së Jugut, Egjiptit dhe madje drejt Odesës: katolikët drejt
Italisë, Kroacisë dhe përgjithësisht Europës, ndërsa muslimanët drejt Qendrës
së Perandorisë. Në këto rrethana u aspërsua edhe shkizma, si term, si
besim, si virtyt dhe si koncept i raportit brenda shqiptarëve. Mbi këto paradigma të karakterit historik, gjeografik,
fetar, social, kulturor e gjuhësor, autori i kësaj vepre përmbyll një hipotezë
tij rreth etnonimit shqiptar “e përftuar nga trajtë-foljet: shqip me shqipe, bazë
për emërtimin e gjuhës shqipe dhe të emrit etnik shqiptar, por
përmedet edhe trashëgimia e pazhdukur krejtësisht nga miti i Zotit –Zeus, nga
shkipi, shkopi apo “skeptri mitologjik i tij”.
Kapitulli i pestë mund të quhet
i veçantë brenda kësaj vepre dhe madje mund të quhet vepër brenda veprës, jo
vetëm për shkak të përmasës shumështresore të metodës së hulumtimit, po për
shkak të hapësirës së hulumtimit. Në kapitullin e pestë, me titull: Feja
ortodokse si shkak-pasojë në përcaktimin e kombësisë së shkive në përgjithësi
dhe atyre të fshatit Reçan të Therandës në veçanti, objekt
studimi bëhet një vendbanim i fëmijërisë dhe rinisë së autorit, ndërsa lëndë
për diskutim edhe përvoja e tij. Lënda e këtij kapitulli është ndarë në gjashtë nënkapituj.
Në këtë kapitull është sjellë
një paraqitje pothuajse deskriptive Sidoqopftë me mjaft interes të dhënat që
sjell autori mbi raportet serbo – shqiptare, të cilat ai i quan si raporte
normale të bashkëjetesës shqiptaro-muslimane / shqiptaro ortodokse, gjatë
shekullit XX, me theks të veçantë gjatë kthesave apo ngjarjeve të mëdha historike,
sikur janë periudhat e pushtimeve të huaja apo periudhave të konflikteve të
brendshme, si dhe gjatë viteve të ndërhyrjes së politikave shoviniste serbe të
Beogradit. Sidoqoftë ata
megjithatë nuk kanë bërë një jetë të vështirë dhe pothuajse të padenjë
shpirtërore brenda bashkësisë së tyre, me vëllezëtit e një gjuhe e gjaku, por
fatzkeqësi u solli politikla milosheviçiane dhe lufta e fundit. Në këtë rast
autori sjell faktin se serbët e fshatit Reçan, deri në luftën e fundit,
asnjëherë nuk patën mosmarrëveshje me shqiptarët e besimit musliman. Vetëm në
luftën e fundit 1999-2000, propagandës serbe i shkoi përdore që të ndizte
urrejtjen ndërmjet tyre dhe pas përndjekjes së shqiptarëve dy herë nga fshati,
pas humbjes së luftësi ushtria serbë-jugosllave i mori me vete familjet
serbo-ortodokse dhe i degdisi nëpër Serbi.
Është me shumë interes tregimi
për raportet këtij fshati me shtetin serb në kontekst me një varr-muranë
kenotaf, pa eshtra, para luftasve ballkanike ishte nën mbrojtjen e Familjes së Ukë Mehmetit.
