Kulturë
Lekë Gjoka: Arsimi në Kçirë
E merkure, 20.09.2023, 06:55 PM
Arsimi në Kçirë
Nga
Lekë Gjoka
Arsimi
në Kçirë është i moshës së re, vetëm 84 vjeç. Kçirësit e donin një shkollë
fillore, por as turqit as regjimet e mëvonshme nuk ia vunë veshin, se donin ta
mbanin në errësirë, siç thoshte i madhi Noli: “Pranë sofrës i pangrenë, pranë
dijës i panxenë, pranë detit i palarë, pranë drites, i paparë”.
Ato
disa herë kishin bërë kërkesë për hapjen e një shkolle fillore, por përgjigja u
kishte ardhur negative, si për mungese mesuesi, për mungesë lokali, për mungesë
buxheti e justifikime të tjera si kto. Atëherë Kçirsit mblodhën forcat dhe
ndërtuan shkollën me dërrasa lisi, me çakma në mes llaq tokë e bënç dy klasa me
përmasa 3x4, një korridor, e një dhomë për mësuesit, në qendër të lufit, qe
ishte dhe qendra e fshatit.
Pas
kësaj krerët e kçirës morën guxim e shkuan para oborrrit mbretëror të mbretit
Zog në shtator të vitit 1938, i kërkuan me insistim të hapte shkollën fillore.
Kështu Zogu e miratoj me në fund hapjen e klasës së parë në mars 1939 me mësues
Paulin Capaliku nga Shkodra.
Ky
ishte një gëzim i madh për kçirsit, sepse ato ishin 100% analfabete. Vetëm
prifti dinte të shkuante dhe të lexonte në disa gjuhë. Ky gëzim nuk zgjati
shumë, pasi me 10 prill 1939 erdhën 7-8 karabinierë e zaptuan shkollën që
ruanin rrugën automobilistike nga kçirsit, që shpesh i sulmonin, duke i
grabitur dhe duke i vrarë në prita, ku italianët nuk e prisnin.
E
kështu vazhdoi edhe gjatë viteve ‘40-44, duke vijuar shkollën me hope dhe në
këtë mënyrë rezultatet qenë jo të knaqshme.
Kto
ishin vite lufte botërore që kërsisnin revolet, pushkët, mitrolozi, automatiku
dhe vringllonin avionet në qiellin e kalter, duke frikësuar të madh e të vogël
në kçirë.
Me
1 mars 1945, filloj shkolla rregullisht me mësues Idriz Canga po nga
shkodra. Vijueshmeria e nxenësve që e mirë e po kështu e rezultatet.
Në
vitin 1951-52 u rrit nr i nxënësve dhe u bë me dy forca mësimore me Ludovik
Guli nga Shkodra dhe Prend Zef Ndoj nga Kçira.
Në
1954 ndërtohet shkolla e re me tre klasa me përmasa 7x5, një korridor 1.5 m një
dhomë mësuesi 3x3 dhe një dhomë drush 2.5x 2 m.
Në
1962 shkolla kishte 64 nxënës nga klasa e parë në të katertën.
Në
vitin 1966, hapet shkolla 8-vjeçare dhe çdo vit shtohej nga një klasë dhe një
mësues me drejtor Kapllan Cobën dhe 8 forca mësimore si: Zenel Rrula, Tonin
Deda, Petrit Gega, Hile Alia, Fakete Gera dhe Fahrije Gera.
Kshtu
vazhdoi deri në vitin 1970, që del kontigjenti i parë me deftesë lirimi për të
vazhduar shkollën e mesme në Pukë, shkodër e Tiranë, për të ndjekur pastaj
shkollën e lartë në Shkodër ose tiranë. Ktij kontigjenti ju përket : Llesh
Ndoka - veterinar, Ndok Seferi - Fizikant, Tom Morina - Mësues i ciklit të
ulet, Gjovalin Kola - elektriçist, Pashuk Bushi- saldator, Ndreke Lufi shofer etj
që punuan në sektor ekonomik si gjeologji , pyjore , ferme etj.
Në
vitin 1967 u kthye shkolla në dimërore, u ndryshua sistemi i notave , si dhe u
kalua nga sitemi 7-vjeçar në sistemin 8- vjeçar.
Gjatë
viteve 70-90 ishin vite të masivizimit të arsimit në Kçirë. U rrit nr i
nxënësve në shkollën e Lufit si në fillore ashtu e në 8-vjeçare, duke pas klasa
paralele A+B e në ndonjë klasë edhe A+B+C. U hapen shkolla fillore në kishagji
me mësuese Prenda Lufi, Liljana Seferi , Xhevahire Morina, Vjollca Bala etj.
