Kulturë
Albert Zholi: Flet “Mjeshtrja e Madhe”, Manjola Nallbani
E hene, 28.08.2023, 07:49 PM
Flet “Mjeshtrja e Madhe”, Manjola Nallbani: Disa herë një
këngë flet më shumë se jeta e njeriut
-Ne
e kemi realizuar dhe kënduar këtë këngë sikur të ishim zëri dhe teksti i
një populli të tërë
Kënga
“Gjithë shqiptarët janë me ty”dhurata më e çmuar për presidentin Bill Klinton
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Zëri
i Manjola Nallbanit në ditën e pritjes së Presidentit Klinton në Tiranë më 3
korrik 2023 ka hyrë në historinë e kombit shqiptar. Një këngë që mbërtheu
gjithë bshkëkombësit tanë kudo në botë.Një këngë me tekst të bukur, me tekst
shumë domethënës dhe e intepretuar me një mjeshtëri artistike nga “Mjeshtrja e
Madhe” Manjola Nallbani. Minutat e këngës ishin momente prekëse, mirënjohjeje,
ku teksti dhe muzika kishin një unifikim prefekt dhe nxorën në pah vlerat e
Presidentit Klinton për kombin tonë.Manjola Nallbani është një këngëtare, e
cila nuk e ka të veçuar zhanrin muzikor, pasi ajo këndon këngë popullore,
folklorike, muzike të lehtë etj.Zëri i saj është mbresëlënës dhe plot
muzikalitet dhe nuk ishte rastësi që u zgjodh në atë pritje madhështore.
Manjola ka shumë përvojë në muzikë dhe me të gjithë ato prezantime të
suksesshme, ka arritur që të jetë e dashur për publikun shqiptar në të katër
anët e botës..
Nga
Albert Z. ZHOLI
Një
ditë e veçantë për shqiptarët kudo në botë, por dhe për ju si këngëtare e një
kënge të veçantë.Kënga juaj “Gjithë shqiptarët janë me ty” ishte shumë
emocionuese për të gjithë kombin. Si u ndjetë kur u këndua para Klintonit?-
Eventi
i asaj dite ishte i veçantë shumëspecifik dhe me emocione shumë të veçanta.Unë
në karrierën time kam pasur koncerte pafund dhe kam marrë nga publiku shumë
dashuri, shumë duartrokitje, shumë emocione të bukura. Po ashtu edhe në raste
konkurimesh, festivalesh, kam marrëvlerësime shpirtërore po ashtu dhe çmime,
nga më të ndryshmet dhe më të mirat …Por ajo mbrëmje kur këndova para ish-
Presidentit Klinton kishte një simbolikë krejt të veçantë. Ceremonia e asaj
dite në fakt në thelb nuk kishte as muzikën,sa performancën artisike. Ishte
njëceremoni zyrtare në nderim të Presidentit Klinton për gjithë kontributin, që
ai ka dhënë për kombin shqiptar.Kënga “Mbreti botës për liri” ishte në kuadrin
e këtij vlerësimi dhe mirënjohje që dhe ne si grup krijuesish dhe artistësh që
në vitin 2000 kemi ndjerë diçka të veçantë për ta vlerësuar punën madhështore
të Presidentit Klinton. Pra vlerësimi ynë erdhi në formën e një materiali
muzikor që unë do të thoja flet mëshumë se vetë jeta e njeriut. Një këngë
tejkalon jetën e njeriut, ajo jeton brez pas brezi dhe unë besoj dhe e fus tek
ato dhuratat e paçmuara që një njeri mund të marrë në jetë.Kjo këngë u krijua
në vitin 2000 dhe natyrisht që kënga është një bashkëkrijim ku aq sa ka vlerë
muzika po aq ka vlerë fjala, poezia, po aq ka vlerë shpirti dhe intepretimi i
këngëtarit.
-
E kishit menduar se një ditë Bill Klinton do ta dëgjonte live dhe do përlotej
?Kishit marrë ndonjë nismë që ai të njihej me këngën tuaj?
Jo!
