| E marte, 12.09.2023, 07:43 PM |
Mihal Gjergji
P
O E T I
Me
bririn e Hënës ta pija
Një
kup’ me raki a me verë
Me
botën kundruall të rrija
Se
bota s’kupton asnjëherë
Në
brazda të gjata mendimi
Të
ndalja një çast vetmitar
Më
lodhi kjo perde trishtimi
Që
nderet mbi shpirtin e vrarë
T’ia
pi atë sy si të natës
Kaprolles
që vret edhe shkon
Me
degën e njomë të lofatës
Do
bëj një bilbil që këndon
Dhe
buzën e gjaktë si qershia
Kush
vallë e rrufit, nuk e di
Me
ç'mjalt na ushqen poezia
Kur
buzën poeti s’e pi ?!
Pastaj
le të shkruaj qitapi
Që
unë paskam qënë mëkatar
Dhe
priftin me mjekër si cjapi
Ma
sillni atje dëshmitar
Tiranë, Shtator 2015.