Kulturë
Mihal Gjergji: Itaka ime
E diele, 24.09.2023, 06:29 PM
Mihal Gjergji
I
T A K A I M E
Itakën
me terr e mbuluan
E
kapur pas reve qëndron
Ca
shira kujtimesh më zgjuan
E
shpirti te pragu lëngon
Mes
muresh të ngrëna, trishtimi
Ka
zgjedhur si mike vetminë
Dhe
pret të njoftohet varrimi
(Mos
ndjeni nga larg ulërimë?!)
Shkretimin
as zogjtë s’e pranuan
Me
dhimbje braktisën foletë
Fëmijët
si ëngjëj, ku shkuan?
Me
qeshjen që zbrapste rrufetë
T’i
lutem Jezusit në gjunjë
(S’ka
zbritur akoma, më thonë!)
Të
mbytem nga lumi në lumë
(Viktimat,
Pilatin nderojnë!)
Një
plep më tund krahët në erë
Me
gjethet si letra më fton
U
mbyll e nuk hapet një derë
Nga
pritja dhe malli rënkon
Do
strukem diku Kanatait
Atdheu
nuk del në pazar
Do
pres, dhe me lulet e majit
Do
shkruaj me dhimbje: Gusmar!
Kurvelesh, Shtator 2016.