Kulturë
Fitim Haxhiraj: Eshref Ymeri përballë Akademisë së Shkencave dhe pseudoakademikëve!
E marte, 12.09.2023, 06:40 PM
Nga Fitim Haxhiraj
Eshref Ymeri përballë Akademisë së Shkencave dhe pseudoakademikëve!
“Eshref Ymeri me punën e tij shkencore, veçanërisht
me pesë fjalorët frazeologjik qëndron si kolos përballë Akademisë së Shkencave
të Shqipërisë dhe pseudoakademikëve! Fitim Haxhiraj
Miku im i viteve ‘50 të shek XX, akademik, Profesor
doktor dhe ‘Personalitet i Shquar i Labërisë dhe i Kombit, përballë
pseudoakademikëve”- u shpreh Fitim Teki Haxhiraj më,
03. 09. 2023, pasi i erdhën 2 dhurata të vyera “Fjalori frazeologjik i
gjuhës shqipe” dhe libri studimor “ Shqiptarët përballë politikës
rusomadhe”. F.H. 3.9.2023
Vlerësim i z.Fitim Haxhiraj për shokun e tij të
rinisë Eshref Ymeri, për vlerat e pamohueshme të të cilit shprehet: “Çudia më
e madhe paradoksale dhe e paimagjinuehme
e Akademisë së Shkencave dhe
pseudointelektualëve të lëbyrtë ndodh në vendin tonë. Vetëm tek ne ndodhin
çudira, sepse lihen në harresë të
qëllimshme, anashkalohen me njëhhtje të plotë
vlerat kombëtare dhe ngrihen në piedestal antivlera. Po Dielli nuk
mbulohet me shoshë. miku im Eshref Ymeri.
Do apo s’do shteti, akademia,apo pseudoakademikët,
miku im Eshref Ymeri qëndron në majën e Panteonit të Kombit!
Urime miku im për këto vlera të mëdha
gjuhësore, shkencore dhe histoike që i u ke lënë brezave. Të faleminderit dhe
mirënjohje për dy dhuratat e vyera që më ke
dhuruar, veçanërisht libri “Shqiptarët përballë
politikës rusomadhe” është për shijet e mia që, tek e lexoj, po e shijoj me
kënaqësi të jashtëzakonshme, Je mjeshtër i fjalës dhe mendimit të bukur logjik,
miku im. Urime me vepra të tjera madhore!
Miku juaj i
vjetër, Fitim Haxhiraj
Vlorë, 9.9.2023