Kenotafi, një varr shekullor, ka legjendën e tij, kujdestarët historik të tij,
historinë e ndërhyrjes nga pushteti dhe madje fundin dhe përvetësimin e
dhunshëm nga shteti serb. Serbët e fshatit as që kanë pasur ndonjë ndërlidhjeje
trashuese me te. Pas kësaj paraqitjeje të brendshme të një familjeje shqiptare të
besimit islam, në vazhdim sillen të dhëna dhe diskutime shumë konstruktive mbi
disa paqartësi rreth përvetësimit të Varrmuranës, kult i fshatit, dhe
riemërtimin e tij si kishë serbe, më 1926 i ishtë dhën formë kishëze,
ndërsa është ndërtuar e qafresko- ikonizuar në vitin 1956- 58, ndërkaq
është reghjistruara nën mbrojtjen shtetërore, në vitin 1990. I nxitur nga
politizimi dhe përvetësimi serb i saj, autori sjell të dhëna të gjëra mbi këtë
pasuri prej një shekulli, duke dhënë shembuj të ndryshëm, sidomos të traditës
familjare, duke filluar nga privatësia shekullore e tokës ku ishte vendosur
objekti, deri te fati i saj pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë kapitull të strukturuar
në gjashtë nënkapituj, fillimisht sillet një përshkrim detajues për fshatin
Reçan të Therandës(Suharekës) dhe vihet theksi në të ashtuquajturën Kartë të
Dushanit botuar në Beograd më 1862, pastaj sillen përbërës dokumentarë dhe të
kujtesës mbi disa paqartësi rreth prejardhjes paraislame ritokristiane të
familjes Veselaj, për ta përmbyllur me një portret të pleqnarit Mehmet Reçani.
Kapitulli i gjashtë , autori në
disa rrafshe si p.sh,sjellë dëshmi dhe referenca rrerth përqendrimit që
pikërisht popullimin e viseve të sotme shqiptaree është ndihmuar
nga personalitetet e mëdha që e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë europiane e
aziatike si: Diokliciani, Konstatini i Madh dhe Justiniani. Madje sjell
nl fokus dy përbërësit më të rëndësishëm të etnisë shqiptare, emrin e popullit
dhe gjuhës shqipe duke e formuluar kapitullin : Gjuha shqipe si promotor i zgjimit
dhe rritës së Shqiptarisë, përkundër nacional-shovinizmit serbomadh dhe vatrave
të tjera penguese, që është shtjelluar në katër
nënkrerë. Diskutimi në këtë rrjedhë hapet me një varg argumentesh rreth
diferencimit e përkimt të etnogjenezës shqiptare e serbe, mbështetur kryesisht
në burimet bashkëkohore serbe, për të vazhduar me argumente të periudhës
mesjetarë, të botuara deri në shekullin XIX, të cilat dëshmojnë vijimësinë e
shqiptarëve dhe bashkëpraninë e tyre si të shkrishterë shumicë me të krishterë
të tjerë në Kosovë.
Megjithëse të një nënkapitulli
më vete, po i kësaj natyre, tani më i hapur është edhe teksti mbi
bashkëpraninë dhe kontributin e shqiptarëve në bashkëjetesë me turq,
serbë, grekë e të tjerë, si dhe mospërfillja gjithandej e tyre ndaj aspiratave
etnike gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Diskutimet e mbështetura në një
literaturë të gjerë dhe relevante për historinë, gjuhën, besimin dhe kulturën
shqiptare, nxjerrin në krye gjuhën shqipe si një prej forcave të brendshme më
kohezive në jetën shqiptare. Në një rrethanë të vështirë historike
ndërkombëtare gjatë fillimit të shekullit XX, kur një lëkundje kombesh po
hapëronin në histori, është gjuha shqipe ajo që doli në plan të parë. Më parë
se sa të shquhej populli dhe besimi fetar i tij, më parë se sa të shquhen
institucionet e karakterit kombëtar, u shqua pasuria historike e gjuhës shqipe
dhe mundësitë që përmes saj të përkthehen veprat e përmasave botërore, sikur
ishte Bibla.
