Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ik në Kuç
E enjte, 13.07.2023, 07:58 PM
Ik në Kuç
Nga
Edison Ypi
Ke
makinë të fuqishme me kaq e aq marsha, ose pa marsha fare, me katër rrotat
aktive për të kaluar edhe nëpër rrugë pa rrugë.
E
ç'e do kur nuk ikën në Kuç.
Ik
në Kuç.
Bjeri
Labërisë si gjuetari sorkadhes, brinjë më brinjë, nga Vlora në Tepelenë.
Sado
e vështirë të jetë, sado pengesa të ketë, edhe sikur pa ujë e pa bukë të
mbetesh, edhe sikur të dërrmohesh e të gjakosem, ja vlen.
Ik
shihe Labërinë e magjishme.
Ku
njerëzit nuk flasin por sokëllijnë.
Ku
malet nuk kalohen por kaptohen.
Ku
po nuk di të vjedhësh nuk të japin nuse, të lënë me rrush në dorë.
Ku
historia e folur me historinë e shkruar ndeshen për vdekje.
Ku
ka lapidare dhe përkujtimore më tepër se shkurre dhe drurë.
Ik
shihe atë fidanishte ushtarake që ka mbjellë e korrur oficera ushtrie dhe kuadro
Sigurimi më tepër se Myzeqeja misër e grurë.
Te
Qafa e Koçiut në Vlorë, nga kalamani te polici, do të japin spjegime të
detajuara për të vajtur ku ta dojë kokrra e qefit: Te Uji i Ftohtë, në
Selenicë, në Sevaster, në Borsh, Qeparo, Kuç, Progonat, Gusmar, Nivicë,
Selenicë, Tepelenë.
Nga
t'ja mbash ?
Therja
drejt Kuçit, fshatit me emër qëni.
Pasi
kallauzët e kudondodhur t'i mbarojnë litarët e spjegimeve konfuze për rrugët e
reja dhe rotondat, do kuptosh se rruga për në Kuç nis drejt një lugine në jug
që quhet Lumi i Vlorës.
Te
një minimarket, shitsi Lab të jep me qef hollësira për disa Kurvelesha, prej të
cilëve, njëri nis këtu e tjetri mbaron atje, si dhe për Portën e Labërisë
gjithashtu, që ndodhet këtje e këtu etj. etj. Ke qef ta dëgjosh atë Lab. Jo dhe
aq për spjegimet dhe sugjerimet, sesa, tashmë që ke lënë pas Vlorën, për
dialektin e forcuar të labërishtes.
Kotë.
Fjala
e parë që në Kotë thonë, dhe e treta që përsërisin duke folur, është Kadri
Hazbiu. Edhe gurët, edhe drurët, edhe bebat në bark të Nënës, e dinë që Kadri
Hazbiu është nga Kota.
Në
Kotë meselera pafund. Për Heronj të Heshtur, për një vëlla të zhdukur, kur
vajtëm te shoku Kadri me Gazin e Degës,
pastaj te shoku Hysni me Zis-in e ndërmarrjes. As nga njëri as nga tjetri
s'muarëm vesh ç'kishte bërë vaki', çu bë i mjeri vëlla.
Suzuki
rrëshqet këndshëm mbi asfaltin e ri mbi kthesa të buta rrethuar me gjelbërim të
dendur.
Në
të dy anët e rrugës Lebër.
Nën
tenda kafenesh ose hije rrepesh, luajnë domino ose bëjnë muhabet.
Vetëm
pyeti. Pasi nisin të flasin, bien në delir, dhe s'dinë të ndalin. Mos i
ndërpre. Vetë u krrujte. Duroje rrebeshin e spjegimeve për bëmat, heroizmat,
historinë, patriotizmin, për italianin që e hodhëm në det, për gjermanin që na
e dogji të vetmin përrua që kishim në fshat.
Lugina
nuk është e ngushtë, nuk është kanion, por as fort e gjerë.
Në
të dy anët male të lartë.
Nga
perëndimi, ato malet e egër që duken gjatë bregdetit të Vlorës kur shkon anës
detit drejt jugut.
Në
lindje, male edhe më të lartë, më të thepisur, emrat e të cilëve as lebërit nuk
i dinë mirë.
Amani
ore, thuaju, ku ndodhet ai fshati me emër qëni ?
Nga
të dy krahët e luginës, katunde me emra si mbiemrat e oficerave të Diktaturës.
Ama
kta që po luajnë domino e bëjnë muhabet nën një tendë për tu ruajtur nga vapa e
korrikut, s'kanë asgjë prej oficeri hijerëndë e kërcënues. Përkundrazi, janë të
sjellshëm, madje të qeshur, dhe të gatshëm për muhabet. Kur u flet më qartë për
lidhjen mes emrave të katundeve dhe mbiemrave të oficerave, qeshin edhe më
fort, të lusin të pish një dhallë nga i baxhës së tyre: Ja, baxhua ime është
ajo atje tej, ajo n'atë pllajën mbi mal, ku nuk duken mirë stallat e bagëtive
se pengojnë pemët e pyllit.