Ishte një nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Në të njëjtën kohë,
kurrë s`e kishim menduar, as unë as autorët e këngës se do të vinte kjo ditë që
ne ta këndonim atë këngë që ia dedikuam megjithë shpirt kontributit të
jashtëzakonshëm të SHBA-së, por personalisht presidentit Bill Klinton për
Pavarësinë e Kosovës. Patëm kontribut vendimtar, të jashtëzakonshëm. Thjesht e
bëmë nga zemra, unë e këndova me të gjithë fuqinë e shpirtit, atëherë tani dhe
gjithmonë, sepse gjithmonë Kosovën dhe popullin e saj i kam pasur në zemër
njësoj sikur të jetoja atje, ose të jem njëra nga ata… Në atë periudhë Klinton ka
qenë numri 1 i botës dhe kënga për të është minimumi i mirënjohjes që ne
ndiejmë që atëhere. Ndaj ishin emocione të veçanta.Ne si artistë
kemi fatin e madh që të përformojmë në aktivitete të tilla dhe të marrim
emocione. Sërish ka disa momente që janë të veçanta dhe ky ishte i tillë.
Presidentë ka shumë bota dhe çdokush ka kontributin e tij, por Klinton për
shqiptarët është figurë e jashtëzakonshme.Kam admirim të veçantë për të, përpos
respektit për çdokënd tjetër.Prandaj unë besoj se në një këngë si kjo
kërkontenjë zë të fuqishëm, përgjegjësi, sepse nuk ishte vetëm ndjesia dhe
gjykimi jonë si artist, por e të gjithë njerëzve qëdo e dëgjonin.Dhe në fakt
ata qëe kanë dëgjuar më kanë shprehur shumë emocion dhe shumë vlerësim për
këngën. Kjo do të thotë që edhe muzika e Edmond Zhulalit është pëlqyer dhe ka
hyrë në zemrat e njerëzve, po ashtu dhe poezia e përpunuar e poetit të madh
Gjok Beci dhe Nexhat Imeraj. Pra muzika dhe teksti kishin një harmoni
brilante.Erdhën tek unë të sinkronizuara që unë ta finalizoja. Realisht ajo që
e përçon në popull, në publiknjë këngëështë zëri, shpirti dhemënyra se si
këngëtari e intepreton apo e transmeton. Fakti që kurështë
realizuar kjo këngë ne e kemi kënduar më shumë si kur të ishim zëri i një
populli të tërë, sikur të ishim zëri i të gjithë popullit kosovar, pasi SHBA
dhe Klinton luajtën një rol të jashtëzakonshëm dhe vendimtar në lirinë e
Kosovës.Ndaj dhe ne që kur e bëmë këtë këngë thoshim sa mirë do ishte që
ai ta dëgjonte këtë këngë që të kuptojë respektin tonë dhe të marrë atë emocion
që merrnim ne si këngëtarë. Por natyrisht nuk morëm asnjë nismë për ta
finalizuar këtë dëshirë apo ide. Gjithsesi, koha, situata e solli, apo merita e
protokollit qeveritar dhe e vetë kryeminsitrit Rama që e përfshiu këtë
këngë dedikuese në këtë pritje që ishte shumë zyrtare. Ishte një emision i
veçantë pasi për mua ai ishte një president i rrallë nuk mund të them se lotova
dukshëm, por u emocionova shumë. Emocioni i veçantë pasi të gjithë ishin të
ftuar special, por edhe populli e dëgjoi me shumë vëmëndje, pasi pas ceremonisë
të gjithësa më takonin më thoshin na ke bërë për të qarë, na ke sjellë shumë
emocione. Shumë të panjohur më thanë se na ngjethej mishi kur ti këndoje. Si
prisja reagime të tilla kaq domethënëse.
-Pas
mbarimit të Ceremonisë a e takuat Klintonin nga afër? A e vlerësoi ai këngën?
I
veçantë ishtemomentikur mbaroi koncerti dhe unë e takova z. Klinton në ndërtesën
e Kryeminsitrisëku ai më shprehu gjithë mirënjohjen për performancën,
intepretimin, zërin. Pra ai e vlerësoi shumë këngën.Ai më
falënderoi, më përgëzoi për interpretimin vokal, për zërin dhe jo vetëm…. Besoj
se misioni ynë u përmbush dhe ne respektin, mirënjohjen ia shprehëm
drejtpërdrejt në shesh këtij burri të madh shteti, që solli lirinë e
Kosovës.Ishte një mbrëmje, që vjen rrallë në jetë.Ngjarje të tilla janësi
margaritarë që të ndriçojnë në çdo kohë.Në jetën e çdo këngëtareje ka ditë
fati, ditë që kthehen në simbolika. Dhe mua fati më solli të këndoj për një
personalitet të madh dhe mik të madh të shqiptarëve. Një njeri që kombi ynë nuk
do ta harrojë në jetë të jetëve.