Parë në tërësinë e saj, ky
kapitull është përgjigje studiuesve
serbë, të cilët mbështetur në përvojën e studimeve historike, në shkollat
nacionale të shekullit XIX dhe XX dhe madje në shkollat europiane, përpiqen të
gjejnë strehën më të vogël për të sulmuar etnogjenezën e popullit shqiptar. Në
këtë linjë personalitetesh hyn edhe Milojeviqi, ndërsa në këtë kolanë hyjnë
edhe vept Odlomci e Udhëpërshkrimi i tij. Këtë
traditë të përvetësimit të historisë e vazhdojnë edhe sot individët, grupet dhe
madje institucionet e caktuara akademike. Ata vërtetë nuk mund të arsyetojnë
gjuhën e tyre si paraardhëse të shqipes, por megjithatë gjurmët
lashto-shqiptare përpiqen t’i nxjerrin si trashëgimi sllave! Një legjendë më
vete dhe një kullë mitike ata kanë ngritur për periudhën mesjetare, duke
ngatërruar hapësirat, besimet, trashëgiminë fetare e kulturore, gjuhën,
identitetet etj. Të vetëdijshëm për ndërhyrje të kësaj natyre nga provinienca
serbe, greke dhe madje italiane rilindësit tanë, jo rastësisht zgjodhën gjuhën,
si shtyllën e parë të identitetit kombëtar dhe kombin si pararojë fetare e
shtetërore, sipas motos: Feja e shqiptarit është shqiptaria! (Vaso
Pasha), të cilën autori e modifikon: “Fe që Zotynë e bekon, Shqiptaria feja
jonë, kur janë të tolerueshme në këtë nën hije skeptrike të gjitha fetë e
besimtarëve shqiptarë.
Kapitulli i fundit i kësaj
monografie në të cilën suksesshëm bashkohen analiza, sinteza, polemika,
diskutimi shumplanësh, sjellë në plan të parë trajtesën Injorimi i gjuhës shqipe
dhe kontributi me pahir i z. Milojevic në e për gjuhën shqipe, e
cila është ndarë në katër
nënkrerë.
Nuk e vlerësuam rastësisht këtë
vepër gjerësisht dhe nuk e nderuam për shkaqe subjektive. Prej vitesh kemi
lexuar artikuj përgjithësues të historiografisë serbe, prej vitesh kemi lexuar
vëllime me dokumente politikanësh e diplomatësh serbë dhe madje prej vitesh
kemi lexuar vëllime dokumentare, kryesisht udhëpërshkruesish serbë në tokat
shqiptare, por deri më tash nuk kemi pasur mundësi dhe nuk kemi gjetur një
studim kaq të thelluar e kaq komplementar në raport me një vepër të një
studiuesi serb. Për më tej, monografia e Profesor Nuhi Veselajt nuk merret
thjesht me kundërshtimin e përshkrimeve të Milojeviqit dhe analizave të tij,
përkundrazi, ai i diskuton gjithanshëm përshkrimet e Milojeviqit në gjysmën e
dytë të shekullit XIX duke gjetur në atë përshkrim te veprat e tij pikërisht
gjurmët e trashëgimisë shqiptare dhe i diskuton analizat e Milojeviqit, duke u
mbështetur në pasaktësinë dhe njëanshmërinë e përfundimeve të tij. Në këtë
proces, janë pikërisht të “vërtetat e shënuara me pahir” ato që e dominojnë
kontributin e Milojeviqit për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, e të cilat
përplotësohen nga aspekti logjik, gjuhësor, historik, etno-gjeografik e
kulturor nga penda e profesor Veselajt.
Le t’i theksojmë vetëm disa
prej atyre, të cilat janë me interes jo vetëm për këtë kapitull po edhe për
librin e kulturën përgjithësisht:
a) përplotësimin e dromcave
historike të Milojeviqit me të dhëna të reja, qofshin ato referenca të
proveniencës Lindore qofshin ato të proveniencës Perëndimore;
b) diskutimin e etimologjive të
autorit dhe botuesit me metoda bashkëkohore të dijes së sotme albanologjike,
ballkanike dhe përgjithësisht linguistike;
c) identifikimin e teksteve
shqipe të Milojeviqit dhe sjelljen e teksteve folklorike, etno-kulturore të
vendlindjes, një shembull prioritar i trashëgimisë kulturore fetare në Kosovë,
në raport me trashëgiminë serbe. Në të vërtetë autori bënë paraqitjen origjinale me
përkthim origjimal nga autori Millojeviq i dy vjershave ngucakeqe dhe të
një kënge Kanga e kumonës e cila jepet në origjinal në
gjuhën shqipe;
d) në mënyrlë të veçantë si një
dokument më vete të natyrës gjuhësore paraqitet Fjalorthit
shqip-serbisht të vitit 1873, me përemasë të vogël por me interes jo
të vogël sociolinguistik, kulturor e etnik.
