Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Leku im
E shtune, 15.07.2023, 07:55 PM
Leku im
Nga
Edison Ypi
Dyqanxhiu,
kafexhiu, servisi i makinës, kompania e energjisë, kompania telefonike, këta
dhe të tjerë kanë rrethuar lekun tim si turqit Krujën duke më shndrruar mua në
një Skënderbe me shpatë në dorë në mbrojtje të lekut tim të mjerë.
Leku
i madh është i fortë, nuk e gjen gjë.
Të
gjitha taksiratet i mban mbi kurriz leku i vogel, leku i pakët, leku im.
Çfarë
dreqin kanë që merren gjithë kohës me të vogëlthin lekun tim.
Leku
yt i bollshëm sipas meje dhe leku im i fryrë sipas teje, janë gjithmonë tepër.
Leku
yt i pakët sipas teje dhe leku im i vogël sipas meje janë gjithmonë mangët.
Shyqyr
Zotit leku im dhe leku yt nuk janë të vetmit lek.
Ekziston
një lek tjetër, një lek që s'lë hajdut pa joshur, s'lë pusht pa mposhtur, s'lë
hendek pa hedhur, leku publik.
Përveç
rasteve të rralla kur krejt rastësisht pa dijeninë tënde, me kujdes për të mos
prekur ndonjë gjë tjetër, dora ime futet te xhepi yt, dhe po aq rastësisht dhe
me të njëjtin kujdes dora jote futet te xhepi im, e un' të tuat, ti të miat, dalim jek e jek, mes
teje dhe lekut tënd, mes meje dhe lekut tim, nuk ka asnjë problem.
Problem
është leku pa xhep dhe pa rreziqe,, leku që vidhet kollaj, pa hezitim, pa
teklif, leku publik.
Lekët
e vegjël si leku im e leku yt, nuk falen, nuk dhurohen.
Ai
që dhurohet është leku i madh që kurrë nuk shterret, leku publik.
Kërkoji
ndonjë lek hajdutit me post ose me biznes.
Nëse
je me fat, edhe mund ta dhurojë ndonjë lek. Por kurrë s'do të japi lek nga leku
i vet, Vetëm lek taksash, lek fondesh, lek bankash, pra lek publik.
Sa
i shijshëm, i këndshëm, i kollajshëm për tu vjedhur, ai që do duhej të ishte i
shenjtë dhe i paprekshëm, leku publik.
Leku
yt, leku i këtij, leku i atij, sillu e sillu, vidhu e vidhu, grabitu e xhvatu,
i vinë rrotull lekut tim si ujku testikujve të dashit.
Askush
nuk e do lekun e vet.
Të
gjithë duan atë që as unë nuk e dua, lekun t'im heroik.
Po
deshe t'ja thithësh të gjithë lëngun jetës pa asnjë rrezik, gjej mënyrën si
mund të vidhet leku publik pa i rënë më qafë lekut tim fatkeq.