Kulturë
Botohet libri për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit
E enjte, 31.08.2023, 07:10 PM
Botohet libri për KRIJIMTARINË LETRARE TË MUSA JUPOLLIT (parë nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj)
Zgjodhi
dhe përgatiti: Shefqet DIBRANI.
Editor:
Nazmi RRAHMANI
Botimin
e libri e mundësoi: Sokol AHMETAJ
Redaktor:
Prend BUZHALA
Recensent:
Mentor THAQI
Portreti:
Gazmend FREITAG
Përgatitja
teknike: Elion JUPOLLI
Për
krijimtarinë mjaftë të begatë të Musa Jupollit, në 230 faqet sa i ka libri kanë
shkruar emra të njohur të kritikës letrare, ku vend meritor zënë vlerësimet
kritike të Prend Buzhalës, 21 shkrime kritike, ese dhe mesazhe kulturore me
autorin, pastaj janë shkrimet nga: Ibrahim Kadriu, Migena Arllati, Zejnepe
Alili-Rexhepi, Shefqet Dibrani, Pranvera Gjoni, Gjon Rroku, Dava Nikolli,
Mentor Thaqi, Rexhep Rifati, Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Kujtim Stojku,
Nexhat Maloku, Hazir Mehmeti, Ndue Shabaku, Fatmir Halimi, Vjollca Shurdha,
Ragip Dragusha, Dedë Shkurti, Tonin Nikolli, Anastas Nika, Zhorzh Sand, Gjergj
Nikolla, Fadil Hysaj, Lebibe Zogiani, Abdi Pergjegja, Ilaz Hysaj, Agim Jerliu,
e ndonjë tjetër.
Nga
autorë të huaj në gjuhën frenge janë: Michel Crepu, Ed.
Michalon,
Patrick Beaudouin, Olivier Mongin, Philippe Bicet e ndonjë tjetër si dhe gazeta
të ndryshme dhe Agjensia Franceze e Shtypit (AFP).
Në
këtë libër janë përfshirë edhe disa poezi kushtuar Musa Jupollit nga:
Sabit
Rrustemi: ODA E MUSËS, Kujtim Stojku: MË PAS NA VJEN NJË MIK I FJALËS, Kujtim
Stojku: OSHTIN FJALA JOTE, Gani Xhafolli: NË SHTËPINË E MUSA JUPOLLIT, Tonin
Nikolli: UNË ME TY, TI ME MUA, Tonin Nikolli: KAM DASHTË, Pranvera Gjoni: PAÇ
URATËN IM VËLLA, Çun Lajçi: VARGJE DEGË LISASH N’DAJT, Mentor Ejupi: KUR BOTA
BIE NË GJUMË, Nikoll Ulndreaj:
ZËRI
YT DOLI NGA KRAHARORI, Avni A. Neziri: MESIANASI N’PARIS, Sylë
Bajrami:
KOSOVË, Mentor Thaqi: BASHKOI ATO 36 SHKRONJA, Bajrush Zeka:
VARGJE
NGA NJË DARKË POETËSH, Fran Tanushi: ËSHTË NJË VEND, Shefqet
Dibrani:
SA KAM MALL, Nazmi Rudari: ATDHEU ËSHTË GUR I RËNDË.
Ndërsa
në kapitullin "në vend të recensioneve" janë përfshirë shëndet
nga:
Mentor Thaqi: NËN THJERRËZ dhe Prend Buzhala: ZËRI I PËRBASHKËT I EMPATISË SË
LEXIMIT.
Në
fund, libri është pajisur edhe me Shënimin Biografik dhe me Bibliografinë e
botimeve të Musa Jupollit. Kjo tematikë
e bënë librin të kompletuar, qoftë nga fusha e kritikës letrare, por i japin
shije edhe disa debateve letrare, mjaftë njoftime e reportazhe kulturore që
lidhen me protagonistin e librit, ku të gjitha këto shënime janë mjaftë
mbresëlënëse e kompletojnë strukturen e librit edhe më tej.
Nga
ky shënim telegrafik, vërejmë se protagonisti i veprës Musa JUPOLLI, ka arritur
me sukses ta përmbledh mendimin kritik për krijimtarinë e tij, por edhe ta
përjetojë suksesin e tij, të cilin tashmë mund t’ia afroj lexuesit në një libër
të vetëm. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese FAIK KONICA, në Prishtinë
2023. (sh.d.)