Përgjatë
luginës së mbytur në gjelbërim, në Gjorm, një Lab i këndshëm dhe i muhabetshëm,
do të thotë me një ton solemn:
-Para
se të bëhej kjo rrugë ishim bagëti. Këtë rrugë mund ta bënte, dhe e bëri, vetëm
çmenduria e të gjatit, asnjë tjetër.
Pak
kilometra më në jug, nën hijen e një rrapi, dy lebër të moçëm, njëri me kapele
tjetri pa dhëmbë.
Ai
me kapele vetëm flet. Tjetri pa dhëmbë vetëm aprovon.
-Këtë
rrugë e premtoi turku. U tha krerëve, nuk do u marr taksa për kaq kohë. Me ato
taksa bëni rrugën. Krerët taksat i vodhën, rrugën nuk e bënë.
E
premtoi këtë rrugë Ismail Qemali. Nuk e bëri. S'pati kohë.
E
premtoi Noli. S'pati kohë. I duhej për t'i rënë fyellit.
E
premtoi Zogu. Me sot me nesër, matjani na gënjeu.
E
premtoi Diktatori. As ai se bëri. Po t'ua bënte rrugën lebërve, do ja mbyllte
vetes.
E
premtoi Doktori. Kishte qënë hile krahinore. Bëri dhe vodhi Rrugën e Kombit me
krahinarët e vet.
E
bëri Edi Rama. Të tjerat janë, si thoni ju andej nga Tirana, pordhë syfyri.
Maja
e Çikës 2044 metra mbi det.
Këtu
i thonë "Vajzë", ç'ne kjo "Çikë" veriore në jugun e thellë
?!
Shqipëria
ka dhe të tjera vende si "Mali i Çikës" apo "Maja e Vajzës"
etj. me legjenda me sfond sentimental me tu bo mishi kokërr, tradhti, xhelozi,
ndarje, pusi', vrasje, varje, therje, njëra më e bukur se tjetra. Por janë
drama që ndodhin në vende të ulëta. Nuk ka çika, çupa, vajza perria, shtojzavalla, që të ngjiten mbi 2
mijë metra për të bërë përgjakur shpirtrat e lebërve. N'ato lartësira ka vetëm
dhi' të egra.
Me
çika, pa çika, me legjenda pa legjenda, kjo luginë është aq e bukur sa s'kanë
rëndësi kilometrat tridhjetë apo dyzetë, sa më tepër aq më mirë. Ku ma gjen të
mos mbarojë kurrë kjo luginë.
Diku
ku bukuritë shkëmbore ose të klorofilta vazhdojnë, asfalti mbaron.
Rrethrrotullim
i madh.
Po
punohet me ngut të bëhet lidhja me Qeparoin.
Për
te fshati me emër qëni duhet vazhduar më të majtë.
Mos
u ngatërro me Google Map-in që ende nuk i ka rrugët e reja.
Nën
Kuç, një lab po ngre një lokal. Ka privatizuar ujin që rrjedh nga mali. Të pish
ujin e malit duhet të dërrmohesh duke kapërxyer ca pengesa betoni.
Kuçi
ndodhet pak mbi rrugë.
Eskavatorë
dhe buldozera po ndreqin nja 1 kilometër rrugë deri në qëndër të fshatit me
emër qëni.
Vërtetë
kuçiotët kanë firmosur një referendum që Lekut ti ndërrohet emri, nga Lek të
quhet Lab ?
-Hë,
e pe Kuçin ? do të pyesi një shofer furgoni te të dyzetat.
-E
pashë o e pashë, thuaji. Ca kafene, ca lebër që luajnë domino, në mur me bojë
të kuqe "Rroftë Marksizëm Leninizmi".
-Mos
u tall me Marksizëm Leninizmin. Po të mos ishin dëshmorët e Kuçit që çliruan
vendin...do vazhdojë shoferi i furgonit.
-Ik
o ik, thuaji nostalgjikut, mos harxho frymë kot. Vazhdimin e di. E kemi bërë në
mësim. E ka thënë Radio Tirana. E ka shkruar Zëri i Popullit, e ka firmosur
Partia, e ka vulosur Sigurimi.
Një
Lab i ri që mesa duket bisedën me komunistin e furgonit e ndoqi nga larg, do
zbrazi rrufeshëm një erudicion extratemporal si te orët e palosura të Salvador
Dali':
-Na
bëri oficera, dhe na vrau. Në vend që emrin e qënit tja vinim Diktatorit, ja
vumë fshatit.
Kanë
ndodhur në kohë të ndryshme !
