Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci - Në Ledhëz të Çamërisë

| E premte, 25.08.2023, 07:29 PM |


Atdhe Geci

NË LEDHËZ TË ÇAMËRISË

Tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u  mblodhën    Ledhëz  në vendlindjen e

Pirro Shqiponjës, tek varri ku prehet Heroi

i Çamërisë, për    dhënë  mesazhin e tyre

para varrit që  di  shumë  për    ardhmen!...

Çamëri, ti që ishe krenari e Epirit shqiptar

nuk qaj për djemtë që ikin në mërgim, por

qaj për kohën që mund ta merr era e ta bëj

pluhur,!Qaj toka ime, qaj bari im i thjeshtë

se dhjetëra shekuj i  kemi  rrënjët  e  Ipeve

eshtrat e të rënëve pellazgë, ilirë e dardanë

Ah, Greqi ty të vraftë gjëma  e  vullkaneve

prej  shekujsh  jemi    lidhur  për  varresh

qysh  me  Pirron  Çamëria ishte Republikë,

qysh me Pirron, Greqia  e tëra ishte e jona.

Çamëri, ti  e  di  kush  të dënoi me harresë,

Ligji i Luftës 1941 ishte rrufeja që të vrau!

Çamëri, lufta për liri  na bën të përjetshëm

numëroni vet palat  e  fustanellës shqiptare.

Prej shekujsh  jemi  të lidhur për këtë tokë.

  Ditën  e  Pirros, Ditën  e kujtesës sonë

Gratë e  Ledhzës  vrapuam  rreth  shtëpisë

me  flamurin  kombëtar  të atdheut tonë, e

policët grekë u trembën prej këtij vrapimi,

tridhjetë e gjashtë nëna çame dhe arbanite

u betuan të lindin nga një fëmijë më tepër

nga një fëmijë për Flamurin dhe Atdheun!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gusht, 2023