Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Sofo
E marte, 11.07.2023, 07:57 PM
Sofo
Nga
Edison Ypi
Kujto
antikomunistat më të mëdhenj të historisë së botës që i ke lexuar nëpër libra
ose i ke parë nëpër filma, Çurçillin, Hitlerin, Frakon, etj.
Sill
në mendje tiparet e tyre karakteriale, kulturore, shoqërore, qytetare,
vendosmërinë e tyre, seriozitetin, argumentat, qëndrimet, sjelljet.
Shtoi
cilësive të tyre cilësitë e të tjerëve antikomunista që ke patur fatin t'i
njohësh vetë.
Sofokli
Karpuzi ishte më antikomunist se të gjithë këta së bashku.
Sofo
antikomunist nuk u bë nga ndonjë shkak specifik apo rrethanë e rastësishme.
Sofo
ishte antikomunist në kockë, në mish, nën lëkurë, mbi lëkurë, në ind, në
qelizë, në gen.
Antikomunizmin
njeriu edhe e harron për pak çaste kur bën gjëra që s'kanë lidhje me politikën,
për shembull, kur ha, pi, 10, këndon fërshëllen.
Pavarësisht
se çfarë bënte, me çfarë merrej, edhe zgjuar, edhe në gjumë, edhe në realitet,
edhe nëpër ëndërra, Sofo ishte antikomunist çast pas çasti pa u ndalur asnjë
moment.
Sofo
nuk i frekuentonte takimet e ishullarëve disidentë nëpër shtëpitë e njërit e
tjetrit.
Sofo
thoshte se antikomunizmi i ishujve nuk është antikomunizëm, është argëtim,
zbavitje, kalim kohe, qef.
Sipas
Sofos, sa kohë qëndresa aktive nuk ishte e mundur, qëndresa pa rrezik për tu
futur në burg ishte mirkuptimi i heshtur në distancë.
Sofo
punonte te një hekurishte me emrin bombastik "Uzina e Traktorave"
plot me spiuna dhe proletarë cop e çikë.
Sofo
ja doli të mos e burgosnin duke zbatuar skemën shpëtimtare "puno dhe
qepe".
Sofon
e mbanin në survejim si në një pyll ku dihet që ka kafshë të rrezikshme, por
ngaqë nuk mund të vinin nga një roje për secilin, mbanin nën kontroll krejt
pyllin.
Na
dilte shkumë nga goja, na iknin lotë nga të qeshurat kur Sofo na rrëfente për
"traktorin e parë të prodhuar me forcat tona".
Traktori
i lavdishëm i kishte të gjitha vidat, kushinetat, llamarinat. Por nuk plugoi
dot asnjë arë. Gjatë inaugurimit me zi ndejti ndezur nja dy minuta,0 dhe
ngordhi pasi u çvendos nja 100 metra. S'doli trim me yll në ballë ta ndizte më
kurrë.
Sofo
bëri diçka që unë nuk e bëra kurrë. U martua. Për tu martuar Sofo bëri kërkime
që zgjatën mbi dy vjet për të gjetur një grua që t'i përshtatej, domethënë një
grua që ta urrente diktaturën për vdekje ajo vetë dhe familjarisht, dhe e gjeti
si e desh', edhe me baba në burg.
Sofo
dhà kotribut të shquar në përmirësimin e aftësisë marrëse të antenave të
kanoçeve. Bëri një stampë me anë të së cilës preu qindra, ndoshta mijëra,
elementë alumini që ua fali ishullarëve të interesuar.
Sofo
arriti të ikte për herë të parë në Greqi tek disa farefisër pak muaj para
rënies së diktaturës.
Nga
Greqia Sofo solli dy habere, që diheshin, por të konfirmuara prej tij, kishin
një tingull solemn;
I
pari, në perëndim nuk mbetesh kurrë keq po të kesh një zanat dhe të duash të
punosh.
I
dyti, kapitalizmi prodhon thërrime dhe mbeturina për të ushqyer të gjithë
dembelët dhe parazitët një mijë herë më bollshëm se të privilegjuarit e
diktaturës.
Thonë
se Sofo nuk do kthehet nga Amerika pa u realizuar profecia e tij sipas të cilës
që Shqipëria të ndreqet duhen 3 milionë ton tritol për ta varrosur sa më thellë
dhe përgjithmonë me gjithçka komuniste që ka brenda.