S'ka
problem. Koha shkon e vjen, madje as nuk ekziston.
Pas
nja 1 kilometri do nisi përsëri asfalti.
Rruga
hyn në një kanion të ngushtë tepër sugjestiv me në mes një përrua të thatë nga
ata zevzekët që ose s'kanë asnjë pikë ujë, ose përmbyten frikshëm në pak minuta
sapo fillon shiu.
Shumë
kthesa në ngjitje.
Nga
Vlora te fshati me emër qëni, gëlonte jeta.
Nga
fshati me emër qëni e tëhu, qytetërimi dhe teknologjia të lënë shëndenë, s'ka
valë celulari, këmbë njeriu, as shenja fshati sa të ha syri.
Pas
thatësirës së përroit, pafundësisë së kthesave, mahnitjes së peisazhit, më së
fundi, mbi një pllajë të vogël, peisazh lunar, udhëkryq kafkian.
Më
të djathtë tabelë ku shkruan "Progonat".
Më
të majtë, asgjë.
Më
mirë therja nga Progonati se nga asgjëja.
Përsëri
lapidarë.
Thuaji
një Labi që do kalojë andejpari:
-Ç'deshi
gjermani këtu ?!
Do
thotë Labi:
-Partizani
ngacmoi gjermanin në Borovë. Gjermani, për hakmarrje, dogji Shqipërinë.
Afër
Progonatit vijnë valët e celularit.
Çoban
anës udhës duke u ngjitur përpjetë faqes së malit.
Çobani
me gunë dhe krrabë do të thotë se te kryqëzimi kafkian, më të majtë kishte
qënë: Gusmar, Nivicë, Salari, Tepelenë.
Lere
për më vonë atë mrekulli. S'mbahen dot nënë sqetull dy kunguj, e jo më dyqint
male palë-palë.
Në
Progonat do vejë çdo vejë.
Një
nëpunës i administratës shtetërore në Tepelenë, ka ardhur në Progonat për punë.
-Të
njoh mirë, do të thotë. Quhesh filani. Më mbetet hatri po nuk zbrite nga
makina. Të shtrohemi, të hamë e të pimë, të llafosemi për rrugën e re që na
nxjerr në det për një orë, për plazhin që tani e bëjmë në Borsh, dhe në
Progonat kthehemi aq shpejt, sa ende mbathjet nuk na janë tharë.
Rrëzë
veshit, një tjetër Lab, krejt në jerm, me një labërishte fantastike që do ta
shkul çaçkën e kokës:
-Të
lutem eja, të lutem zbrit nga makina, të pimë raki, ta pjekim dashin, të
këndojmë e të hedhim valle, ta ndezim ahengun, sa të tundet Salaria, sa të
shkundet Tepelena, sa të shkumëzojë Vjosa.
Lab
i dashur, thuaji, nuk dua dash të pjekur. As raki. Labërishtja jote më ngop më
tepër se të ha një stan me deshër në hell, më deh më fort se se të pi një Vjosë
me verë.
Stane
gjithandej.
Një
Lab i rreshkur mes dy mushkave ngjitet javash-javash për në Golëm. Jo
"Golem" se është gabim trashanik dhe qesharak, por "Golëm",
se vetëm ashtu bart tingullin milenar të vendit.
Serpentinë
malore me shumë laqe që zbret teposhtë në një kanion të thellë që duket si
fundi i ferrit. Kryevepër inginierike me tabela paralajmëruese, me mbrojtëse
metalike, me të gjitha.
Në
faqen e bardhë shkëmbore të kanionit, ku s'ta merr mendja se mund të shkohet me
makinë, as me këmbë, as me shkallë, as me litarë, stan si tempull budist
Kthesë
e fortë malore.
Çesëm.
Rreth
çesmës tufë dhish. Presin në rradhë të pinë ujë duke u vetshërbyer.
Dy
çobenët e dhive të etura çlodhen nënë hije.
Tek
llafosem me njërin nga çobenët ka rrezik të kafshojë një qën stani duke tu
afruar tinëz nga pas. S'ka problem. Një çoban do vi ta largojë me shkathtësi
qënin.
Në
kthesë, pranë çesmës, mes tufës së dhive, do ndali një furgon me të rinj. Vijnë
këtejpari për turizëm. Mirë bëjnë që shetisin bijtë e lumtur të Zukenbergut.
Ama do ta prishi pakëz qefin një njëzetvjeçare. Nuk do fotografojë kanionin e
fundbotshëm. Do bëjë selfie me një cjap.
Mahnitja
nuk rresht për asnjë çast deri në Tepelenë
Fatzi
kush nuk e di ku ndodhet Labëria enigmatike, mistike, e vrazhdë, e rrezikshme,
e butë, njerëzore.
Kush
nuk vete ta shohi, bën një mëkat aq të rëndë sa s'ka Krisht e Muhamet t'ja
fali.