Kulturë
Altin Kajtazi: Vështrim kritik mbi poezinë e Remzi Limanit
E merkure, 30.08.2023, 07:53 PM
VËSHTRIM KRITIK MBI POEZINË E REMZI LIMANIT
Folësi
i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu
hasim shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e
shtynë mëtej të qëndron si "burrë", duke dëgjuar shiun, diellin dhe
erën, sesi fryn brenda unit të vetë.
Shkruan:
Altin (Sh) Kajtazi
Poeti
Remzi Limani është një "detar" midis ujit dhe qiellit.
Një
pjesë e fundit të poezive të lexuara të poetit tashmë të njohur, Remzi Limani,
hapen me një rrëfim krejtësisht autobiografik. Poeti përdorë gjuhën e shpresës,
e mëshiron atë me frymën e romancës, anipse ia vlen mundimi për këdo që mendon
dhe krijon art, e në veçanti (poezi).
Autori
më krijimet e tij sjellë një qetësi në vetvete dhe ideja e sekuencës në
rilindje e joshi poetin duke mos fshehur asgjë, por duke hedhur dritë në
përmbajtjen e tërësisë se vetë tekstit poetik.
Është
e qartë se, Limani poezinë e ka parë si diçka udhëzuese, që duhet ndjekur të
gjithë njerëzit. Pra, strofat nxjerrin shpresën e poetit, është eksplicite
metafora e tij dhe na dërgon në vende dhe situata të ndryshme, duke bërë të
vetëdijshëm subjektin krijues.
Poetit
elegjiak Remzi Limani nuk i shmangët asnjëherë poezisë, kështu fillon njëra
ndër to e shkruar se fundmi.
"Mbi
mërzinë e përgjumur,
shkundej
pluhuri i ditës së harxhuar.
Njerëzit
e tokës, nga ulurimat e panjohura nuk i zinte gjumi".
Të
ik skajeve kjo mërzi. E shoh se ka nuancë frymëzues, është e paprishur dhe
poeti e sodit atë, pra shmangë gjithçka për krijimin.
Folësi
i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu ka
shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e shtynë
mëtej të qëndron si "burrë", duke e dëgjuar shiun, diellin dhe erën,
sesi fryn brenda unit të vetë.
Poeti
Remzi Limani përmes vargjeve të fundit nuk i hidhërohet jetës, në thelb
"nuk ka dashuri", por ka "dashuri të përsosur" që mund ta
ndjejë edhe lexuesi kur i referohet këtyre vargjeve.
Poezia
"Ndaj, më lër të behëm flutur", poeti mendon për të gjithë. Këtu e
shohim se ka një përzierje ndjeshmërie dhe tjetërsimi, ku asnjëherë dashuria
nuk është në të kaluarën (por në të tashmen), kështu e shohim së paku brenda
përbrenda, ku thotë: "Gjithçka në të ishte bashkim i qëlluar".
Gjatë
leximit të kësaj vepre u ndala dhe i rilexova shumë herë këto vargje:
"Në
feks drite,
muzgu
i zbehtë ndahej nëpër katër katrorët e dritares".
Këto
vargje ilustrojnë të ndritshëm. Gjuha e poetit në këta rreshta sugjeron disa
mundësi. Muzgu i mesnatës s'ka forcë, por në këtë kontekst ofron "dritaren" që është e lidhur me
zërin e tij të ngritur që dëgjohej matanë dhembjes. Poeti fillon dhe sugjeron
një përgjigjeje të kontrolluar, irracionale të energjisë së tij, duke dhënë
ngritje siç shohim edhe degët e rritura:
"Një
herë të vetme,
vetëm
një herë një yll u shkëput nga kubeja e qiellit dhe ra mbivetull burri".
Në
strofën e parë jep shembullin "ra një yll mbivetullën e burrit", duke
dhënë një gëzim dhe gjallëri (që kapë qiellin në fluturim), për të treguar
butësisht natën të mirë, që syçelur pa gjithçka që e rrethonin.
Poeti
Remzi Limani gjallëron më vargjet, kujton çdo gjë të përjetuar, eksperimenton
dhe shkëputet nga metodat tradicionale të shkrimit, thënë ndryshe, në mënyrë
veçane, poezinë e përpunon më një strukturë surrealiste.
Pra,
poezia e tij është moderniste, portretizon kohën dekadente bashkëkohore, ku
burim ka faktin e jetës që e mëshiron kaq shumë në vargje. Kjo është dëshmi e
gjallë e poetit që e ndërthurë më shpirtin njerëzor dhe në kulturën e tij
avangarde.
Poezitë
e fundit s'kanë ndarje, ka tema të ndryshme, ku në qendër është dashuria dhe
poeti përbrenda saj shprehet:
"Sa
herë kalëroja përreth teje,
frika
për të humburën më kthente në një tempullar fisnik".
Unë
pashë gjithçka të këto poezi, e pashë vetë jetën. Andaj, më
"ngacmojnë" shumë rreshtat e poetit që i lexoja çdo ditë dhe që
njëherësh venerova se sa ndikojnë në brezin tonë.
Poeti
kujton gjithçka, ka një kadencë brenda rreshtave dhe sjellë të lexuesi një
frymë të "pabarabartë", dhe e fton atë të zgjatët mbi fjalët deri sa
ka frymë njeriu.
"Jeta
mund të jetë një pëllumb i shkruar.
Mund
të shkruhet edhe në pëllëmbë dore,
mund
të jetë edhe nepërke e larme".
Nuk
mund të hamendësohesh kur i lexon këto poezi, sepse kanë gjallëri, tregojnë një
botë dhe pamje çastit të asaj, ku poeti e paraqet më terë forcën e tij, me
ajrin që frynë duke i dhënë jetës plotfuqishmëri për të qenë kudo ku shfaqet
dashuria.
Poeti
Remzi Limani rikujton lulen që lind si zambak, vyshket, por pikat e gjakut të
saj rikthehen përsëri.
Poeti
Limani përpiqet t'i jep zë të heshturve, se jetën duhet dashur, duke ju
referuar dashurisë platonike në vargjet:
"Nuk
e di, nëse jam jashtë bardhësive,
apo
i dashuruar jashtë unazës së saj?
Mbase,
më trembet mendja nga shqetësimi i verbër mes dritave të bollshme".
Poeti
Remzi Limani është një "detar".