E hene, 15.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Prag Vjeshte

E diele, 10.09.2023, 07:57 PM


Prag Vjeshte

Nga Edison Ypi

Lutja e vetme që shqiptarët e bëjnë me gjith shpirt këtë prag vjeshte është që të kthyerit nga qejfet me shkuma party në plazhet e jugut, pasi ta thyejnë qafën në Llogora me Benza dhe Toyota, të vinë në Tiranë me arkivola.

Këtë prag vjeshte, kriteret meritokratike për karrierë të suksesëshme që zbatohen gjërësisht, pra kush gënjen më tepër, kush llap më tepër, kush ha e pi më tepër, kush vret më tepër, do zëvendësohen nga një kriter i vetëm; Kush pjerdh më tepër.

Të njëjtët gagaçë në Parlament, të njëjtët dallaverexhinj nëpër zyra, të njëjtat karapiçka të Shoqërisë Civile, do vazhdojnë të ushtrojnë të vetmet sporte që njohin, nepotizmin, militantizmin, mercenarizmin.

Dishepujt e vetshpallur të konservatorizmit, një çetë me injorantë barkderra në kërkim të ndonjë leku për ta kaluar kohën si ju intereson komunistave nëpër kafenera dhe restoranta, do vazhdojnë të gjallojnë duke luajtur rolin e shejtanbudallait si dekor i pluralizmit duke thënë çdo ditë e më tepër broçkulla nga ato që komunistave u sigurojë marshimin nga fitorja në fitore, ndërsa konservatorizmit rrokullimën nga humnera në greminë dhe viceversa.

Femrave me minifunde si breçka, flokë të gjata që ua merr era, kërthiza dhe cica përjashta, do tu thuhet; Goca, mos na torollepsni. Nji nga të dyja; Ose me Zotin ose me Djallin. Besimtare ose qejflesha. Mbulohuni nga koka te këmbët me të zeza, ose dilni cullak si ju ka bo mami.

Nga 16 tetori që është ditlindja e kurvit, deri më 21 dhjetor që është ditvdekja e Stalinit, janë parashikuar një sërë aktivitetesh mes të cilëve sympoziumi me temë; Demokratët që flasin vetëm për hajdutllëk, dinë vetëm të vjedhin.

Për merita të shquara në shpartallimin me sukses të mbeturinave të konservatorizmit që nuk i zhduku dot kurvi, Sheshit 21 Dhjetori do i vihet emri i shqiptarit të famshëm që shpiku rrotën: Tajar Suma.

Motivet e preferuara që pritet të buçasin gjatë telefonatave televizive mëngjezore do mbeten ato që ishin; uji, korenti, pusetat që u kanë vjedhur kapakun për skrap, çmendja nga pensioni i vogël, vdekja nga uria për bukë thatë.

Nuk do ketë më brava me brima çelësash prejnga e dashura apo gruaja që bën dush duket më joshëse. Do ketë vetëm brima të ngushta bravash të sofistikuara brenda të cilave komshinjtë inatçorë i derdhin njëritjetrit atak të lëngët nga ai që pasi ngurtësohet hapjen e derës e bën të mundur vetëm tritoli, ose ustai që për 5 minuta punë kërkon 100 Euro.

Gjatë këtij pragu vjeshte nuk do ketë britma kalamajsh, cicërima zogjsh, këngë bilbili, pëshpërima përrenjsh, shushurima gjethesh. Të gjitha këto do zëvendësohen nga heshtjet e budallenjve dhe të qeshurat e idiotëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora