Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Fjalorët frazeologjikë të Eshref Ymerit, në krye të panteonit të kombit
E diele, 17.09.2023, 07:54 PM
Fjalorët frazeologjikë të Eshref Ymerit, në krye të panteonit të kombit
“Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” vepër madhore, e paarrirë deri tani
Nga Vilhelme
Vrana Haxhiraj
“Fjalori frazeologjik i
gjuhës shqipe” i pesti fjalor i akadamik, Prof.dr Eshref Ymerit,
është vepra më madhore e këtij lloji, një pasuri gjuhësore e paarritur deri tani
në studimet gjuhësore, në Frazeografi. Vivra
Miku im i viteve‘50 të shek XX, Prof.dr.Eshref
Ymeri, akademik dhe ‘Personalitet i Shquar i Labërisë e i Kombit, sot përballë
Akademisë dhe pseudoakademikëve,” Fitim
Teki Haxhiraj më, 03. 09. 2023,
Falënderime dhe mirënjohje nga Vivra
*
Faleminderit Prof.dr. Eshrefi për këtë pasuri gjuhësore që u ke lënë si trashëgimi brezave! Kam
thënë qysh kur më dhuruat“Fjalorin
frazeologik anglisht -shqip”,se ju jeni frazeolog i shquar. Pse vallë nuk
njihet Frazeologjia si nëndegë e shkencës gjuhësore?!
*Faleminderit,
prof.dr Hajri Shehu për recensën e mrekullueshme që i keni bërë punës madhore
e shkencore të Prof.Dr. Eshref Ymerit, në dobi të pasurimit të gjuhës
shqipe!
*Falenderoj
dhe i shpreh mirënjohjen time, shokut të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, Prof.dr. Rami Memushaj, për analizën e
detajuar shkencore që i ka bërë në parathënie veprës madhore të Prof.Eshref Ymerit, “Fjalor frazeologjiki gjuhës shqipe”. Me
sqarimet dhe shpjegimet e shprehjeve frazeologjike, gjuhësore, sintaksore,
fonetike, sinonimike, stilistikore dhe për mënyrën e leximit e përdorimit të
fjalorit të këtij lloji,konstatimet e tij janë manhnitëse. Konkretisht veprën madhore të shkencëtarit Eshref Ymeri, “Fjalor
frazeologjik i gjuhës shqipe”, për gjithë ata që nuk janë gjuhëtarë, po që
janë shkrimtarë, përkthyes apo lexues, redaktori, zoti Memushaj ua ka servirur
në tabaka të argjendtë! Faleminderit, shkencëtar dhe gjuhëtar i shquar Prof. dr.Rami Memushaj ! Vivra
Cilido mund të pyes:
Si ka arritur Eshref Ymeri i vetëm një punë të
tillë kolosale, pasi është autor i 5 fjalorëve frazeologjik me mijëra shprehje dhe
i 10 fjalorëve gjuhësor apo teknik, vetëm apo si bashkautor?
Kujtoj se ai është bir i një vendi, ku mblidhet
Kuvendi. E në një kuvend nuk shkojnë njerëzit pa tru dhe pa intelekt. Të katër
këta fjalor mbi ballinë mbajnë emrin “Eshref
Ymeri”.Emri i tij i nderuar është edhe në ballinën e fjalorit të parë”Fjalor frazeologjik italisht- shqip”,
si bashkautor.
Vlora bregdetare e Adriatikut të kaltër dhe Jonit
blu, Vlora e Flamurit, veç bukurisë natyrore që Zoti ia ka dhuruar me të
tepërt, mbart histori, atdhetari dhe kulturë. Vlora e Pavarësisë, Vlora e
Gjergj Arianitit, e Ismail Qemalit dhe e kapedanëve trima që kanë lënë emër në
kontinent e më gjerë, ka një faqe të ndritur e një peshë të rëndë në historinë
tonë kombëtare. Lum ai bir apo bijë që lindi e u rrit në këtë trevë dhe diti ta
mbajë lart atë emër të lashtë dhe të ndritur. Intelektualë të tillë nuk i kanë
munguar dhe nuk i mungojnë Vlorës, për të cilët ajo krenohet.
Janë njerëzit e vlerave,
intlektualët e shquar, ata që ia rrisin autoritetin dhe dinjitetin Vlorës dhe
kombit!
Në vitin 1958 nisa studimet në shkollën pedagogjike
“Jani Minga”. Për mungesë godine,
shkolla jonë ishte ende e pakonsoliduar. Nxënësit e saj në 3 vitet e para
mësimin e zhvilluan në godinën e gjimnazit “Ali Demi”, një ndërtesë e
gjatë dy katshe e ndërtuar nga italianët. Ndoshta dikur kishte shërbyer si
kazermë ushatarke. Unë dhe bashkëmoshatarët e mi aty kryem vitin e parë të shkollës
pedagogjike. Edhe pse me drejtori më vete, shumë mësues jepnin mësim si në
gjimnaz edhe në të tri nivelet e (vitit të I, II dhe të III) të shkollës tonë. Theksoj
se mësues të talentuar dhe të përkushtuar siç nxori shkolla pedagogjike “Jani
Minga”Vlorë ato vite, kishte nxjerrë vetëm “Normale” e Elbasanit. Një
i tillë që arriti majat e shkencës së gjuhësisë, i dalë nga pedagogjikja e
Vlorës ishte dhe djali i urët i talentuar dhe pa fjalë, Rami Memushaj.
Duke qenë në të njëjtën godinë, edhe ne ndiqnim
aktivitetet e gjimnazit “Ali Demi”. Brezi i të rinjëve e të rejave të atyre
viteve nuk mund të përsëritet më. Unë do ta quaja brez të artë, pasi
ishte ajka e qytetit dhe e gjithë qarkut Vlorë. Ishin vajza dhe djemë të etur
për dije, me shumë talent në fusha të ndryshme, ku secili prej tyre u bë “dikushi”.
Madje edhe atyre që ua mohuan të drejtën, kanë lënë emër ose e gjetën veten pas
“rënies së Diktaturës”.
Kurse mes gjimnazistëve do të veçojanjë gjimnazist sedërli e studioz, i rritur në
ajrin e pastër të maleve të krahinës jugëperëndimore dhe nën oshëtimën e lumit
Shushicë. Kënga e luginës së lumit, bashkë me ujin sillte copëza jete nga
Labëria dhe Kurveleshi.
Ai ishte një djalë i gjatë si kavak, i paepur në
procesin e të nxënit, për të qenë i barabartë me moshatarët. Veçse pa e ditur,
ai shpesh herë qëndronte më lartë se të tjerët, edhe pse ishte konviktor. Në
maturën e gjimnazit “A.Demi” i riu doli mbi të gjithë shokët.
Ky ishte djali nga Smokthina e lashtë, ku janë
gërmadhat e kalasë së Ceries antike* apo nga vendlindja e mesapëve,
i cili quhej Eshref Hasan Ymeri. Sot ai është “Personalitet i Shquar
i Labërisë”, me gradë
shkencore Profesor, Doktor, Akademik, anëtar
dinjitoz i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New
York. Z.Eshref është autor i
shumë titujve publicistikë, librave studimorë me tema historike, politike,
sociale e kulturore dhe i shumë librave të përkthyer. Eshref Ymeri njihet si gjuhëtar,
frazeolog, studiues, përkthyes, analist letrar apo politik, shoqërues
delegacionesh qeveritare, interpret dygjuhësh i thuajse të gjithë drejtuesëve
të shtetit dhe politikës shqiptare në takime ndërkombëtare me karakter politik,
diplomatik apo ekonomik. Prof. Eshref Ymeri është një nga publicistët nacionlistë
më të shquar ku spikatin temat e shqiptarizmit. Aktualisht jeton në ShBA, i
cili ka një jetë të pasur suksesesh akademike në fushën e studimeve gjuhësore dhe
historiko-sociale. Shkëlqen në publicistikën politike, sociale dhe atdhetare
për të cilën krenohen, jo vetëm ai dhe familja, por edhe ne miqtë e tij.
Në datën 3 shtator, me porosinë e Prof.Dr.Eshref Ymerit,
familjes tonë ‘Haxhiraj’ i erdhën dhuratë prej tij dy thesare të vyera që kanë
pasuruar kolanën e kulturës kombëtare:“Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” dhe libri studimor” “Shqiptarët përballë politikës
rusomadhe”.
Unë po përqëndrohem te “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe”. Ky është i pesti fjalor i Prof.Eshrefit.
Bën përjashtim “Fjalori frazeologjik
italisht- shqip” me bashkautor që u botua në vitin 2007 dhe ka 20 000
shprehje frazeologjike.
Pesë fjalorët, bashkë me 4 librat studimor janë botuar në një kohë rekord nga viti
2007 deri në vitin 2022. Çudi! Një punë e madhe, e pallogaritshme studimore me
rezultate të habitshme, e një njeriu të
vetëm! Si e ka arritur një person i vetëm?!
Puna shkencore e Eshref
Ymerit vjen me këtë vepër pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dy-gjuhësh, si
“Fjalor frazeologjik italisht-shqip”
(me bashkautorë, 2007), me mbi 15 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip”
(2015), me mbi 25 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (2019), me rreth 25.500 zëra; dhe “Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip” (me
bashkautor, 2021), me mbi 40 mijë zëra.
Pesë fjalorët bashkë me”Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, si dhe 10 fjalorët e tjerë
gjuhësor ose teknik, me bashkautor apo dhe librat studimorë të Prof.dr.Ymerit,
kanë cilësi botimi të admirueshme dhe paraqitje të mrekullueshme si vepra arti,
tejet elegante që të lënë përshtypjen se janë vepra të financuara nga shteti
apo nga një institucion madhor si Akademia e Shkencave. Për fat të keq askush
nuk pyet, as akademia dhe as shteti për të financuar studimet dhe punimet
shkencore me vlera të mëdha për kombin. Dimë, se duke filluar nga gjuha dhe
shpopullimi për shkak emigrimi, është duke u mpakur, e zvogluar e po shkon në
shpërbërje. Gjuha dhe traditat ndoshta do ta mbajnë gjallë emrin e këtij kombi
të lashtë. Ndaj studimet rreth këtyre probelmeve -Lashtësi dhe gjuhësi, janë të
domosdoshme.Ndaj kanë vlera të mëdha fjalorët, sidomos ata frazeologjik. Porse,
kërkimet shkencore dhe përpilimi i fjalorëve kërkojnë mund, aktivizimin e shumë
njerëzve dhe fonde.
Por çfarë ndodh për
botimin e këtyre studimeve? A ndihmohen studiuesit e vlerave të kombit?
Ashtu siç ia ka dalë i
vetëm, veçanërisht në përgatitjen e fjalorëve frazeologjik, edhe shpenzimet
financiare janë përballuar nga autori me pensionin e tij.
Unë si krijuese letrare,
edhe pse nuk jam gjuhëtare, e vlerësoj shumë punën e madhe studimore të
Prof.Eshrefit, pasi ka pasuruar kolanën e letërsisë shqipe veçanërisht katedrën
e gjuhës shqipe. Fjalorët e tij kanë vlera se kanë pasuruar gjuhën shqipe me
dialektet krahinore, me frazeologjinë popullore apo fjalët e urta të gojartit
popull. Nga albanologët dimë se në Shqipëri numërohen 10 -11 dialekte të tillë
krahinash (fjalor krahinor) sipas albanologut dhe kryesisht studiues i
gjuhës shqipe Robert Elsie, i cili ka
regjistruar 137 dialekte kudo qëflitet shqip.