Sifjalorthin shqip –serbisht, sikur e quan autori këtë korpus leksikografik, është një
prej kapitujve më të rëndësishëm, më sistematik dhe madje më thelbësor i kësaj
vepre. Paraqitja deskriptive e tij, sinteza tabelare, komentet e gjithanshme
dhe madje, vërejtjet, për mangësitë e tij, për të cilat ishte i vetëdijshëm me
kohë edhe Milojeviq, përplotësimet në gjuhën shqipe dhe serbokroate,
komentet në rubrikën e shënimeve, shënimet grafike etj., e bëjnë këtë kapitull
të rëndësishëm edhe për studimet e ardhshme në fushë të leksikografisë,
dialektologjisë historike, etimologjisë, sociolinguistikës e historisë së
gjuhës shqipew e serbishte përgjithësisht. Këtij korpusi leksikor, përkatësisht
studimit krahasues të tij brenda marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-serbe,
shpresoj t’i kthehem edhe unë në një studim tjetër. Sado modest të quhet ky
korpus leksikore prej 339 fjalësh, disa dhjetëra shprehje e frazeologji popullore,
toponime etj., me këto të dhëna autori, me apo pa dëshirën e tij, e ka lënë një
trashëgimi të pasur studimeve albanologjike, të cilat në të ardhmen do të
vlerësohen dhe respektohen si një shërbim i mirë dijes shqiptare, në ato
përmasa të cilat disa studiues të tjerë të provineincës sllave dhe madje
europiane nuk ja kanë arritur, përkundër dëshirës së mirë që kishin. Ky
kontribut me gjasë është rrjedhojë e mospërkrahjes së Shoqatës së Dijetarëve
Serbë, për botimin e këtyre materialeve. Ne sot mund të themi kështu, sepse
ndoshta, pikërisht pse Milojeviqi me pahir bëri këtë punë në të mirë të shqipes
e serbistes, andaj nuk e pati përkrtahjen nga forcat e errëta për botimin
e veprës, forca këto që në asnjë rast me rastin e ribotimit të veprës nuk po e shënojnë
me qëllim këtë sifjalorth. Ishte me fat Nuhi Veselaj që e pati
fotokopjuar lëndën e sifjalorit atë version që rastësisht pati dalë edhe më
këtë lëndë., dhe më nuk po përsëritet.
Këtu po e sjellim vetëm një
listë fjalësh, shprehjesh e trajtash leksikore me interes, kuptohjet jo në
origjinal e cirilicë, por nga punimi i Veselajt, me qëllim dhe në këtë mënyrë
të mësohet sadokudo për përmbajtjen e fjalorthit:
Cjap, Dru, Flakë, Thëngjillt
(i), Kërcell, Kërc, Natë, Dreq, Dimër, Me shtrakatë! (thurë, kërrabzue),
Shenjtë (i), Rus? (i tmerrshëm), Rrip (brez), Purtekë, Frikësoj (përulem)
(N’besë tande!) Njeri, Burrë (djalë), Grua, Vajzë, Me pa (shih), Ari-u, Afër,
Ballë, Baltë (dhe, vendi), Me pjekë, But (kofshë) ose butë (emër njeriu),
Varfër (të), Vapë, Vjehërr, (vgis-heri?), Shok (mik), Begatë (të), Vesh (veshë,
me veshë), Viç (*vit, njëvitshe), Ju, Gjashtë, gjashtë, Gardh, Gati, Gjarpër,
Dhëmb, Emër, Asht (eshtër), Zonjë (grua), Thëngjill (thingill, djegie pa
flakë), Me hangër, me ngrënë), Ka, Kalë (hipur në kalë), Kush, Kurm (trup),
Krimb, Krye, Dru (Lis) Madh (më i), Mal (bjeshkë) /mall Zi (i), Marrë (i),
Martesë, Mes, Gomar (magjar), Mish (muskul), Mot (vit), Nuse, Vjehërr (njeri),
Merr vesh (di), Rrush, Zotni (sifer), sefer/ arab. i nderuar(!), Posi/ si, Me
mbytë, turp(?), / Ujë Fashna (shami), Armë, Armik (djall), Verdhë (e), Fitore,
Ngushtë, Gjel, Grigjë, Egër (të), (egërsisht), Argjend, Qen, Korb, Kudhët (i)
(farkim), Haraç (xhymryk?) Gjerë(i), Larg, Këndoj, Mend, Lepur, Mik, Mollë,
Mort, Paqe, Pemë, Me grabitë, me u ropë, me robërue, Sipër (mbi), Shëndet,
Shenjtë (i) Shenjti-, Shin, Shërbëtor, Shigjeta, Turp, Tra, Faqe (fytyrë),
Hark, Të kam pa(rë), Me mendue (ka menduor?!), Rino! (lind), Shkruaj (e
qëndis), Me rrëmihë, (vezirmo?!), Parmend, Bir, Bijë, Fëmijë (voc e djalë),
Meshkull, Femën, Borë, Shi, Gur, Ujë, Drithë /dritë, Dërrasë (pllakë), Lugë,
Thikë, Shtrat (tshtruemt), Tshtyemt, Shtëpi, Diell, Akull, Pokjo (qeknej!), Me
vrapue (vrik), Me kalërue (hipur në kalë), Dhen (dele), Dhija, Dhëndërr, Ëndërr,
Dasmë, Me dhënë, Kam porositë (me porositë), Kësulë, Një (nja), Dy, Perëndi,
Zot, Erë, Së shpejti, pak më herët?, Më shpejt, Me fejue /cucën(??), Dorë,
Këmbë, Gisht, Pëllamb (shpresë???), Hardhi (vresht), Flok, Mjekërr, Zverk
(qafë), Shpatë (Çiad??), Këmishë, Mërtek (thupër), Derr, Lum, Kodër, Bjeshkë,
Det, Dardhë, Udhë, Urë, Bardh, Kuq, Gjak, Bojëgjake (bojna), Verdhë (e), Hasëm
(armik), Orum (grek), Brekë, Rosë, Patë, Pulë, Djall, Vdekur (i), (njeri i
dektë!), Venë, Groshë, Kaza (nahi), Mera (kullotë), Peshk, Urreje (i lantë!),
Me u la (u lava), Drekë, Darkë, Me v(n)u / ka nder?, Me lavrue (laroj!), Kam
mbjellë /me pjellë, Shumë (boll), Farë, Zjarr, Bini (qitni), (dru), Ndiz zjarr,
Me pi, (krua me u krue), Qengj (dhen), Berr (dash), Arushë, (ari), Ujk, Dhelpra,
Dren, Kaprolle (drenushë), Grykë (fyt), Me u pajtue, (e mpetuor ! -financ.)
