Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Shega e Karavastasë
E merkure, 20.09.2023, 07:57 PM
Shega e Karavastasë
Nga
Edison Ypi
Këtë
kokërr shegë e këputa me dorën time në një nga plantacionet oqeanike me shegë
të Fermës "Agro Iliria" në Karavasta.
E
këputa me kujdesin që meriton Mbretëresha me kurorë, Hirësia e Saj Shega.
Shega
është e para Mbretëreshë me Kurorë e Botës.
Sot
të gjithë mbretërit dhe mbretëreshat janë me kurorë. Ama Shega, e para
gjithmonë ka qënë, dhe e para gjithmonë do jetë.
Shega
duhet nderuar e respektuar. Me fjalë më të thjeshta, Shega duhet ngrënë e duhet
pirë.
Shega,
sidomos Shega që e këputa me dorën time në Karavasta, është frut plot jetë,
frut me veti shëruese të panumurta.
Shega
është një nga frutat më të dashur dhe më të shëndetshëm për njeriun.
Shega
është plot me vitamina A, C, E.
Shega
lufton me sukses inflamacionin e trurit, Alzheimerin, Parkinsonin.
Lëngu
i Shegës është një faktor i fuqishëm kundër kancerit, dhe të gjitha tumoreve.
Lëngu
i Shegës mbron Prostatën.
Shega
bën mirë për Veshkat.
Shega
pakson dhimbjet e kyçeve, dhe dhimbjet e trupit në përgjithësi.
Shega
mbron mishrat e dhëmbëve dhe vret bakteret e gojës.
Shega
përmirëson Kujtesën, ul Stresin.
Shega
heq etjen, nxit oreksin, përmirëson tretjen.
Shega
e bën njeriun më të gjallë, më dinamik, më energjik.
Pija
lëngun Shegës, por lëkurën mos e hidh. Lëkurat ruaji, thaji, dhe bëji çaj.
Çaji
i Shegës është kampion për rigjenerimin e trupit, qarkullimin e gjakut, kollën,
përmirësimin e tretjes së ushqimit.
Lëngun
e Shegës e kanë pirë dhe e pinë me qef sulltanët dhe pashallarët, s'po e pike
ti. Bytha jote ka pi gjith jetën lëngje kalbsinash. U bo bytha jote tani me i
bo naze mbretit të lëngjeve, lëngut të Shegës.
Po
pate vdek, jo Shega, por as Zoti s'të gjall dot.
Po
s'pate vdek, edhe me një këmbë në varr po të jesh, Shega ta përmirëson
shëndetin.
Mos
e lër veten aq pas dore sa mos me të bë derman as Shega.
Çohu
nga kafeneja, largohu nga televizori, celulari, selfiet që po ta nxijnë jetën.
Shtrydhe
mirë Shegën e Karavastasë me ato 2 mijë kokrrat magjike që ka brenda.
Pi
lëng dhe çaj Shege Karavastaje.
Lëviz
nga vendi.
Puno.
Jeto.