Në
Kçirë të Epërme me mësues Gjergj Doda, Fatbardha Seferi , Zyber Djaloshi, Gjon
Makeshdedaj etj. Në Plet me mësues Ndrec Herceku, Nikoll Frroku , Demush
Leknikaj, Marie Ndoka. Në Rrukaj me mësuese Flora Seferi. Një ngjarje e
rëndësishme për shkollën e Lufit ishte 7 marsi i vitin 1975 pasi iu dha titulli
“Mesues i popullit” Ndue Jak Pjetrit “ Bir i këtij fshati” i lindur me 2 maj
1036 dhe nxënës i kësaj shkolle në vitet 48-51. Ai punoi 15 vite në arsim në
disa pozicione si mesues në Iballë, Pukë e Kabash , Drejtor shkolle në Iballë ,
inspektor arsimi në pukë dhe sekretar Fronti në Pukë. Kudo kishte punuar,
shkëlqente puna e tij por me 21 qershor 1974 një rrufe qiellore i mori jeten ne
krye të detyres në Millë të Pukës. Vdekja e tij para kohe ne moshen 38 vjeç
ishte një humbje e madhe për familjen e tij e veçanërisht për nënën, për
armatën e arsimtarëve pukjanë, që e donin aq shumë.
Emërtimi
i shkollës së Lufit me emrin e tij u bë me një ceremoni madhështore ku morën
pjesë gjithë populli i Kçirës, përfaqsues të pushtetit lokal Pukë dhe të
misnistrisë së arsimit. Emocionues ishte fjala përshendetëse e nënës së Ndojës,
Prenda Pjetri për nderin që i bëhet për djalin e saj për dhënjen e këtij
titulli të lartë.
Më
15 shtator 1979, hapet shkolla e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna me 35
nxënës që vinin nga Kçira, Qerreti, Korthpula, Dushi e Vrrithi. Duke dalë në
1983 kontigjenti i parë që merr deftesë pjekorie që u punësuar si brigadier në
fermë a koprativë , normist, llogaritar, përgjegjësa blegtorie a sektori.
Disa
vazhduan kurse a shkolla profesionale duke u bërë Mami apo infermiere. Disa të
rinj e të reja vazhduan shkollën e lartë për tu bërë inxhinierë pyjesh,
ekonomista , agronomë e veterinarë. Nga kta nxënës permendim : Mark Alia, Gjin
Mbrozi , Muzafer Qarri , Lule Vasia , Marte Vasia , Bardhe Ndoja, Brdhe Gjonaj
etj.
Në
1980 ndërtohet shkolla e re dy kate me 14 klasa bashkohore, një sallë lojrash,
një drejtori , një dhomë për biblotekë dhe një dhomë muze e mësuesit të
Popullit “Ndue Pjetri “.
Në
vitin 1986 hapet shkolla e mesme bujqësore ditën duke dalë kjo seri nxënësish
në vitin 1990 me deftesa pjekurie, ja disa nga nxënësit : Altin Pergjoni-
inxhinjer pyjesh, Shpresa Gjonaj- ekonomiste, Samidie Selimi - ekonomiste, Age
Gjonaj -Infermiere, disa të tjerë punëtor të kualifikuar si : Kel Gjoka -
zetorist, Bardhok Keçi- punëtor , Ilir Kola - Mjeshtër etj.
Në
vitin 1980 shkolla e Lufit numëronte 359 nxënës në ciklin e ulët dhe të lartë ,
me një personel prej 18 mësuesish, nga kta 11 ishin me shkollë të lartë dhe
drejtor ishte Hil Boci.
Në
vitin 1995 hapet shkolla 8 -vjeçare e Kishagjive, ish fjetorja e punëtorëve të
minierës që u mbyll dhe seksioni i arsimit ja bleu dhe e modifikoi si shkollë,
ajo ishte në anë të djathtë rrugës automobilistike nga Puka në Shkodër,
ndërtese tre katëshe, kati i dytë e i tretë shkolle ndërsa kati i parë ishte
pronë private e Gjergjajve dhe Bushajve që e kishin në pronësi të tyre dhe
kishin ba marrveshje me arsimin e pushtetin lokal. Kjo shkollë kishte 135
nxenës që vinin nga Pleti, Kçira e poshtër, kishagjit , dhe Gjalaci dhe drejtor
shkolle ishte në 1995-1998 Pjetër Gjoni ndërsa ne 1998-2006 drejtor ishte Lekë
Gjoka.
Kjo
shkolle u mbyll me 06.06.2006 për rënie të numrit të nxënësve. Nxënësit u shpërndanë në Gomsiqe ,
do nxënës në Luf e ndonjë në Pukë. Ndërsa mësuesit disa dolën në asistencë , e
të tjerë gjetën vende pune.
Në
vitin 2012 u mbull dhe shkolla e mesme Luf po për rënie të numrit të nxënësve.