*Shqiptarja.com, 21.10.2009,
sipas Robert Elsie shkruan: “Gjuha
shqipe folur kam arritur në 147 regjistrime zanore të
dialekteve të gjuhës shqipe”. Vendet ku flitet një dialekt i gjuhës shqipe
autori i ka vendosur në harta të veçanta.) Ky fakt tregon pasurinë e gjuhës
shqipe.
Sipas akademik.prof.dr.Rami Memushaj, gjuhëtar i shquar po them dy fjalë:
Dalja në dritë e veprës“Fjalor frazeologjik i gjuhës
shqipe” që deri tani është më i
arriri, është vepra më e madhe monumentale në frazeologjinë e gjuhës shqipe, me
19 280 zëra. Me botimin e këtij fjalori, Eshref Ymeri e ka vënë veten në
krye të frazeologëve shqiptarë.
Këtë e dëshmon profesionalisht Prof.dr.Hajri Shehu ( leksikograf
në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave) i cili mes të tjerash në
referencën e tij për fjalorin e Prof.E.Ymerit shkruan:
“ Vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”,
që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një
vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i
ri me 19.280 zëra - më i madhi i këtij lloji për shqipen - paraqet në
mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër
monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës
50-vjeçare të autori Eshref Ymeri në këtë fushë, duke e renditur atë ndër
frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof.Shehu vazhdon:Prof.
Dr. Rami Memushaj thotë“Fjalori
frazeologjik i gjuhës shqipe” është një vepër në të cilën frazeologjia e
shqipes “ballafaqohet” me vetveten - me pasurinë e saj të madhe frazeologjike,
me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha
të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu
vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë
me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore.” Perifrazoi Prof. Dr. Hajri
Shehu.
Kurse redaktori i fjalorit dhe autori i parathënies, redaktor i katër fjalorëve bashkë me
atë të gjuhës shqipe Prof.dr.Rami Memushaj, përmes një analize të thellë
e të mirëfilltë shkencore, të një niveli të lartë akademik dhe profesional thekson:
“Frazeologjia përbën një fushë të veçantë studimi, e cila sot njihet me
emrin frazeografi. Ajo është një degë e veçantë e leksikologjisë që ka si
objekt studimi shprehjet frazeologjike, ose frazemat.Kjo briqë të krijohet dega
e Frazeografisë në vendi tonë.”
“Gjuhët, sa më të vjetra dhe sa më të hapura të jenë ndaj
gjuhëve e kulturave të tjera, aq më të pasura do të jenë jo vetëm në leksik, por
edhe në thënie e togje fjalësh të figurshme, përdorimi i të cilave i jep larmi dhe
forcë shprehëse ligjërimit.”
Edhe gjuha shqipe nuk bën
përjashtim nga ky rregull, duke na u paraqitur si një gjuhë mjaft e begatë me
thënie e togfjalësha të qëndrueshëm. Gjuhësia shqiptare i ka kushtuar vëmendje
edhe studimit të këtyre njësive, duke i mbledhur ato drejtpërdrejt nga goja e
popullit e nga burimet e shkruara, duke i studiuar dhe duke i sistemuar në
fjalorë.
* Nëse në” Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980),
ka rreth 8 mijë shprehje frazeologjike, fjalori frazeologjik i
Prof.dr. Eshrefit ka 19 280 frazema (shprehje frazeologike).
Eshref Ymeri pa
frikë është vazhdues i babait të frazeologjisë shqiptare, akad.prof.dr. Jani Thomai dhe i
paraardhësve të tjerë, duke e çuar në shkallën më të lartë frazeologjinë si
degë e shkencës gjuhësore, leksikologjisë. Më 1972 boton në Prishtinë Mehmet Gjevori, librin me titull, “Frazeologjizma
të gjuhës shqipe”që është fjalori i parë frazeologjik i gjuhës sonë, me
4 mijë shprehje popullore, fjalë të urta e frazema, të vjela nga fjalorë e
vepra të ndryshme; po edhe materiale të mbledhura prej vetë autorit në Kosovë,
që u quajt Fjalor.
