Kulturë
Lekë Mrijaj: Një libër që sjellë dritëzim në një pjesë të shkencës dhe historisë sonë
E premte, 25.08.2023, 07:57 PM
Libri shkencor "AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË" i Mehmet Gjoshaj është një libër që sjellë dritëzim në një pjesë të shkencës dhe historisë sonë
(Homazhit
në pesëvjetorin e kalimit në amshim të studiuesit, hulumtuesit dhe historianit,
mr. sci. Mehmet Gjoshaj)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Studiuesi
mr. sci. Mehmet Gjoshaj, autor i gjetjeve të shumta shkencore me karakter
studimor dhe pjesmarrës në shumë tryeza shkencore, përfshirë edhe në Forumin e
Intelektualëve "TROJËT E ARBËRIT", në vitin 2012 ka botuar e
publikuar monografinë e tij të titulluar: "AKSIONI I ARMËVE NË
KOSOVË".
Në
subjekt të këtij librit apo në përmbajtje të saj me konkrete themi se tematika që ka përzgjedhur autori-Gjoshi,
është tejet me interes, pasi kontribuon me risi në fushën e historisë qe
bëhët fjalë pë aksionin dhe mbledhjen e dhunshme të armeve ne Kosovë, duke
filluar nga viti 1955-1956, e cila është bërë nga UDB-ja dhe policia famkeqe
Jugosllave, të cilat si organizma apo çelula të përbashkëta vepruan në kuadër
të Sekretariatit për Punë të Brendshme, me çrast në aksionin në fjalë në zbatim
të saj ishin të angazhuara edhe partia e kuqe-titiste në pushtet, përkatesisht
Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste të Serbisë për Kosovë e Metohi
njëkohësisht me instancat më të larta policore, partiake dhe shtetërore të
Serbise dhe të Jugosllavisë.
Vepra është përpiluar në atë formë,
duke e shtjelluar lëndën në mënyrë faktike e sistematike, mbështetur në
metodologji shkencore, të përmbledhura në 244 faqe, që ndahen në shtatë
kapituj, taman me një renditjeje kronologjike me sqarime dhe plotësime shtesë
përcjellëse, me deshmi, bibliografi, etj.
Ka një
varg arsyesh të forta që këtë monografi shkencore e bëjnë terheqëse, jo vetëm
për studiuesit e historisë dhe gjurmuesit, si dhe për nxënësit, studentet të
cilët ushqejnë simpati dhe dashuri për vrasjet, reprezaljet si dhe njohurit
tjera të së kaluarës të popullit shqiptar në Kosovë.
?Në kapitullin e parë pas parathënies
së librit, studiuesi i këtij librit-Mehmet Gjoshaj me të gjetura hulumtuese paraqet
të dhëna e deshmi prezantuese për AKSIONIN PËR MBLEDHJEN E DHUNSHME TË ARMËVE
NE KOSOVË, MË 1955-1956 me nënkapitujt e këtij villimi siq vijon:
-Mënyrat dhe metodat represive të
zbatuara gjatë aksionit për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë, më
1955-1956.
-Përpjekja e strukturave të UDB-së për
mashtrimin e qytetarëve shqiptarë që t'i dorëzojnë armët në mënyrë vullnetare..
Betimi i kryefamiljarëve në Kur'an, për të dëshmuar se nuk kanë armë të
fshehura,
- Rrahja e qytetarëve shqiptarë me
shpulla, me grushta e me shqelma.
- Rrahja dhe torturimi në fallak.
-Kërbaçi,
mjet dhune, i preferuar nga UDB-a dhe milicia. - Torturimi i shqiptarëve duke i
futur në ujë dhe nën akull,
- Varja e
peshave në organet gjenitale,
-Lidhja e qytetarëve shqiptarë për trupat e drunjve,
- Detyrimi i qytetarëve shqiptarë që
të rrihen njëri me tjetrin..
-Detyrimi i qytetarëve shqiptarë që të
fiknin llampën e vajgurit, duke i fryer asaj nga njëri skaj e odës në skajin
tjetër të saj, -Bashkëpunëtorët e UDB-së, sugjerues se kush duhej rrahur e kush
jo,
- Torturimi, duke i shti viktimës ujë
të kriposur në gojë apo në hundë,
-Torturimi i qytetarëve shqiptarë,
duke ua futur macën në tlina
-Prerja e mishit gjatë torturimit të
qytetarëve shqiptarë
-Shkulja e thonjve dhe futja e gjilpërës
midis mishit e thoit.
- Futja e vezëve të ziera nën sqetull,
-Torturimi
me rrymë elektrike,
- Detyrimi i qytetrarëve shqiptarë që
të fusin kokën në stufën e ndezur... -Dënimi me burg i qytetarëve shqiptarë që
s'patën armë për të dorëzuar..
-Sharja e nënës shqiptare gjatë
torturimit... Rrahja dhe torturimi me zhurmues,
-Rrahja e qytetarëve shqiptarë në
vende publike dhe pa kurrfarë shkasi,
-Futja tinez e armëve në mure
rrethuese, në gardhiqe të oborreve dhe në objekte ndihmëse të shtëpive
shqiptare.
-Mbytja
me torturë e qytetarëve shqiptarë gjatë aksionit të armëve,
-Vetëvrasjet dhe tentimvetvrasjet
gjatë aksionit të armëve.