Nga
viti 2000 e në vazhdim bjen numri i nxënësve në çdo klasë për shkak të migrimit
në Pukë, Vau dejës , Shkodër, Lezhë , Tiranë, Durrës etj, gjithashtu nga
emigracioni në Greqi, Itali , Gjermani , USA etj.
Shkolla
e Lufit qendron e hapur duke u bashkuar nga dy klasa kolektive.
Ky
Historik është bazuar në gojëdhënat e Prend Zef Ndojt, Gjon Makeshdedaj,
Prendush Seferi, Ndue Mark Gjini, Pal Filipi, Pjetër Boci , Nikollë
Ndoca.
Po
përshkruajm me pak fjalë për pionerët dhe veteranët e arsimit të Kçirës dhe
Pukës: Gjon Pjeter Makeshdedaj- u lind në vitin 1926 në Pla të Kçirës. Ai
kreu 5 klasë në Qerret, bëri një kurs duke thelluar njohuritë, kreu ushtrinë,
dhe e caktojnë mësues në Kukës për filloren, nga aty në Aprip të Gurit, në
Berishë , në Buzhalë , në Qelëz , në Gomsiqe, në Vrrith , në Kçirë të Epër dhe
në Luf që del në pension. Kudo ku punoi la respekt si mësues gojëëmbel,
shpirtmadh, përçues i dijës në fshat, i thjeshtë , i dashur, i ndershëm,
familjar i dalluar që ka edukuar femijë që shërbejnë në komunitet siç i ka porositur
ai. Ai punoi në arsim 33 vjet, dhe doli në pension në 1981. Vdiq me 5 maj 2020
në moshen 94 vjeç.
Porositë
dhe rrëfimet e tij i ruajmë në zemrat tona. Prend Zef Ndoj- u lind në
Kishagji në 1916, ai kishte 5 klase dhe i është nënshtruar disa kurseve kualifikimi
shkencorë pedagogjike e metodike duke u bërë mësues i mirëfilltë filloreje dhe
fillon punën në vitin 1948 në Qerret me pas në Bicaj, në Breg ,në Luf , në
Buzhalë , e përsëri në Luf, ku del në pension në vitin 1971. Ishte kërkues ndaj
vetës e të tjerëve, ka qenë i zgjedhur edhe kryetar kshilli në dy legjislatura
të fshatit, si dhe detyra të tjera shoqërore e partiake. Vdiq në vitin 1981, i
respektuar nga populli i Kçirës, dhe miqte e tij të shumtë.
Deri
në 1990 shkolla e Lufit dhe anekset e saja ishin mbushur plot me nxënës duke
arritur numrin 500 me një personel mësimor 32 mësues dhe shumica me shkollë të
lartë, dhe mësues vendas dhe pukjanë.
Gjatë
84 vitëve të jetës së saj shkolla e Lufit bashkë me anekset ka pas 127 mësues
që kanë punuar me përkushtim për edukimin e brezave të rinj dhe kanë sjellë të
rënë në fshat, të cilët tashmë disa nuk jetojnë, duke i kujtuar në përvjetor të
vdekjes me lule e qirinj. Ndërsa të gjallëve ju urojmë shëndet e jetë të gjatë
e të lumtur.
Më
poshte po përmendim disa nga drejtuesit e shkollës ndër vite:
1.
Kapllan Coba,
2.
Gjelal Keçi ,
3.
Skender Shabani,
4.
Adem Shala ,
5.
Androniqi Miho ,
6.
Vitori Kuruni,
7.
Hile Boci ,
8.
Gjovalin Matia,
9.
Gjon Gjonaj,
10.
Flora Seferi,
11.
Marie Lufi,
12.
Marta Doda ,
13.
Xhevahire Laçi ,
14.
Pjeter Gjonaj,
15.
Albana Lufi.
Nga
shkolla e Lufit kanë mbaruar shkollën e lartë 103 veta në degë të ndryshme që
përfshijnë : mësuesinë e të gjitha profileve, për mjeksi, inefermieri,
ekonomik, inxhinieri, agronomi, juristë e muzikantë.
Nga
1995 e deri sot janë larguar me qindra familje nga Kçira për një jetesë më të
mirë bashkë me fëmijët e tyre, duke ulur shumë numrin e nxënësve në shkollë .
Po behet mësim me klasa kolektive , 2-3 klasa bashkë që shton vështirsitë e
mësuesit në mësimdhënie, pokështu e në të mësuarit e nxenesve.
Në
vitin 2023-2024 ka në klasën e parë vetëm tre nxënës, ndërsa deri në klasën e
nëntë janë vetëm 33 nxënës.
Eshtë
në të drejtën e tij, çdo lexues i ktij historiku, që të kritikojë, apo të
shtojë paragrafe që nuk janë përmendur që ky historik të jetë sa më i vërtetë.
Më shumë respekt Lekë Gjoka
Dt 11.09.2023