Kulturë
Vahit Nasufi: Votra që mban gjallë traditat kërçovare në Zvicër
E marte, 12.09.2023, 06:58 PM
ODA KËRÇOVARE - VOTRA QË MBAN GJALLË TRADITAT KËRÇOVARE NË ZVICËR
Nga
Vahit Nasufi
Dikur
odat (dhomat), e burrave në trojet shqiptare, kanë qenë shumë të famshme, në të
cilat sipas traditave shqiptare, janë pritë musafirët, janë marrë vendime, të
ndryshëm, kanë kënduar këngë, kanë bërë humor, kanë luajtur lojëra të ndryshme
dhe shumëçka tjetër, por, sot ato oda i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe nuk
praktikohen më.
Që
të ruhen edhe në kurbet, traditat, doket, zakonet arti, kultura, që janë
ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi, më 20 tetor 2020, në Otelfingen, kanton
Cyrih të Zvicrës, u themelua “ODA KËRçOVARE”, pikërisht që këto vlera
kombëtare, të përcillen edhe te brezat që vijnë pas. Themeluesit e Odës
Kërçovare në shtetin Helvetik janë: Argjend Lika, Haki Hajroja, Mefmet çupi dhe
Agron Hamiti.
Oda
Kërçovare në Zvicër, e cila është një ekspozim i vërtetë i traditës shqiptare
tipike kërçovare, ka për qëllim të jetë si një urë lidhëse mes kurbetçarëve
kërçovarë, e cila është në koordinim me shoqatat kulturore dhe ato humanitare
kërçovare. Aty kultivohet kënga folklorike, tregime epike, fëmijët e
kurbetçarve kanë mundësi të mësojnë të luajnë në veglat muzikore tradiconale
shqiptare, si çiftelia, sharkia, fyelli, dahirja etj. Kjo odë e bukur, është e
stolisur me zbukurime disa prej tyre mesjetare, me flamuj kombëtar, me
fotografi të figurave më eminente kombëtare, veshje kombëtare tipike kërçovare,
vegla tradicionale shqiptare, dhe shumë sende tjera që i përkasin një ode
shqiptare.
Kjo
odë, shpeshherë organizon edhe mbrëmje muzikore, ku ftohen artistë, aktorë,
këngëtarë dhe humoristë të mirënjohur nga trevat shqiptare, e cila të
pranishmive u shtron darkë solemne tradicionale. Vlen të ceket se Oda
Kërçovare, për kontributin e saj, ka marrë ca mirënjohje dhe shpërblime, nga
institucione të ndryshëm, që e kanë vlerësuar kontributin e saj. Oda Kërçovare
në Zvicër, ka edhe rregulloren e saj, që mund ta lexoni në vebfaqen e saj, që
është odakercovare.com. Anëtarsimi
është i ljeuar vetëm për shoqatat kërçovare, është i ndaluar konsumimi i
alkoolit, nuk lejohen tubime dhe organizime politike, ndalohet inçizimi dhe
këndimi direkt në rrjetet sociale, nën logon e Odës Kërçovare, pa lejen e
kryesisë, etj.
Oda Kërçovare në Zvicër,
me shumë sukses udhëhiqet nga:
Kryetar: Haki Hajroja
Nënkryetar:
Mefmet çupi
Arkëtar: Alma Lika
Organizator: Argjend Lika
Publicist: Kërçova.net
Studio: Demir Basha
Anëtar
këshilli: Gazmend Limani
Otelfingen - ZH, shtator 2023