Akademik, prof. dr. Jani Thomai, pas një vargu studimesh kushtuar frazeologjisë, boton “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 1999), një botim
i ri i të cilit është i vitit 2010. Në këtë fjalor me 10.500 zëra, të
hartuar duke u mbështetur në kritere shkencore, shpaloset për herë të parë
pasuria frazeologjike e shqipes.
*Që frazeologjia e
gjuhës shqipe është shumë më e gjerë dhe më e pasur, na e dëshmon prof.Eshref Ymeri me veprën “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” që
po i jepet lexuesit. Ky fjalor, me 4760 vatra kuptimore dhe me 19.300 zëra, paraqet në
mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Gjithsesi pasuria
frazemave të shqipes është shumë më e madhe, e cila, me siguri do të
evidentohet në të ardhmen.
*Sot me
këto fjalorë frazeologjik, prof. Eshref Ymeri paraqitet si një ndër frazeografët tanë më të plotësuar
dhe më të realizuar në fushën e frazeografisë, gjë që e ka arritur për
mëse gjysmë shekulli mund, kërkime, hulumtime duke mbledhur frazema nga rreth 500 vepra letrare, politike e
publicistike; nga fjalorë dygjuhësh (shqip – gjuhë e huaj) ose (gjuhë e huaj –
shqip )dhe nga fjalorë shpjegues e sinonimikë të shqipes. Ndryshe nga paraardhësit, autori
E.Ymeri ka shfrytëzuar fjalët e urta të shqipes nga “Fjalë të urta të popullit
shqiptar” (1983). Në këtë mënyrë, ai ka arritur të krijojë një kartotekë
shumë të pasur me shprehje frazeologjike, të cilën e ka pasuruar nga
viti në vit. Autori i ka kushtuar vëmendje ligjërimit të shkruar dhe të
folur.
*Gjatë hartimit të këtij
fjalori të Prof.Eshrefi sipas
traditës nuk përfshiu vetëm shprehjet e mirëfillta frazeologjike. Por në
kuptimin më të gjerë ai zgjodhi mendimin e dytë, ku pëfshiu dhe proverbat e
fjalët e urta, togfjalëshat e ngulitur, termat të natyrës terminologjike. Në fjalor ka futur dhe 280
ndërkombëtarizma (shprehje me
prejardhje biblike e mitologjike, shprehje latine, shprehje që lidhen me
ngjarje historike, me emra personalitetesh historike ose shkrimtarësh të njohur
etj.), për të cilat autori e ka quajtur të arsyeshme të japë edhe shpjegime
të natyrës enciklopedike, çka e tejkalon detyrën e një fjalori frazeologjik.
Ka shumë problematika që
Prof. Eshrefi i ka zgjidhur si, përdorimi i emrit, se në
leksikografi (me “emrat fillon procesi i njohjes së realitetit prej njeriut” (red.R.M)
*Problem tjetër që i
doli autorit, përdorimi i kohës së foljes në frazemat. Ai ka zgjedhur kohën e kryer dhe të
tashmen. Kryesisht ka përdorur vetën e tretë. Kurse veta e dytë është përdorur
në Fjalor vetëm në disa shprehje thirrmore, që shprehin urim a mospëlqim, si: bëfsh
hair! Qofsh me jetë! Ti qofsh si bën! Etj...