?Në kapitullin e dytë autori e vë
theksin mbi: DHËNIËN E AFATIT PËR GJETJEN (BLERJEN) E ARMËVE, FORMË E
PLAÇKITJES EKONOMIKE njëkohësisht me dy nënkapitujt siq vijon:
-Dhënia e
afatit për gjetjen (blerjen) e armëve,
-Krijimi i mundësisë nga strukturat e
UDB-së, për dorëzimin e armëve të blera,
-Sasia
dhe llojet e armëve të mbledhura dhunshëm në Kosovë, më 1955-1956,
- Partia në pushtet dhe aksioni i
armëve.
?Kapitulli
i tretë hedh më shumë dritë mbi UDB-në Jugosllave pikërisht potencon se: KUSH
ISHTE UDB-a?, ne nënkapitujt tjerë përcjellës siq vijon:
-Themelimi i OZN-së dhe transformimi i
saj në UDB-e,
- Niveli arsimor i titullarëve,
operativistëve dhe pjesëtarëve të UDB-së dhe milicisë,
-
Përbërja nacionale e UDB-së dhe Milicisë në Kosovë, 1945-1966..
-Kush dhe çfarë ishin bashkëpunëtorët
e UDB-së në Kosovë?,
-
Rezistenca individuale e grupore ndaj ndryshimeve në radhët e UDB-së.
?Në kapitullin e katërt potencohët :
QËNDRESA E POPULLIT SHQIPTAR NË KOSOVË, NDAJ TË JDB-së GJATË AKSIONIT TË ARMËVE
me nënkapitullin e titulluar
-Format e
qëndresës.
?Kapitulli
i pestë gjejmë : QËLLIMET DHE PASOJAT E AKSIONIT PËR MBLEDHJEN E DHUNSHME E
ARMËVE NË KOSOVË MË 1955-1956 me nënkapitujt siq vijon:
-
Qëllimet e aksionit për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë.
- Pasojat e terrorit të zbatuar në
Kosovë gjatë aksionit të armëve.
?Kapitulli i gjashtë përmban në vete:
AKSIONIN E ARMËVE NË KOSOVË, TEMË E NDALUAR NË FUSHËN SHKENCORE, ARSIMORE DHE
KULTURORE DERI NË FILLIMIN E VITEVE E SHTATËDHJETA TË SHEKULLIT XX.
?Në
kapitullin e shtatë dhe të fundit e gjejmë me titullin: DISA NGA VEPRAT
HISTORIOGRAFIKE DHE PUBLICISTIKE, TË PUBLIKUARA PAS VITEVE TË SHTATËDHJETA TË
SHEKULLIT XX E KËNDEJ, KU TRAJTOHET AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË ME 1955-1956, me
materiale të tjera shtesë ashtu siq vijon:
a) Dëshmi
të bashkëkohanikëve lidhur me aksionin e armëve në Kosovë, më 1955-56.
b)
Dokumente, c) Fotografi të ndryshme, d) Burimet, d) Literatura.
Nga
këndvështrimi im, lirisht mund të them se tek libri shkencor "AKSIONI I
ARMËVE NË KOSOVË" i Mehmet Gjoshaj, studiuesi dhe lexuesi në këtë libër
gjënë mjaft informacione historike, të trajtuara mirë me një gjuhë shkencore e
profesionale dhe lehtësisht të kuptueshme nga lexuesi, shkruar taman me një
kulturë profesionalisti dhe me një elegancë që duket qartë se është investim i
një pune të gjatë dhe serioze e cila ka kulmuar me këtë monografi hulumtuese
shkencore.
Pavarësisht se tematika e librit n?
fjal? ka në subjekt, AKSIONIN E ARMËVE NË KOSOVË përgjatë vitit 1955-1956,
duket qartazi se në qendër të vëmendjes janë keqtrajtimet, burgosjët,
vrasjet, helmimet me anë të deshmive dhe të gjeturat e studiuesit
Gjoshaj, i cili është treguar tejët realist dhe nuk është rrëmbyer n? asnjë
mënyrë nga pasionet, duke u treguar kategorikisht i kujdesshëm e qe e përshkruan qartë mbledhjen e dhunshme të
armeve ne Kosovë, duke filluar nga viti 1955-1956 nga UDB-ja dhe policia famkeqe
Jugosllave kriminale e fashiste (shënimi im), të cilat janë zhvilluar
pandërprerë, pra edhe kanë qenë komplekse dhe me dritëhijet e veta, me synimin
që trajtimi i librit në fjalë të kryhet me analiza në disa këndvështrime, duke
mos përdorur vetëm qasje e deshmi faktologjike, por edhe duke iu referuar
analizës me subjekt shkencor, metodave krahasuese dhe parimeve themelore të
shkrimit të historisë bashkëkohore, gjithë kjo për të arritur në qasjen sa më
afër së vërtetës historike, e cila do të mund t’i qëndrojnë kohës nder epokë të
ndryshme.
Vlen të
potencohët edhe një herë se ky libër ka vlerë dhe rëndësi të madhe shkencore e
profesionale, pasi për ta nxjerrë më në dritë një raport të tillë të aksioneve
policore dhe të UDB-së Jugosllave nuk është fare e lehtë, aq më tepër kur
përfshihet ajo periudhë famkeqe kriminale ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Nga ana
tjetër, as literatura nuk është e mjaftueshme, sepse me çështjet e
Aksionit të armëve në Kosovë nuk janë marrë shumë studiues në Kosova, Shqipëria
dhe trevat tjera Shqiptare.
Është e
udhës të theksoj se libri "AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË" i Mehmet
Gjoshaj është një realizim tejët profesional dhe i përkryer dhe se monografia
është përpiluar me një formë profesionale të kompletuar, mbështetur në
metodologjin tipike shkencore.