Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Mua Kryetar
E premte, 21.07.2023, 08:33 PM
Mua Kryetar
Nga
Edison Ypi
E
keni katandis Partinë kuplara' o j'u shpëlaftë mortja.
S'latë
rrugaç e halabak e spiun e hajdut pa e afruar, e njeri për së mbari pa e
larguar.
Kështu
si e keni bjerrur Partinë nuk e sillni dot kurrë në pushtet.
Meqë
ra llafi, ata 200 mijë që sipas jush që s'dilni kurrë nga restoranti s'vajtën
të votojnë, sipas meje që nëpër Shqipëri udhëtoj me lot në sy dhe e shoh në
vend sa pak demokratë kanë mbetur, po ju them se nuk janë më votues të partisë
në fjalë.
U
bo bytha juj me nga katër vila e pesë Benza.
Me
kryetar pa vulë, me vulë pa Kryetar, dhe pesqint ngatërresa të tjera e bëtë
Partinë kasht' e koqe o qelbësira.
Megjithatë
ndoshta ka një mënyrë për me ardh në pushtet. Andej nga viti 3 mijë. Si e keni
katandisur, më përpara nuk është e mundur.
Duket
larg. Epo duhet duruar pak. Po s'durove është e qartë se nuk do me ardh në
pushtet për me qeveris por për me vjedh.
Për
ta pastruar Partinë nga gjithato vula, brava, lloze, qysqira, tritola, sherre,
grushta, shkelma, dhe çmenduri të tjera, më bëni Kryetar mua ngaqë unë
Shqipërinë nuk e lakmoj sepse e kam, nuk e vjedh sepse e dua, nuk e djeg sepse
më dhymyset, nuk e shkatërroj sepse e dashuroj.
Po
më zgjodhët mua, të gjithë do e aprovojnë.
I
pari që do ta aprovojë kryetarllëkun tim do jetë Doktori, i cili, nuk do lodhet
të më bëjë të tijin, sepse të tijin më ka.
Të
gjatin e ftoj për një pjatë fasule në ndonjë restorant në Pas Ku Qan. Do më
thotë i gjati mua: Ça të duhet ty stërnip i rilindasve më të shquar me u mpleks
me turlilloj hajduta dhe halabakë ?! Do bëj sikur s'dëgjoj dhe do ndrroj temën.
Jo Temën e Mero Bazes që s'ka trim demokrat të guxojë ta kundërshtojë, por
temën e muhabetit. Do llafosem me të gjatin për gjëra që zhulsat nuk ja kanë
idenë dhe bolet nuk ja kanë haberin: Për Cesarin, Neronin, Danten,
Neorealizmin, Viscontin, Pasolinin, Antonionin, Felinin. Do i them të gjatit se
kur e rrahën më 1997 lajmin e mora vesh nga një gazetë kur isha duke ngrënë
fasule shoqëruar me dhallë, mbi të cilën pjatë më rrëshqitën disa pika lot.
Duke ngrënë fasule me lot e duke u llafosur për Neorealizëm do ta siguroj të
gjatin se gjatë kryetarllëkut nuk do ta rikatoj dhe nuk do i kërkoj asnjë
favor, dhe ai do më mirkuptojë.
Të
mos jetë dakord Ilir Meta me
kryetarllëkun tim, s'bëhet fjalë. Abas Aliu kur të mësojë se një kolonjar me
gjyshen skraparlleshë nga kadilerët e Veleshnjës do bëhet Kryetar, do pijë 1
damixhan raki Pacomiti ballë kazani dhe nga qefi do nis' të këndojë e të hedhë
valle sa Tomorri do tundet, Osumi do buçasi, Ostrovica do zgjohet nga gjumi.
Ismail
Kadaresë do t’i pëlqejë aq shumë kryetarllëku im, sa lotë mallëngjimi do i
rrëshqasin mbi faqe, kokës me grushta do i bjeri që s'i kish vajtur mendja më
parë te emri im, sidomos mbiemri im. Do më marri në telefon me celularin e
Bujar Hudhrit nga Juvenilia Castello. Me lot në sy do më urojë detyrën e re. Me
këtë rast, Kadare do ulet të shkruajë romanin më të mirë të jetës së tij me
titull “Pika që s'na bie”, mbetur synopsis prejkur nuk e shkroi nga frika e
kurvit.
Ambasadorit
amerikan, këtij të riut, mund edhe ti bjerë damllaja nga qejfi që, më së fundi,
me anë të një të përndjekuri, problemi i Kryetarit u zgjidh paq. Me këtë rast
s'do ishte keq Ambasadori të vijë në vete të sikterisi sorollopët e Sigurimit
nga Zëri Amerikës dhe Ambasada në Tiranë.
Mund
të thotë ndonjë idiot se unë s’bëj për Kryetar se nuk jam i martuar. Thoini
budallait se Edison Bej Ypi vërtet s'ka grua, por ka gjithato të dashura:
Nëmërçkën kryelartë, Vjosën mahnitëse, Myzeqenë e begatë, Karavastanë
lozonjare, Pukën e freskët, Zadrimën magjike, Mokrën e krojeve, Lezhën
tundonjëse, Shkodrën frymëndalëse etj. Të gjitha perrira. Të gjitha bija
pasioni. Të gjitha fruta Dashurie. Jo si bijat tuaja ilegale shtrembanike dalë
nga kapsllëk dëshirash, nga martesa me femra si burra lindur mes grahmash
fërneti të skaduar te klubi i lagjes.
Hajt,
pra. Bëmëni Kryetar. S’gjeni dot më të merituar se unë:
Që
kam lexuar Makbethin kur isha 11 vjeç.
Që
antenatët e m’i trima të çartun ishin të parët Rilindas.
Që
Partisë nuk i kam trokitur kurrë në derë.
Që
vij nga muzgje të bukur e të frikshëm me qiej të grisur e të përgjakur nën të
cilët sofra u shtrua për aristokratë dhe u kullufit nga qyrranjosa.
E
morët seriozisht ?
Sa
budallenj jeni.
S’më
keni mua për këto lojra.
Jam
tepër i vrënjtur.
Gjeni
ndonjë më të qeshur.