Robtë (gjinja shpis), Gardh, Dosa, Lopë, Shkëmb, Këmbës/or, Muaj, Kjo javë ose
e djelë, E ve (grua pa burrë), Plakë, plak, Kokë, Tërmet, (Trem(b)et dheu!),
Dhe /vendi, Ditë Mirë (i), (i qetë) Mirëdita! Gjysma, Fytyrë (faqe), Penë, Dru
(kaçubë, pajë), Derë, Shkallë, Gabim, Më fal të më falish, Të më falësh, Shtëpi
e mbuluar, E m/buluar/a?, Majëmali (Qafë), Jona? çat??, Me këndue, këndo, Mos
qani, T’shtina! (shtëna!! (me pushkë??), U gëzuam, Gëzoni, Rrofshi e qofshi,
Trim njeri, i përunjët, i poshtëm (poshtër), Mendtar, Ma fal zot (zotni) (unë
kam gabuar), Faj, E drejta (drejt), Tredhë (me), me shky herdhe?, Ai Tçava
(kokën!), prish me luftue, luftuar, Ne, Yni, Ju, Ata, Im (imja), Jotja, I atij,
Juaji, Lyej shtëpinë (kam lyer), Fushë, Arë (ari!), Vreshta, Diell, agim, e
djelë, U ngrys?, u ndrit? Prift, Kishë, Vijë Krua /çeshme, Rrahje, breshër,
shushlak (mbetje), Letër (libër), Kos (qumësht), Mirë, Keq, Me djegë (digje),
Baltë, Qen, këlysh, Pus, Bukë, Hidhërim (pret/zi), Brez (shokë), Pamartuar (i)
(beqar), i lagët, Këpucë, Të ngrysurit (pa frymëzim), Tubim (kuvend), U bë
falja, Me u pajtue (U fatua!), Koha, Kec (një kec), Gjuhë Shqa (shka), Shqijana
(shkina), Tëmbëlit, Djathë, Gjizë, Gozhdë (peronë), Me mbathë me patkua, Për të
mirë! (shëndet!), Të bëftë mirë! (shëndet), Kam çarë dru ose thërrmuar gurë,
Pëllumb, Ndritu (u ndije!), Vezë /voja /veja, Tegërt, Fëllanza, Kam fituar, Kam
fluturuar, Klloçkë, Sëmunë (i), Shëndosh, Ethe, Dhallë??? (/mushtrelikë
ortodokse )/musht Punambarë! Mbarëpaç Qerre (kerr), Natën e mirë, U
trashëgofsh, me të mira (përfitim), Gëzuar (i), Na ka zbardhë (me punë), Hënë,
Hyll, Gomar, Babai i gomarit, gomar, Kalë (i kuq), - dori Kali vranç, Kali i
bardhë- gjok, Plumb, Copë, Rëndë, Kohë e rëndë /zaman/ose shekull, Na ruajtë
zoti, i vjetër, Stapanj ose feja e vjetër, Pe, Lule, e lale (lalelalje), Bilbil
(zog), Bilbili (zogu) na këndon, Tym, Shpend, Arrë, Fe, Lakra e laknor, Mulli,
Miell, Mbret, perandor, Princ, mbret Shtëpi /etj./
Megjithëse i dorëzuar në shtyp
në vitin 1873, studiuesi serb arriti ta botonte vetëm në vitin 1877. Ndërkohë
Profesor Veselaj dhe studiuesit e tjerë të albanologjisë presin të ribotohet në
origjional dhe i plotë, madje nëse gjenden dorëshkrimet, për të cilat flet
Milojeviqi, të botohen edh ato, çka është obligim i vetë Akademisë dhe
shtetit serb, pa marrë parasysh nëse edhe në vëllimet e pabotuara do të dilte
edhe ndonjë kontribut sado i vogël me pahir në të mirë të raportit të historisë
së gjuhës shqipe dhe të asaj serbe të para 150 vitesh.
Vepra e Profesor Nuhi Veselajt Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra
e z. Milojevi? (1866 -1873) dhe epranët e pasuesit e tij, përmbyllet me një sintezë të gjerë, brenda të
cilës mesazhet e tij janë mjaft bindëse, ndërsa ne mendojmë se janë jo vetëm
bindëse po edhe inicuese e nxitëse për diskutimin e veprave të shumë
studiuesve, publicistëve e udhëpërshkruesve serbë për hapësirën shqiptare.
Shpresojmë se autori i kësaj vepre edhe pas letërlibërtimit të këtij punimi do
të vazhdojë me monografi të tjera të kësaj natyre.
Prishtinë, më 23 korrik 2023