E shtune, 05.10.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Zoti të ruajt Antuan

E shtune, 06.05.2023, 07:55 PM


Zoti të ruajt Antuan

Nga Edison Ypi

Duke zbritur nëpër kthesat e Qaf Krrabës drejt Kafes së Xhafës.

Përballë një mesoburrë mbytur në djersë ngjitet përpjetë mbi një biçikletë duke tërhequr nga pas një si kosh me rrota.

-Anglez je ?

-Jam francez,

-Më mirë anglez, apo francez ?

-Mut të dyja. Më mirë shqiptar.

-Si të quajnë ?

-Antuan.

-Më thuaj ndonjë gjë për veten Antuan. Ndërkohë edhe çlodhesh pak.

-Banoj në Paris. Jam 53 vjeç. Rrobaqepës. Dy fëmijë të rritur. I divorcuar.

-Ja vlen ta shetitësh Shqipërinë mbytur në djersë mbi biçikletë ?

-Sigurisht ja vlen. Male, fusha, lumenj, përrenj, gjelbërim, qiell blu, ajër i pastër. Shqipëria qënka tmerrësisht e bukur, dhe e shëndetëshme.

-Hera e parë në Shqipëri ?

-Po. Dhe tepër entuziast për këtë zbulim.

-Si e zbulove Shqipërinë ti Antuan, përmes ndonjë miku, nga televizori, apo me Internet ?

-E zbulova përgjatë kësaj rruge duke ikur diku tjetër.

-Ku ? Në Turqi, në Greqi, në Israel, ku ?

-Jam nisur në Tajlandë.

-Pse po shkon në Tajlandë me biçikletë ? Për të blerë ndonjë kompjuter me çmim të lirë ?

-Rashë rehat me kompjuterat dhe celularat. I hodha të gjitha një natë nga ballkoni i bëra copa-copa. Nuk e di pse po shkoj në Tajlandë. Nuk dua ta di. Ndoshta për kuriozitet, turizëm, aventurë, dëshirë për të njohur botën. Kam qënë në shumë vende të botës.

-Me biçikletë ?

-Vetëm me biçikletë, në Europë Azi, Afrikë.

-Sa kilometra në ditë bën ?

-Nja 70 mesatarisht.

-Ka perënduar dielli Antuan. Pas gjysëm ore do jetë errur. Nuk arrin dot me ditë në Elbasan. Ku do e kalosh natën ?

-Do mbulohem me batanije dhe do fle në ndonjë pyll anës rrugës.

-Nuk ke frikë nga egërsirat ?

-Nuk kam frikë nga egërsirat. Kam frikë nga njerzit.

-Si i ka punët Franca ?

-Lëmsh. Shteti ynë ka kaluar çdo kufi, madje çdo imagjinatë. Nuk u lë asnjë qindarkë në xhep qytetarëve të vet. U përlan gjithçka. Sapo fitojnë diçka, ua merr të gjitha me llojlloj taksa. Kemi çdo ditë e më tepër francezë që shesin shtëpinë se nuk ua kthejnë dot borxhet bankave. Flenë në barraka ose në makina. Po na shtohet numuri edhe i atyre që nuk kanë të hanë. Shumë keq. E padurueshme. Unë nuk e di cila mund të jetë zgjidhja. Por kjo gjendje duhet të ndryshojë.

-Si të duket Presidenti Macron ?

-Nuk e di. Nuk kam asnjë ide kush është e si është. Janë shumë si unë që nuk dinë gjë rreth tij, nga erdhi pse dhe si u bë president. Duket si jashtëtokësor, si marsian.

-A është aktor i mirë Gerard Depardieu ?

-Shumë i mirë.

-A ke marrë me vete muzikë që ta dëgjosh gjatë udhëtimit ?

-Po.

-Çfarë muzike ?

-Que je t'aime, Besame Mucho, Moliendo Cafè, Ray Conniff etj. Ika. All the best Edison.

-Zoti të ruajt Antuan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora