Kulturë
Atdhe Geci - Në Ledhëz të Çamërisë
E premte, 25.08.2023, 07:29 PM
Atdhe Geci
NË
LEDHËZ TË ÇAMËRISË
Tridhjetë
e gjashtë nëna çame dhe arbanite
u mblodhën
në Ledhëz në vendlindjen e
Pirro
Shqiponjës, tek varri ku prehet Heroi
i
Çamërisë, për të dhënë
mesazhin e tyre
para
varrit që di shumë
për të ardhmen!...
Çamëri,
ti që ishe krenari e Epirit shqiptar
nuk
qaj për djemtë që ikin në mërgim, por
qaj
për kohën që mund ta merr era e ta bëj
pluhur,!Qaj
toka ime, qaj bari im i thjeshtë
se
dhjetëra shekuj i kemi rrënjët
e Ipeve
eshtrat
e të rënëve pellazgë, ilirë e dardanë
Ah,
Greqi ty të vraftë gjëma e vullkaneve
prej shekujsh
jemi të lidhur
për varresh
qysh me
Pirron Çamëria ishte Republikë,
qysh
me Pirron, Greqia e tëra ishte e jona.
Çamëri,
ti e
di kush të dënoi me harresë,
Ligji
i Luftës 1941 ishte rrufeja që të vrau!
Çamëri,
lufta për liri na bën të përjetshëm
numëroni
vet palat e fustanellës shqiptare.
Prej
shekujsh jemi të lidhur për këtë tokë.
Në Ditën
e Pirros, Ditën e kujtesës sonë
Gratë
e Ledhzës vrapuam
rreth shtëpisë
me flamurin
kombëtar të atdheut tonë, e
policët
grekë u trembën prej këtij vrapimi,
tridhjetë
e gjashtë nëna çame dhe arbanite
u
betuan të lindin nga një fëmijë më tepër
nga
një fëmijë për Flamurin dhe Atdheun!...
Atdhe Geci - Dortmund,
Gusht, 2023