*Fjalorit ia rrisin
vlerat shënimet stilistikore që u vijnë në ndihmë shkrimtarit ose
përkthyesit pasi shoqërojnë frazemat për ngjyrimet vlerësuese, si: euf, iron, keq,
mospërf, përb, përçm, tall, shak, ur; për regjistrat e ligjërimit, si: bis,
fëm, libr, lart, stud, thjeshtligj, zharg etj.; për fushën e përdorimit, si:
anat, astr, bujq, ek, etnogr, gjuh, mjek, tek, zool etj
* Vlerën praktike ia rritin fjalorit edhe shënimet e natyrës sintaksore të frazemës, të cilat ia
lehtësojnë përdoruesit lidhjet e saj me pjesën tjetër të fjalisë dhe me
kryefjalën e me kundrinat e duhura që duhet të marrë. Të tilla janë tregimi i
drejtimit të foljes, që bëhet me anë të ndërtimeve që ndjekin frazemën, si: mbi
dikë, me diçka, i dikujt, para dikujt, nga ana e dikujt; për dikë, prej dikujt;
për diçka, diku etj.; si dhe tregimi i valencës së foljes (dikush, dikë,
dikujt, dikujt dikë, dikujt diçka).
*Autori është përpjekur
që çdo zë fjalori të përmbajë
edhe sa më shumë informacion
leksikor, gjë që e ka bërë duke dhënë brenda një zëri variantet
fonetike,
*Prof.Eshrefi mjeshtërisht
ka shpjeguar me mënyra të ndryshme
kuptimin e frazemave (shprehjeve frazeologjike), herë duke i zbërthyer apo herë-herë përmes përdorimit
të sinonimeve. Kjo
praktikë referimi është përdorur shumë rrallë dhe vetëm për motivimin e
shprehjeve sinonimike me kuptim të njëjtë etimologjik. Veçse ky fjalor
jo vetëm për gjuhëtarin e shquar Prof.dr
Rami Memushaj, apo të nderuarin, Prof
dr.Hajri Shehu dhe gjuhëtarë të tjerë, por për shkrimtarët, publicistët apo
studiuesit është një vlerë jashtëzakonisht e madhe që do të ndihmojë në
përdorimin e pasurisë gjuhësore që ka ky fjalor.
*Së fundmi :
1-Prof.d.Eshref Ymeri me vullnetin, dijet, punën
këmbëngulëse e sistematike, për mëse 50 vite, u ballafaqua me ata që e mohojnë
lashtësinë e gjuhës shqipe dhe u tregoi Akademisë dhe pseudohistorianëve se
gjuha shqipe është pafundësisht e pasur. Sekreti i saj qëndron se është e
vetmja gjuhë e lashtë që i ka rezistuar eleminimit të epokave historike, ashtu
si vetë shqiptarët.”Vivra
2- Më vjen keq dhe më duket e
padrejtë për intelektualë të shquar si Prof.dr. Rami Memushaj që e kanë nxjerrë
në pension. Shkencëtarë të tillë, studiues të palodhur të gjuhës së lashtë e të
bukur shqipe si, Rami Memushaj, Eshref Ymeri etj, duhet t’i thërrasë
Kryeministri e në një formë ndjese (edhe pse nuk e ka bërë ai) t’u thotë:” Zotërinjë të nderuar, Kombi ka nevojë për Ju, ndaj ju
lutem, kthehuni pranë katedrës së gjuhësisë, e cila e ndjen nevojën e pranisë
tuaj!”
3- Konsidrata të
veçanta dhe nderim për autorin, z.E.Ymeri dhe dy gjuhëtarët analistin Z.Memushaj dhe recensuesin z. Shehu, si dhe për gjithë njerëzit e
vlerave !
Urime dhe
susksese!
Vilhelme
Vrana Haxhiraj
Vlorë 10.9.2023
Ps:
*Qyteti antik i Cerjes apo Kalaja e Cerjes, siç njihet nga banorët e Labërisë
është shpallur monument kulture i kategorisë së parë dhe daton në shek. IV para
Krishtit. Ajo është vendosur në faqen jugore të një kodre, rreth 250 m .mbi
nivelin e detit, në bregun e djathtë të lumit Shushicë Aty u zbuluanjë vëerë e
jashtëzakonshme, Mozaiku i
Mesaplikut, mbishkrimi i të cilit flet në gjuhën shqipe.